Author: admin

TË FUNDIT

Konjufca: DASH-i na garantoi, nuk do të ketë Asociacion që cenon sovranitetin e Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se Departamenti amerikan i Shtetit e ka garantuar se nuk “mund të formohet kurrfarë Asociacioni [i komunave me shumicë serbe] apo ndonjë mekanizëm tjetër që cenon sovranitetin, pavarësinë, integritetin territorial dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës”.

Kështu tha ai pas takimit që pati me të dërguarin e posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, gjatë vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Konjufca shkroi në Facebook se në takim me Escobarin kanë diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend dhe në rajon, për procesin e dialogut dhe marrëveshjen e arritur në Ohër, si dhe hapat e mëtejmë për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Më 27 shkurt në Bruksel, Kosova dhe Serbia u pajtuan për Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve mes shteteve, apo siç njihet ndryshe edhe si propozimi evropian. Më 18 mars, palët u pajtuan në Ohër për aneksin e zbatimit të kësa..

Read More
TË FUNDIT

Apeli e kthen në rigjykim rastin e Shaban Gogajt

Apeli e kthen në rigjykim rastin e Shaban Gogajt

Gjykata e Apelit e ka anuluar aktgjykimin e shkallës së parë për rastin e Shaban Gogajt dhe çështja është i kthyer të njëjtës gjykatë në rigjykim dhe rivendosje.

Sipas shkallës së dytë, i gjykatës së shkallës së parë është përfshirë me shkelje të cilat nuk mund të jenë pjesë përbërëse e çështjes penale dhe të njëjtat aktgjykimin e gjykatës së shkallës së parë, e bëjnë të pakuptueshëm.

“Me aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Pejë të Departamentit për Krime të Rënda, PKR.nr.43/2019 të datës 14.12.2022, i akuzuari Sh.G. është shpallur fajtor për shkak të veprës penale vrasje nga pakujdesia nga neni 181 të KPK dhe veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll ose në posedim të pa autorizuar të armëve, nga neni 374 paragrafi 1 të KPK, ndërsa i akuzuari I.C. është shpallur fajtor për shkak të veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll ose në posedim të pa autorizuar të armëve, nga neni 374 paragrafi 1 të KPK, ashtu që i akuzuari Sh.G. është g..

Read More
INTERESANTE

Konstandin Arianiti një figurë e Europës mesjetare

Konstandin Arianiti një figurë e Europës mesjetare – Nga Luan Rama

Kostandin Arianiti (“Comminos, Comnène (Cominato) alias Arianiti Constantin) është një nga personazhet më të habitshëm të historisë shqiptare pas epokës së Skënderbeut. Ai ishte nga të rrallët që arriti një dimension europian në oborret mbretërore të Republikave të veriut të Italisë, të mbretërisë së Francës, të Napolit në Italinë e jugut, të Vatikanit apo në oborrin e perandorit Maximilan I, duke qënë dhe ambasador i tij, etj.

Mjerisht, historiografia shqiptare shumë pak e ka prekur këtë figurë kaq simpatike, por dhe një person tek i cili, mbreti i Francës dhe mbretërit e tjerë të jugut dhe të veriut të Italisë, kishin nevojë të mbështeteshin. Shumë historianë italianë dhe francezë, kur kanë shkruar për historinë e luftrave të Italisë, apo mbi historinë e mbretit francez Charles VIII, janë ndalur dhe te ky personazh i quajtur shpesh: Constantin Araniti Comnena. Siç ka shkruar dhe historiani francez Commynes, i cili e..

Read More
TË FUNDIT

Lekaj: Gjatë 2 viteve qeverisje Kurti, asnjë progres në interes të qytetarëve

Lekaj: Gjatë 2 viteve qeverisje Kurti, asnjë progres në interes të qytetarëve

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur konferencë për media, ku para gazetarëve folën deputetët Besnik Tahiri dhe Pal Lekaj si dhe shefi i asamblistëve të AAK-së në Prishtinë. Deputeti Pal Lekaj u shpreh se gjatë 2 viteve qeverisje Kurti nuk është shënuar asnjë progres në interes të qytetarëve
“Nëse flasim për ekonomi, kemi një stagnim në aspektin e zhvillimit ekonomik në vend e cila ka vështirësuar në masë të madhe jetën e qytetarëve. Në sektorin privat, paga minimale është 170 euro e ndërkaq Ligji për Pagën Minimale vazhdon të qëndrojë në sirtarët e Kuvendit. Në energji, e dimë gjithë se ZRrE ka marrë vendim për rritje të çmimit të energjisë elektrike për 15 përqind, vendim i cili vështirëson edhe më tej mirëqenien në vend”,tha Lekaj.

Tutje, ai u shpreh se sa i përket politikave fiskale, Qeveria ka dështuar edhe me mosdije por edhe me mungesë të veprimeve. Ai përmendi propozimin e grupit parlamentar..

Read More
TË FUNDIT

“Marshi për Drejtësi”, BSPK-ja në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

“Marshi për Drejtësi”, BSPK-ja në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës mbështet “Marshin për Drejtësi”, që do të mbahet më 2 prill në shenjë solidariteti dhe përkrahjeje për ish-krerët e UÇK-së të cilët po mbahen në Hagë.
Kështu u bë e ditur në një komunikatë për media pas takimit të kryetarit të BSPK-së, Atdhe Hykollit me dy ideatorët e iniciativës “Liria ka emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli.

“Hoxha dhe Tasholli kanë kërkuar mbështetjen dhe pjesëmarrjen edhe të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës në këtë marsh solidarizimi dhe përkrahje për ish-krerët e UÇK-së të cilët po mbahen në Hagë. Në anën tjetër, kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli, u ka ofruar të gjithë mbështetjen e nevojshme për këtë marsh”, thuhet në komunikatën për media.

“Marshi për Drejtësi” do të mbahet me 2 prill, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Read More
TË FUNDIT

Nëna e dy ish-ushtarëve të UÇK-së ka nevojë urgjente për operim, familja kërkon ndihmë

Nëna e dy ish-ushtarëve të UÇK-së ka nevojë urgjente për operim, familja kërkon ndihmë

Nëna e ish-ushtarit të UÇK-së, Adnan Hyseni ka nevojë për ndihmën tuaj.
Ajo rrezikon të paralizohet në qoftë se operacioni nuk realizohet në kohë në Turqi, shkruan lajmi.net.

Adnan Hyseni, që vet u ka ndihmuar rasteve të tilla në nevojë, tani ka nevojë për ndihmën tonë.

Ai në një postim në Facebook ka publikuar edhe detajet ku mund të ndihmohet.

Postimi i plotë:

Kam nevoj per ndihm qe NENA IME te mos paralizohet ne te dy kembet.

Pas demtimit te rend ne dy unaza muaj me pare tani po rrezikon edhe te paralizohet ne te dy kembet ne qoftse operimi nuk behet neser ne Turqi ku shuma e nevojshme qe i duhen NENES eshte 13.000€.

Qe disa muaj jam perball me sproven e veshtir shendetsore te Nanes time jam largu nga gjdo aktivitet ku kam qene duke kontribu e i mbyllur ne vete duke mendu e kerku edhe mundesi per ta siguru shumen e nevojshme qe ky operim te behet por fatkeqesisht nuk arrita dhe pas disa mu..

Read More
TË FUNDIT

Ushtroi dhunë ndaj gruas, një muaj paraburgim ndaj burrit në Gjilan

Ushtroi dhunë ndaj gruas, një muaj paraburgim ndaj burrit në Gjilan

Gjykata Themelore në Gjilan ka informuar sot se ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit P.C për veprën penale “Dhunë në familje”.
“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri gjatë muajit mars, në kohë të papërcaktuar, në shtëpinë e përbashkët familjare, ka ushtruar dhunë psikike, fizike dhe ekonomike ndaj të dëmtuarës – bashkëshortes së tij, A. C., ashtu që nën ndikimin e substancave narkotike, e humb kontrollin dhe të dëmtuarën e godet me shuplakë, gjithashtu vazhdimisht i bërtet me tonë të lartë të zërit, ku tek e dëmtuara shkakton trauma dhe ka cenuar rëndë dinjitetin e të dëmtuarës, duke shkaktuar frikë, ankth, pasiguri dhe shqetësim permanent emocional.”, është bërë e ditur në komunikatë.

Më këtë veprime, sipas gjykatës, P.C dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerës..

Read More
TË FUNDIT

Greqia nuk ndryshon qëndrim karshi Kosovës

Greqia nuk ndryshon qëndrim karshi Kosovës

Qëndrimi i Greqisë lidhur me shtetësinë e Kosovës mbetet i pandryshuar, deklaroi presidentja greke, Katerina Sakellaropoulou, gjatë vizitës në Beograd më 28 mars.
Greqia është një prej pesë shteteve të Bashkimit Evropian që ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

“Gjithmonë ka presione në nivel diplomatik, por kjo nuk ka ndikuar në pozicionin tonë, ne kemi konsistencë në politikë”, tha Sakellaropoulou pas takimit të saj me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Ajo gjithashtu theksoi se Greqia e mirëpret Aneksin për zbatimin e marrëveshjes drejt normalizimit midis Kosovës dhe Serbisë, që u arrit në Ohër më 18 mars, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

“Greqia është e gatshme të mbështesë Beogradin dhe Prishtinën në zbatimin e marrëveshjes”, shtoi ajo.
Kosova dhe Serbia para takimit të Ohrit, më 27 shkurt në Bruksel u pajtuan për Marrëveshjen drejt normalizimit të raporteve, apo siç njihet ndryshe edhe si propozimi evropian për normalizim…

Read More
TË FUNDIT

Kurti: Masakra ndaj familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë

Kurti: Masakra ndaj familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë

Në 24-vjetorin e masakrës në Podujevë, kryeministri Albin Kurti, tha se masakra ndaj familjes Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu është dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë dhe se kjo masakër kërkon drejtësi.
I shoqëruar nga Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Saranda Bogujevci, Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe deputeti i Kuvendit, Armend Muja, Kryeministri Kurti bëri homazhe te varrezat e 16 anëtarëve të vrarë të familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu, në Podujevë, në masakrën e kryer nga njësiti serb “Shkorpionët”.

“Në një ditë si kjo, ne jemi plot dhembje, mall e pikëllim për më të dashurit tanë, për këto familje, që humbën e vuajtën kaq shumë, por në të njëjtën kohë jemi krenarë për qëndresën e tyre dhe për kurajon, që po ia japin gjithë popullit tonë”, tha kryeministri Kurti..

Read More