TË FUNDIT

Avokati Ngjela ka një mesazh për Edi Ramën

Kryeministri Rama duhet të japë dorëheqjen! Gjendja politiko shoqërore sot në Shqipëri, është shumë e rëndë. Shqiptarët masivisht dhe me forcë po kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kryeministri Rama duhet të japë dorëheqjen domosdoshmërisht! Kjo është e vetmja zgjidhje në këtë krize, e cila mund të shkatërrojë Tiranën dhe Shqipërinë. Përse i duhet posti i kryeministrit Edi Ramës? Shqiptarët po shkojnë në dhunë shkatërruese duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Po Rama? Duhet të japë dorëheqjen! Nuk ka rrugë tjetër ! Përpara Shqipërisë, kryeministri që nuk dëgjon zërin e popullit që është në marshim qytetar kundër tij, por pranon shkatërrimin e Shqipërisë, është në fakt një kryeministër kundër Shqipërisë… Nëse kryeministri Edi Rama nuk jep dorëheqjen, është në loje antishqiptare për shkatërrimin e Shqipërisë në qytetet e mëdha të saj – kjo është e kuptueshme. Nëse kryeministri nuk jep dorëheqjen, dhe shkatërrimi i Shqipërisë vijon të thellohet, SPAK duhet të ngrerë menjëherë akuzën penale kundër kryeministrit Edi Rama, dhe t’i kërkojë Kuvendit të Shqipërisë arrestimin e kryeministrit Edi Rama. Sepse SPAK duhet tê kryejë detyrën e shenjtë në mbrojtje të Shqipërisë dhe të popullit shqiptar.

Spartak Ngjela 16 nëntor ora 19.45

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *