Author: admin

TË FUNDIT

Lirohet ish-dhëndrri i rojes që mbeti i vrarë në sulmin me armë: Ja pse ishte në Vlorë

Lirohet ish-dhëndrri i rojes që mbeti i vrarë në sulmin me armë: Ja pse ishte në Vlorë

Roberto Papçi dhe Agustin Tonaj të cilët u ndaluan një ditë më parë në Vlorë janë liruar nga Drejtoria e policisë së Tiranës.
Ndalimi i tyre ndodhi në Vlorës rreth orës 3 të mëngjesit të së hënës.

Pasi u ndaluan në Vlorë një grup i policisë kriminale shkuan dhe morën dy të rinjtë dhe i sollën në Drejtorinë e Vendore të Policisë në Tiranë.

Gjatë seancës së pyetje të dy kanë mohuar përfshirjën apo dijeninë për sulmin tek godina e televizionit kombëtar Top Channel”.

Roberto Papçi ka qenë bashkëshorti i vajzës së Pal Kodrës, por prej dy vitesh ata ishin ndarë.

Sipas burimeve ndarja nuk ka ndodhur me mirëkuptim për shkak të kujdestarisë së fëmijës që ka çifti.

Ndaj këtyre dy personave janë kryer teste të gjurmës së barutit, apo marrjes së gjurmëve të gishtërinjve.

Ndalimi i tyre u krye në Vlorë nga një postobllok policor pak orë pasi ngjarja u rregjistrua.

Punonjësit e policisë kanë parë veprime ..

Read More
TË FUNDIT

KGjK dhe Komuna e Prishtinës nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

KGjK dhe Komuna e Prishtinës nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama kanë nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi në lidhje me thirrjet elektronike të dërguara nga gjykata themelore në Komunën e Prishtinës.
Kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj tha se kjo praktikë duhet të zbatohet edhe me institucionet tjera.

Ndërsa theksoi se e njëjta ndihmon që sistemi te jetë proporcional qe çështjet të barten edhe në gjykatat ku ka pak ngarkesë.

E kryetari i Prishtinës, Përparim Rama u shpreh se ky memorandum lehtëson procedurat në mes këtyre dy institucioneve duke marrë njoftimet nga gjykatat me kohë për seancat ku palë është edhe Komuna e Prishtinës.

Gjatë nënshkrimit të këtij memorandumi të bashkëpunimit të pranishëm ishin edhe përfaësues nga Zyra e Keshillit të Evropës ne Kosovë por edhe zyra e BE-së.

Read More
TË FUNDIT

Drejtori Mazreku ndau mirënjohje për guvernatorin Mehmeti

Drejtori Mazreku ndau mirënjohje për guvernatorin Mehmeti

Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS) Sami Mazreku ia ka ndarë mirënjohje të martën guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) Fehmi Mehmeti në shenjë falënderimi për bashkëpunimin e mirë që kanë pasur gjatë pesë viteve të fundit Banka Qendrore e Kosovës një herë më Shoqatën e Sigurimeve të Kosovës dhe më pas me Byronë Kosovare të Sigurimit.
Drejtori Mazreku gjatë ndarjes së mirënjohjen së emër të drejtorëve të kompanive të sigurimit, por edhe në emër të aksionareve ka falënderuar guvernatorin Mehmeti për angazhimin që ka pasur ky në reformimin dhe zhvillimin e sektorit të sigurimeve.

Mazreku më tutje ka thënë se gjatë marrjes së mandatit të guvernatorit tregu i sigurimeve ishte ne gjendje krejtësisht tjetër, deri sa në përfundim të mandatit tregu i sigurimeve në vend është i njëjtë sikurse në shtete të zhvilluara Evropiane.

Read More
TË FUNDIT

Zjarri në “Elkos”, kompania paralajmëron ndërtimin e objektit të ri

Zjarri në “Elkos”, kompania paralajmëron ndërtimin e objektit të ri

Ende nuk dihen rrethanat e shkaktuara për zjarrin e madh që kaploi të shtunën Depon e Importit të kompanisë “Elkos Center” në Pejë.
Mirëpo, ajo që dihet deri më tash është se nga zjarri i madh, rreth 35 milionë euro janë dëmet në “Elkos”.

Menaxheri i kësaj kompanie, Petrit Selmanaj deklaron se fatmirësisht nuk ka pasur punonjës brenda objektit në kohën kur është kapluar nga zjarri. Derisa ka thënë se punëtorët e kësaj depoje do të zhvendosen në sektorë të tjerë të kompanisë.

Selmanaj thotë se janë duke u bërë hetime nga organet kompetente për të mësuar shkakun e zjarrit.

Ai paralajmëroi se shumë shpejtë pritet ndërtimi i një objekti të ri.

“Sipas vlerësimeve të para, sepse ende vlerësimet definitive nuk kanë përfunduar, llogaritet rreth 35 milion euro…Janë duke u bërë hetimet dhe vlerësimet prej organeve kompetente dhe ende nuk mund të dalim me një komunikatë të sakte se nga është ardhur. Do të kuptohet me kohë, ..

Read More
TË FUNDIT

Mërgimtarit në Gjilan i konfiskohet patentë shoferi, në zonën 50 km/h po voziste 104 km/h

Policia e Kosovës ia ka marrë lejen e vozitjes një shoferit në Gjilan, i cili në zonën ku shpejtësia e lejuar është 50 km/h, u zu duke vozitur 104 km/h.

Sipas njoftimit të Policisë, ai ishte duke vozitur nga Gjilani për në Kamenicë, saktësisht në fshatin Miresh, teksa përveç konfiskimit të patentë shoferit, ai morri gjobë në vlerë prej 300 eurove, ndërkaq, nga fotografia e Policisë, shihet se shoferi është mërgimtar nga Zvicra.

“Në këtë pikë të kontrollit ka hasur në një kundërvajtës i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është pesëdhjetë (50) km/h duke vozitur me shpejtësinë njëqind e katër (104) km/h. Ndaj këtij kundërvajtësi zyrtarët policor kanë shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro dhe e kanë konfiskuar patentë shoferin”, thuhet në njoftimin e Policisë./arbresh.info

Read More
TË FUNDIT

Kapja e duhanit të papërpunuar në Viti, arrestohet edhe një shtetas i Maqedonisë së Veriut

Një rrjet kontrabandues i duhanit nga Maqedonia e Veriut është kapur gjatë aksioni të djeshëm të policisë dhe doganës së Kosovës në afërsi të Vitisë.

Siç bëhet e ditur janë ndaluar tre automjete me duhan të kontrabanduar, ndërsa janë arrestuar katër shtetas të Kosovës dhe një shtetas i Maqedonisë së Veriut.

Policia theksoi se me urdhër të gjykatës janë bastisur shtëpitë e të dyshuarëve ku është gjetur sasi e konsiderueshme e cigareve të llojeve të ndryshme.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit në këtë rast janë dërguar në mbajtje. Veturat dhe malli janë sekuestruar për hetim të mëtejmë.

Read More
TË FUNDIT

Lajçak bisedon për dialogun Kosovë-Serbi me eurodeputetin sllovak

Lajçak bisedon për dialogun Kosovë-Serbi me eurodeputetin sllovak

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, me eurodeputetin sllovak është takuar dje në Bratisllavë.
Ai, me anë të një cicërime në Twitter, ka bërë të ditur se kanë biseduar për procesin e dialogut.

“Ne folëm për zhvillimet e fundit në dialog dhe detajet e marrëveshjes së fundit, si dhe për punën e Parlamentit të BE-së”, ka thënë Lajçak.

Good to catch up with @VladoBilcik in Bratislava today. We spoke about the latest developments in the Dialogue and the details of the recent agreement, as well as the work of the 🇪🇺 Parliament. pic.twitter.com/bld5sMWW5L

— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) March 27, 2023

Read More
TË FUNDIT

Xhavit Haliti: Nga shkeljet e Kushtetutës, dy presidentë janë dorëhequr

Xhavit Haliti: Nga shkeljet e Kushtetutës, dy presidentë janë dorëhequr

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë se në të kaluarën në raste kur ka pasur shkelje Kushtetuese ka pasur pasoja, e duke pasuar dorëheqjen e dy presidentëve për shkelje Kushtetuese, Fatmir Sejdiu e Behgjet Pacolli.
Sa i përket projektligjit për Këshillin Prokurorial, Haliti ka thënë se nëse është konstatuar që ka pasur shkelej Kushtetuese atëherë e vërteta duhet të ketë pasoja.

“Tani shkeljet Kushtetuese për të kaluarën po flasë, pas çdo shkelje Kushtetuese të konstatuar në Gjykata ka pasur pasoja, janë dorëhequr dy president për shkelje Kushtetuese. Kjo çështja e Këshillit Prokurorial, mendoj që ata duhet me pa edhe deputet duhet me pa se si mund të konstatohet ose si është konstatuar, unë se kam parë atë aktgjykimin, në përputhje më atë nuk mund të flasë, për aktgjykimin, por në qoftë se është konstatuar që ka pasur shkelej Kushtetuese atëherë e vërteta duhet të ketë pasoja”, tha ..

Read More
TË FUNDIT

Të dyshuarit për plagosjen e mbrëmshme në Prishtinë vazhdojnë të jenë në arrati

Të dyshuarit për plagosjen e mbrëmshme në Prishtinë vazhdojnë të jenë në arrati

Dy persona janë lënduar mbrëmë në rrugën “Qamil Hoxha” në Prishtinë.
Njëri nga ta është plagosur me armë zjarri ndërsa tjetri mori lëndime nga mjeti i mprehtë thikë.

Nga Policia e Kosovës është bërë e ditur se të dyshuarit në këtë rast janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe gjenden në arrati.

“Dy meshkuj kosovarë janë dërguar në emergjencë pasi dyshohet se njëri ishte plagosur me amë zjarri dhe tjetri kishte lëndime nga mjeti i mprehtë thikë. Sipas tyre incidenti ka ndodhur pasi janë sulmuar nga tre të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët pas sulmit janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe gjenden në arrati. Viktimat gjenden në QKUK për tretman mjekësor dhe janë duke u siguruar nga njësitë policore. Rasti është duke u hetuar”,thuhet në njoftim.

Ndërsa nga Klinika Emergjente në QKUK mbrëmë kanë njoftuar se të dy të lënduarit janë janë rrezikut për jetë./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Arrestohen pesë persona në Viti, po kontrabandonin duhan

Arrestohen pesë persona në Viti, po kontrabandonin duhan

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën kanë ndaluar tri vetura me mall të kontrabanduar (duhan) në rajonin e Vitisë.
Me urdhër të gjykatës janë kontrolluar shtëpitë e të dyshuarve ku janë gjetur një sasi e konsiderueshme e cigareve të llojeve të ndryshme.

Pas kësaj, Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona të dyshimtë, njëri nga ta shtetas i Maqedonisë së Veriut.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit në këtë rast janë dërguar në mbajtje.

Veturat dhe malli janë sekuestruar për hetim të mëtejmë./Lajmi.net/

Read More