Author: admin

TË FUNDIT

Përleshje fizike në mes disa personave në Pejë, lëndohen tre prej tyre arrestohen tre të tjerë

Përleshje fizike në mes disa personave në Pejë, lëndohen tre prej tyre arrestohen tre të tjerë

Një përleshje fizike në mes disa personave raportohet të ketë ndodhur sot në një lokal që gjendet në fshatin Nabërgjan të Pejës.
Si pasojë e kësaj përleshje, tre persona kanë pësuar lëndime trupore ndërsa tre persona të tjerë janë arrestuar.

Rasti në fjalë është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sot rreth orës 18:35 Policia është njoftuar për rrahje në një lokal në fshatin Nabergjan të Pejës. Gjatë përleshjes tre persona kanë pësuar lëndime të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në Emergjencën e Pejës ndërsa tre të tjerë janë shoqëruar për intervistim në stacionin policor në Pejë”,tha ai./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Dështimi i seancave për shkak të përkthyesve, KGJK-ja hap konkurs

Dështimi i seancave për shkak të përkthyesve, KGJK-ja hap konkurs

Mungesa e përkthyeseve është një nga arsyet si shkak të cilave në Kosovë dështojnë të mbahen seanca gjyqësore. Këtë problem, Këshilli Gjyqësor i Kosovës po synon ta zgjidhë, me angazhimin e tetë përkthyeseve të rinj.
“Kam kontaktu në mëngjes për përkthyes…” Në mungesë të përkthyesit, në Gjykatën Themelore të Pejës, para pak javësh dështoi të nis gjykimi në rastin Brezovica.

Sikur Peja, mungesë të përkthyeseve kanë edhe Gjykatat e tjera gjithandej Kosovës.

Ndonëse më mirë se në të kaluarën, gjendje e mirë nuk është as në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

“Tani kanë filluar punën edhe gjyqtarët e rinj. Prapë se prapë, shtatë përkthyes për mbi 120 gjyqtarë është numër i vogël. Sepse ne i kemi të gjitha departamentet, është Gjykata më e madhe, kemi departamentin administrativ, kemi departamentin special, që Gjykatat në qytetet e tjera nuk e kanë, e aty është edhe puna më voluminoz”, ka deklaruar Blerta Krusha – Përkthye..

Read More
TË FUNDIT

Shqetësohen edhe një herë udhëtarët e aeroportit “Adem Jashari”, alarmi për mjet shpërthyes ishte i rrejshëm

Shqetësohen edhe një herë udhëtarët e aeroportit “Adem Jashari”, alarmi për mjet shpërthyes ishte i rrejshëm

Edhe një herë tjetër udhëtarët dhe punëtorët e aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari” janë lajmëruar për një alarm për bombë.
Por ky alarm për shpërthim të mundshëm brenda aeroportit doli të jetë i rrejshëm.

Rasti tashmë është konfirmuar edhe nga organet e rendit.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se pas kontrolleve nga njësitet kompetente, nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

“Informata është trajtuar nga ana e policisë. Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjetë asgjë e dyshimtë. Njësitet policore janë tërheq nga ajo zonë, ndërkohë që hetuesit kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, tha Ahmeti.

Alarme të ngjashme e të rrejshme ka pasur shpesh herë në kuadër të aeroportit “Adem Jashari”.

Frikësimi i udhëtarëve, e nxjerrja e tyre jashtë hapësirave të aeroportit në të shumtën..

Read More
TË FUNDIT

Kontrata kolektive e arsimit, MASHT hesht për shkëputjen e saj në nëntor

Kontrata kolektive e arsimit, MASHT hesht për shkëputjen e saj në nëntor

Kontrata kolektive vazhdojnë të jenë problematike në Kosovë. Një të tillë tash e disa muaj e kanë Sindikata e Bashkuar e Arsimit. Ishte Ministria e Arsimit që shkëputi këtë kontratë njëanshëm në nëntor të vitit 2022 por që për fatin e saj edhe katër muaj pas nuk dihet.
Më 21 mars janë bërë katër muaj që kur Ministria e Arsimit, ka marrë vendim për shkëputje të kontratës kolektive më sektorin e Arsimit, por edhe katër muaj pas heshtja vazhdon.

Ndonëse në shkresën e dërguar në nëntor të vitit 2022 në Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, kjo Ministri kishte potencuar se kjo kontratë e nënshkruar në vitin 2021 nuk kishte legjitimitet pas ishte nënshkruar 30 ditë pas vendimit të Kushtetueses, e cila e dërgoi vendin në zgjedhje, kjo ministri nuk ka kthyer përgjigje për televizionin se çfarë do të ndodhë tutje më këtë sektor.

E përgjigje nga ky dikaster nuk ka marrë as vetë pala nënshkruese Sindikata e Bashkuar e Arsimi..

Read More
TË FUNDIT

Kritikohet pushteti i VV-së

Kritikohet pushteti i VV-së

Jo një e dy nene, por të plotë.
Gjykata Kushtetuese rrëzoi të premten në tërësi Ligjin për Këshillin Prokurorial meqë vlerësoi se është në kundërshtim me Kushtetutën, duke bërë shkeljen e katërt nga Qeveria Kurti.

Veç kësaj, akti me i lartë juridik doli se ishte shkelur nga qeveria aktuale me ministren Arbërie Nagavci duke ndërhyrë në kompetencat e komunës së Kamenicës për reformën në Arsim.

Me avaz të njëjte pati vepruar edhe Qeveria Kurti 1 me kufizimin e lëvizjes në pandemi dhe me imponimin e karantinës për Prizrenin.

Pushteti të shtunën kontestoi vendimin e Kushtetueses, e për ekspertin juridik Ensar Suma, kjo është jo e drejtë.

Edhe një hartues i kushtetutes, Kadri Kryezu konfirmon se institucionet s`duhet kundërvu kësaj gjykate. Për ish-numrin dy të Kushtetueses, partia në pushtet po tregohet subjektive.

E Suma përmend edhe një epitet të kryeministrit Albin Kurti, dhënë ndaj një paraardhësi të tij Isa Mustafa vite më parë.

Në të kaluarën, vendi..

Read More
TË FUNDIT

Maqedonia e Veriut gjithnjë e më e varur nga importi

Maqedonia e Veriut gjithnjë e më e varur nga importi

Nga një prodhues dikur i rëndësishëm ushqimor, Maqedonia e Veriut sot është gjithnjë e më shumë e varur nga importi i ushqimit, madje edhe nga produktet bujqësore. Furnizojmë qumësht dhe miell nga Serbia ndërsa domate dhe tranguj nga Shqipëria. Ndërkohë sipërfaqet e mëdha bujqësore mbeten të papunuara.
“Në vendin tonë mund të shihni se ka sipërfaqe të mëdha të tokës shtetërore që nuk janë dhënë me koncesion. Ndërsa shteti flet nga njëra anë kinse po lufton për të rritur prodhimin, fatkeqësisht në terren pamja është krejt ndryshe…”, tha Jovanço Meçkaroski-bujk.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Shqipërisë, eksporti i produkteve bujqësore nga Shqipëria në Maqedoni në vitin 2022 është rritur në mënyrë drastike. Me gati 40% në vlerë financiare, dhe 32% në sasi. Në të njëjtën kohë, eksporti nga Maqedonia në Shqipëri është ulur me 22%. Ekspertët kërkojnë politika të reja, respektivisht shteti të ndihmoj..

Read More
TË FUNDIT

Kurti jep detaje për diskutimet me liderët politikë në Shqipëri – ja pse përmendi takimin në Ohër!

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se në takimet me drejtuesit e institucioneve në Shqipëri, ka marrë mbështetjen se me marrëveshjen e Ohrit, ka ndodhur njohja defakto e Republikës së Kosovës nga Serbia.

Kurti pas takimit me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla dhe kryeministri Edi Rama, u ka thënë mediave se ka njoftuar ata për elementet e marrëveshjes së arritur në mes Kosovës dhe Serbisë, në Ohër më 18 mars.

Kurti: Mbledhja e ardhshme e dy qeverive do të jetë në muajin qershor

“Dëshirova që t’i njoftojë për së afërmi dhe në hollësi me procesin e dialogut dhe me elementët e marrëveshjes që tash duhet të zbatohet… Presidenti Begaj, kryetarja Nikolla dhe kryeministri Rama më kanë mbështetu në procesin e dialogut dhe për marrëveshjen që kam arritur. Shqipëria është gjithmonë pranë Kosovës dhe atë e dëshmon në arenën ndërkombëtare por edhe në marrëdhëniet tona bilaterale. Me kryeministrin Rama u dakorduam që mbledhja e ardhshme e dy qeverive..

Read More
TË FUNDIT

Halil Kastrati shkon në xhami dhe i dhuron banesë jetimit që thërret ezanin, xhemati nuk i mban lotët e gëzimit

Humanisti i madh shqiptar, Halil Kastrati, po vazhdon ndihmën ndaj familjeve nevojtare.

Kësaj here, hoxha ka zgjedhur ta gëzojë një jetim.

Kastrati e mori fjalen dhe e kërkoi një djalosh i cili shpesh e thërret ezanin në këtë xhami, shkruan jepi zë, 10 vjeçari jetim u paraqit ndërsa hoxha e befasoi me një dhuratë, banesë në qytetin e Ferizaj.

Ky moment krijojë emocione të veçanta edhe tek xhemati të cilët nuk i mbanin lotët nga gëzimi, shkruan Jepi zë

Postimi i plotë nga Kastrati:

Shume prekese dhe emocionuese!

Ne Tribunen e organizuar nga Xhamia e madhe ne Ferizaj, nje jetim 10 vjeçare bashke me nenen dhe motren e tij behet me banese te re

Kur te gezohet jetimi gezohet edhe Zoti

Zoti ju gezofte dhe kurre mos ju humbte!

Read More
TË FUNDIT

Alarm për bombë në Aeroportin e Prishtinës

Sot gjatë pasditës, në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, është raportuar për një alarm për bombë, sipas konfirmimit të Policisë së Kosovës.

Si masë parandaluese, pasagjerët u evakuuan nga objekti, ndërsa autoritetet policore kanë filluar ndërmarrjen e veprimeve për të zbardhur situatën dhe verifikuar rrezikun.

Ende nuk ka detaje të hollësishme nëse situata është normalizuar dhe a janë bërë arrestime në lidhje me rastin.

“Rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Airoportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situaten.” – ka thënë Ahmeti.

Në anën tjetër zëdhënësja e Aeroportit, Valentina Gara, i ka thënë Nacionales se Policia e Kosovës, do të njoftojë për hollësitë e këtij rasti, pa dhënë detaje të tjera.

Read More
TË FUNDIT

Qeveria deklarohet për takimin e Kurtit me Ramën dhe diskutimet për zhvillimet e fundit

Qeveria deklarohet për takimin e Kurtit me Ramën dhe diskutimet për zhvillimet e fundit

Gjatë qëndrimit për vizitë pune në Tiranë, kryeministri Albin Kurti, u mirëprit për një drekë pune nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Fokusi i takimit ishin bisedimet e 18 marsit në Ohër dhe dakordimi për aneksin e zbatimit të Marrëveshjes Bazë, të 27 shkurtit në Bruksel.

Kryeministri Kurti e njoftoi kryeministrin Rama për dinamikat e takimit, propozimet kreative të delegacionit negociator të Kosovës dhe për qasjen konstruktive të tij e Qeverisë së Kosovës gjatë gjithë procesit që i ka paraprirë marrëveshjes.

“Duke folur për zhvillimet e bisedimeve, ai po ashtu e njoftoi kryeministrin Rama për refuzimet e Serbisë ndaj ofertës së tij për draftimin e statutit për zbatimin e nenit 7 të Marrëveshjes Bazë mbi bazën e tri shtyllave që i referohen Kushtetutës dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese të dhjetorit të 2015-së, letrës së ish-përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini të gushtit ..

Read More