Author: admin

TË FUNDIT

Dialogu Kosovë-Serbi vazhdon javën tjetër në nivel të kryenegociatorëve

Dialogu Kosovë-Serbi vazhdon javën tjetër në nivel të kryenegociatorëve

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të zhvillohet një takim në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, në nivel të kryenegociatorëve.
Kryenegociatori i Kosovës për këto takime është zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ndërsa i Serbisë është udhëheqësi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Në këtë takim është thënë se fokusi do të jetë në zbatimin e Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve – për të cilën Kosova dhe Serbia kanë arritur pajtueshmëri më 27 shkurt – si dhe në aneksin e zbatimit, për të cilin palët janë dakorduar më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Stano është shprehur i kënaqur që, siç ka thënë ai, dialogu po bëhet më i popullarizuar në rajon dhe se po organizohen gjithnjë e më shumë takime.

Ai ka deklaruar kështu duke iu referuar një propozimi të kryeministrit me mandat teknik të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, që takimi i ..

Read More
TË FUNDIT

Ky ishte momenti kur iu vodh kosovarit Range Rover-i në Shqipëri, që u përdor në vrasjen tek Top Channel

Ky ishte momenti kur iu vodh kosovarit Range Rover-i në Shqipëri, që u përdor në vrasjen tek Top Channel

Një veturë e tipit “Range Rover” e një kosovari u përdor nga autorët në rastin e vrasjes së rojës së Top Channel para dy ditësh në Tiranë.
Siç bëri me dije policia e Shqipërisë, kjo veturë rezulton e vjedhur më 10 korrik të vitit 2020 në fshatin Tale të Lezhës, shkruan lajmi.net.

Ashtu siç bëhet me dije, vetura është vjedhur nga Ramadan Makolli.

“Automjeti i përdorur nga autorët është i tipit “Range Rover Sport”, me ngjyrë kafe, i cili ka rezultuar i vjedhur më datë 10.07.2020, në fshatin Tale të Lezhës. Ky automjet i është vjedhur një shtetasi kosovar, i cili ishte me pushime në këtë zonë, ndërsa targat e automjetit “AA 456 HC”, janë kallëzuar të vjedhura më datë 31.12.2022, në qytetin e Tiranës”, thuhet në komunikatën e policisë.

Në vitin 2020, në media ishin publikuar e vjedhjes së veturës luksoze në oborrin e hotelit ku po qëndronte Makolli.

I dëmtuari Makolli ka thënë ndë..

Read More
TË FUNDIT

“Organizim i bixhozit të kundërligjshëm”, arrestohen tetë persona në Prishtinë

“Organizim i bixhozit të kundërligjshëm”, arrestohen tetë persona në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar tetë persona pasi të njëjtit janë gjetur duke luajtur bixhoz. Rasti raportohet të ketë ndodhur në rrugën “1 Tetori” në Prishtinë.
Në raportin 24 orësh, Policia bën të ditur se rasti është iniciuar si “Organizim i bixhozit të kundërligjshëm”.

Ndërsa arrestimi është bërë të hënën rreth orës 23:30.

“Rr. 1 Tetori, Prishtinë 27.03.2023-23:30. Janë arrestuar 8 të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit janë takuar duke luajtur bixhoz. Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar letra bixhozi si dhe qipa të cilët shërbejnë për të luajtur bixhoz. Me vendim të prokurorit të dyshuarit jenë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Read More
TË FUNDIT

Mbi 100 propozime të reja për listën e barnave esenciale

Mbi 100 propozime të reja për listën e barnave esenciale

Mbi 100 propozime të reja janë bërë në kuadër të listës së barnave esenciale, ku prej tyre mbi 60 janë pranuar nga komiteti. Produktet e reja të përfshira, janë bare për sëmundjet e të gjitha organeve të trupit.
Kështu u tha në diskutimin publik lidhur me listën e re të barnave esenciale.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se lista e barnave esenciale të prezantuara sot ngjason me atë të OBSh-së.

“Paraqet një listë të nevojave esenciale, efikase, të sigurta dhe kosefektive. Komiteti profesional është në përbërje të profesionistëve, të cilëve si ministri ju falënderohemi për punën e bërë. Puna e komitetit ka qenë voluminoze. Për ne është shumë me rëndësi që të ketë përfitime shtesë. Ne jemi të bindur se debati i sotëm do të na sjellë komente edhe rekomandime që edhe më shumë do të na ndihmojnë”, ka thënë ai.

Kryesuesi i komitetit, Driton Vela tha se puna për revidimin e listës esenciale ka nisur në tetor të vitit të kal..

Read More
TË FUNDIT

Përfundon dëgjimi i dëshmitarit të parë në gjykimin ndaj Pjetër Shalës

Përfundon dëgjimi i dëshmitarit të parë në gjykimin ndaj Pjetër Shalës

Dëshmitari i parë i Zyrës së prokurorit të Specializuar, në gjykimin kundër Pjetër Shalës, ka përfunduar dëshminë e tij duke thënë se i akuzuari duhet të tregojë se çka ka ndodhur në Fabrikën e Metalit në Kukës.
Sipas tij, Shala ka qenë prezent në atë vend për të cilin dëshmitari pretendon se ka qenë kamp ndalimi ku janë keqtrajtuar njerëzit.

Seanca me kundërpyetjet e avokatit mbrojtës të Shalës ka vijuar e mbyllur për publikun.

Mirëpo në fund të saj, dëshmitari ka thënë se babai i tij kishte pasur probleme me shikimin për shkak të torturës që ai pretendon se i është bërë në Kukës.

Sipas dëshmitarit, përgjegjës për këtë është Pjetër Shala.

“Me sa unë e mbaj në mend, diku 2008-ën veç ka filluar me humb shikimin, ka dokumentacionin ku është operuar, por pa sukses, i ka tetë vite prej kohës kur është mbajtur në kamp e përqendrimit, në burg sepse nuk është punë kamp, kështu që të gjitha i kanë ardhur nga aty, nga ..

Read More
TË FUNDIT

Kurti: Beogradit t’i bëhet trysni shtesë nga BE dhe SHBA

Kurti: Beogradit t’i bëhet trysni shtesë nga BE dhe SHBA

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë BE dhe ShBA duhet të shtojnë presionin ndaj Serbisë për njohje ndaj Kosovës.
Ai ka thënë se Beogradi e ka dëshmuar se gjuhën e presionin e njeh më së miri.Kurti ka thënë se Serbia nuk është shtet demokratik.

“Besoj që është e domosdoshme të bëhet më shumë trysni në Beograd, sepse e ka dëshmuar që këtë gjuhë e kupton më së mirë. Serbia nuk është shtet demokratik, atje pushteti bënë shumë trysni mbi popullin e vet, atje nuk pranojë pluralizëm nuk respektohen të drejtat e njeriut, nuk sundon ligji mbi politikën por politika mbi ligjin. Andaj vetëm një përpjekje e përbashkët me trysni shtesë edhe nga ana e Brukselit dhe Washingtonit, por do thosha sidomos nga Berlini, Parisi e Roma do të mund të sillte rezultate. Është e domosdoshme kjo”, ka thënë Kurti.

Kurti ka folur edhe për dakordimin për marrëveshjen me Serbinë, duke e akuzuar këtë të fundi se nuk ishte konstruktive.Ai ka përsërit..

Read More
TË FUNDIT

Diaspora vitin e kaluar dërgoi 1.22 miliardë në Kosovë, 6% më shumë se vitin paraprak

1.22 miliardë euro janë dërguar në Kosovë nga diaspora gjatë vitit 2022. Kjo shifër përbën rreth 69.4 milionë euro apo 6% më shumë se në vitin 2021. Sipas një infografike nga “Instituti Gap”, Gjermania vazhdon të mbetet shteti nga i cili dërgohen më së shumti para, dhe në përqindje kjo përbën rreth 40%.

Po ashtu, kësaj të fundit i bashkohet edhe Zvicra, nga ku kanë ardhur 19% e remitancave. Në anën tjetër, nga viti 2020 kur kishe filluar pandemia Covid-19, statistikat nga BQK tregojnë se vërehet një rritje e pranimit të parave përmes agjencive për transfere të mjeteve. Rrjedhimisht ka pasur rënie të dërgesave përmes kanaleve jo-zyrtare, pra sjelljes së parave kesh nga diaspora gjatë vizitave të tyre në Kosovë.

Read More
TË FUNDIT

Vrasja tek Top Channel: Policia vendos 100 mijë euro shpërblim për atë që jep informacione për dorasit

Vrasja tek Top Channel: Policia vendos 100 mijë euro shpërblim për atë që jep informacione për dorasit

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë në vijim të njoftimit të dhënë mëngjesin e datës 27.03.2023, për ngjarjen e ndodhur në Mëzez, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të godinës së televizionit Top Channel dhe për pasojë ka mbetur i vrarë punonjësi i sigurisë, shtetasi Pal Kola, bën me dije se:
“Më datë 27.03.2023, rreth orës 00:30, shtetas ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri automatik model AK-47, në drejtim të godinës së Top Channel dhe për pasojë ka mbetur i vrarë shtetasi Pal Kola, 61 vjeç. Po nga të shtënat është dëmtuar fasada ballore e godinës së televizionit, si dhe dy automjete të parkuara në oborr.

Nga veprimet hetimore të kryera deri tani rezulton se në orën 00:27 të datës 27.03.2023, automjetit i autorëve është fiksuar nga kamerat e sigurisë, në zonën e Kasharit. Ky automjet ka lëvizur në rrugën dytësore të autostradës Durrës-Tiranë, ka dalë përball..

Read More
TË FUNDIT

Detaje të reja nga Policia: Vetura që u përdor në sulmin ndaj Top Channel iu vodh një kosovari

Detaje të reja nga Policia: Vetura që u përdor në sulmin ndaj Top Channel iu vodh një kosovari

Policia e Shtetit të Shqipërisë zbardh detaje mbi sulmin terrorist ndaj “Top Channel”, ku për pasojë mbeti i vrarë roja i sigurisë, Pal Kola.
Duke bërë një kronologji të ngjarjes, Drejtoria Vendore e Policisë (DVP) Tiranë njoftojnë se automjeti i autorëve ka lëvizur në rrugën dytësore të autostradës Durrës-Tiranë, ka dalë përballë godinës së televizionit Top Channel dhe në atë moment autorët kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të godinës së televizionit. Nga të shtënat fatkeqësisht ka mbetur i vrarë shtetasi Pal Kola, 61 vjeç, si dhe është dëmtuar fasada ballore e godinës së televizionit, dhe dy automjete të parkuara në oborr.

Menjëherë pas zbrazjes së karikatorëve të AK-47ës, autorët janë larguar me shpejtësi përsëri nëpërmjet rrugës që kanë ardhur, për në drejtim të Durrësit, dhe në orën 00:36 janë fiksuar nga kamerat e sigurisë në zonën e Kasharit. Në orën 00:55, shërbimet e Komisari..

Read More