Author: admin

TË FUNDIT

Policia në Shqipëri sekuestron 8 mijë fidanë kanabis në Malësi të Madhe

Policia në Shqipëri sekuestron 8 mijë fidanë kanabis në Malësi të Madhe

Policia e Shtetit në Shqipëri ka zbuluar 27 sera me 8 mijë fidanë kanabis, të mbjellë në kubikë.
Malësia e Madhe është pjesë e qarkut të Shkodrës.

Aksioni është zhvilluar në vendin e quajtur “Badra e Mehajve” në Malësi të Madhe, në një zonë që ka shërbyer për të nxjerrë materie inerte.

Gropën e krijuar nga marrja e materieve inerte, trafikantët e drogës e kanë shfrytëzuar për ndërtimin e serave dhe mbjelljen e fidanëve.

Inertet e grumbulluara anash saj besohet se kanë shërbyer për të fshehur serën e ndërtuar.

Policia ka bërë të ditur se sera është ndërtuar 20 metra në thellësi të këtij krateri, ndërsa fidanët kanë qenë gati për t’u kultivuar në tokë, pas procesit të rritjes së tyre në kubikë.

“Është arrestuar shtetasi me inicialet N.D, 52 vjeç, i dyshuar si organizator i kësaj veprimtarie kriminale. Po hetohen në gjendje të lirë tre punonjës të Bashkisë së Malësisë së Madhe, konkretisht drejtori i Shërbimit ..

Read More
TË FUNDIT

Kurti: Sivjet do të shtohet buxheti për strehimoret për viktimat e dhunës

Kurti: Sivjet do të shtohet buxheti për strehimoret për viktimat e dhunës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u zotua sot se këtë vit do të shtohet buxheti për strehimoret për viktimat e dhunës.
Kështu u shpreh ai në lansimin e projektit “Përafrimi i ligjeve dhe politikave me Konventën e Stambollit”, me ç’rast, u shpreh se për vite me radhë ka qenë shqetësuese numri i grave të dhunuara.

Shefi i ekzekutivit theksoi se secila përpjekje për drejtësi hap shtigje për emancipim dhe solidaritet.

“Një hap i madh për drejtësi është rdhe ky traktat. Ne si qeveri kemi marrë përsipër obligimet që parasheh Konventa e Stambollit dhe ky angqzhim i yni mbështet në një synim që çdo vajzë të rritet, duke u ndjerë e sigurt. Përgjigje institucionale, mbrojtje dhe trajtim, shërbime të shpejta dhe cilësore si dhe llogaridhënie institucionale. Kemi mundësuar ndihmë juridike falas pavarësisht gjendjes së tyre ekonomike”, tha Kurti.

Derisa përmendi hapat e ndërmarrë, Kurti shtoi se këtë vit do të shtohet ..

Read More
TË FUNDIT

Kryetari i Kamenicës mohon se ka shkurtuar orarin e punës për zyrtarët që agjërojnë

Kryetari i Kamenicës mohon se ka shkurtuar orarin e punës për zyrtarët që agjërojnë

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka mohuar se kjo komunë ka marrë vendim për shkurtimin e orarit të punës për të gjithë zyrtarët që agjërojnë muajin e Ramazanit.
Gjatë ditës mediat lokale në këtë komunë kanë raportuar se komuna e Kamenicës ka shkurtuar orarin e punës për stafin e saj që agjërojnë.

Rahimaj ka thënë se asnjë vendim Zyra e Kryetarit për këtë çështje nuk e ka marrë. I njëjti shtoi se derisa nuk ka vendim për këtë çështje orari duhet respektuar.

Ndërkaq, së fundmi një vendim të tillë për shkurtimin e orarit të punës për zyrtarët që agjërojnë muajin Ramazan, ka marrë komuna e Gjilanit.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka nxjerrë vendim që për muajin e Ramazanit, të gjithë zyrtarët që agjërojnë të punojnë një orë më pak.

Më vendimin e nxjerrë më 23 mars, Hyseni i ka obliguar drejtoritë që të mbajnë evidencë për stafin që agjërojnë.

Sipas vendimit, orari i punës..

Read More
TË FUNDIT

Samiti i Dytë i Demokracisë në Shtëpinë e Bardhë, Osmani: Kosova ka bërë avancim të jashtëzakonshëm në avancimin e demokracisë

Samiti i Dytë i Demokracisë në Shtëpinë e Bardhë, Osmani: Kosova ka bërë avancim të jashtëzakonshëm në avancimin e demokracisë

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se për Kosovën ishte dëshira e fortë për demokraci që siguroi rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë.
Ajo, në paraqitjen e saj virtualisht në Samitin e Dytë të Demokracisë në Shtëpinë e Bardhë, ka thënë se demokracia do të hapë rrugën drejt një të ardhmeje më të ndritshme brenda institucioneve euroatlantike.

“Në vetë thelbin e saj, demokracia ka të bëjë me të drejtën për ta zgjedhur drejtimin, të ardhmen dhe fatin tuaj. Populli i Kosovës ka zgjedhur rrugën e vet. Samiti i këtij viti për Demokraci ka qenë sigurisht viti ynë i veprimit! Me forcë dhe entuziazëm të plotë kemi punuar për t`i zbatuar zotimet, të cilat i kemi përcaktuar vitin e kaluar”, ka thënë Osmani.

Deklarimi i plotë:

Demokracia është më shumë se thjeshtë një sistem qeverisjeje. Për Republikën e Kosovës, ishte dëshira jonë e fortë për demokraci që siguroi rrugën ..

Read More
TË FUNDIT

Osmani do të marrë pjesë virtualisht në Samitin e Dytë për Demokraci në Shtëpinë e Bardhë

Presidentja Osmani në Samitin e Dytë për Demokraci në seancë plenare me presidentin Macron, kryeministrin britanik, Sunak dhe kancelarin gjerman Scholz

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, do ta përfaqësojë vendin në Samitin e Dytë për Demokraci, të organizuar sot virtualisht nga Shtëpia e Bardhë.

Në një seancë plenare, e cila do të zhvillohet në orën 15:00, Presidentja Osmani do të jetë folëse krahas liderëve botërorë: presidenti të Francës, Emmanuel Macron, kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak, kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz, kryeministrit të Suedisë, Ulf Kristersson, kryeministres së Islandës, Katrin Jakobsdottir, presidenti të Kolumbisë, Gustavo Petro, si dhe krerëve të shtetesh e qeverive nga Zambia dhe Bahamas.

Samiti për Demokraci do të hapet nga Biden në orën 12:00 dhe do të bashkojë vendet anekënd globit në përpjekjet e tyre për të konsoliduar vlerat demokratike dhe për t’i promo..

Read More
TË FUNDIT

Bashkëpunimi Kosovë-SHBA, marrëveshja e Ohrit dhe çështja e Asociacionit – gjithçka nga takimet e Konjufcës në Amerikë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa është takuar me të dërguarin e SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar dhe ish-kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.

Gjatë takimeve në SHBA është diskutuar për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe bashkëpunimin Kosovë-Amerikë.

Konjufca ka treguar se me Escobarin kanë diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend dhe rajon, për procesin e dialogut dhe marrëveshjen e Ohrit, si dhe hapat e mëtejmë për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

“Ritheksuam qëndrimin e shtetit të Kosovës, por edhe garantimin e Departamentit të Shtetit, se nuk mund të formohet kurrfarë asociacioni apo ndonjë mekanizëm tjetër që cenon sovranitetin, pavarësinë, integritetin territorial dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Konjufca.

“Në kuadër të vizitës sime zyrtare në Shtetet e B..

Read More
TË FUNDIT

Grabitja e armatosur në një argjendari në Prizren, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj katër personave

Grabitja e armatosur në një argjendari në Prizren, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj katër personave

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve L.L., A.A., E.G., dhe E.Sh., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Grabitja në tentativë”, “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.
“Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Grabitja”, “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” dhe “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

“Sipas aktakuzës, të akuzuarit L.L, A.A dhe E.G., me dashje ndërmarrin veprime për kryerjen e veprës penale të grabitjes, por vepra penale nuk është kryer tërësisht, në atë mënyrë që me datë 15.11.2021, rreth orës 17:02 minuta, në rrugën ”Adem Jashari”, në Prizren, duke vepruar në grup të armatosur dhe të maskuar me maska në kokë dhe dorëza në duar, përdorin forcën që rezulton me lëndim të rëndë dhe të lehtë trupor, asisoj që i pandehuri..

Read More
TË FUNDIT

Kurti: Ekziston një marrëveshje dhe është e qartë, fjala urgjencë në të bie pikërisht tek çështja e të pagjeturve

Kurti: Ekziston një marrëveshje dhe është e qartë, fjala urgjencë në të bie pikërisht tek çështja e të pagjeturve

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është deklaruar sërish në lidhje me marrëveshjen e arritur me Serbinë, në kuadër të dialogut.
Ai tha se takimi i radhës që do të zhvillohet në Bruksel, e që është në kuadër të kryenegociatorëve do të ketë për qëllim diskutimin e çështjes së zbatimit të kësaj marrëveshje.

“Takimi në javën e parë të prillit që do të mbahet në Bruksel, s’do të jetë takim ndërmjet meje dhe presidentit serb, por ndërmjet kryenegociatorëve. Me 4 prill në Bruksel do të diskutojnë çështjen e zbatimit të marrëveshjes, që tashmë është dakorduar pra ka marrëveshje, ekziston marrëveshja ajo është shumë e qartë dhe publike për të gjithë dhe kemi nevojë për zbatim të saktë dhe të shpejtë të saj, prandaj edhe do të organizohet një takim ndërmjet kryenegociatorëve. Nga ana e Kosovës është zv/kryeministri Besnik Bislimi”,tha Kurti, shkruan lajmi.net.

Tutje ai shtoi se ..

Read More
TË FUNDIT

Pjetër Shala kërkon që dëshmitarët të dëgjohen në seanca publike

Pjetër Shala kërkon që dëshmitarët të dëgjohen në seanca publike

Avokati mbrojtës i Pjetër Shalës, Jean-Louis Gilissen, ka kërkuar që seancat në këtë proces gjyqësor të jenë sa më shumë publike. Sipas tij, një gjykim duhet të publik për të qenë i drejtë, por duke mos përjashtuar kujdesin e sigurisë për të dhënat identifikuese të dëshmitarëve.
Në fillim të seancës, Gilissen ka folur rreth vendimit të Shalës për të mos marrë pjesë fizikisht në gjykatore dhe sipas tij një gjë e tillë po ndodh për shkak se pjesa më e madhe e dëshmive po mbyllen për publikun.

Sipas tij, Pjetër Shala kishte kontaktuar të martën me disa të njohur në Belgjikë e të cilët kishin thënë se nuk po kuptojnë asgjë nga ajo çfarë po ndodh në sallën e gjyqit, për shkak të dëshmia po dëgjohet në seancë private.

“E takova dje në mbrëmje në objektin e paraburgimit, ishte shumë e vështirë të flisje me të, dhe dje humbëm, Shala nuk e ndoqi seancën, mund të them që sistemi gjyqësor po ashtu e humbi zotin Shala, është e dë..

Read More
TË FUNDIT

Zgjedhjet në veri, frikë për tensione dhe pjesëmarrje të ulët të qytetarëve

Zgjedhjet në veri, frikë për tensione dhe pjesëmarrje të ulët të qytetarëve

Mbajta e zgjedhjeve në katër komunat veriore më 23 prill ka ngjallur frikë për krijimin e tensioneve të reja, përkundër gatishmërisë së institucioneve të Kosovës për të ofruar një proces zgjedhor të qetë dhe pa incidente.
Mospjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhje po konsiderohet si mundësi që strukturat paralele në veri të pengojnë procesin zgjedhor dhe t’iu bëjnë trysni qytetarëve që mos të dalin në zgjedhje.

Pavarësisht mundësive për kontestim të legjitimitetit të procesit zgjedhor në veri, pushteti dhe opozita e shohin të domosdoshme mbajtjen e këtyre zgjedhjeve, sidomos pas përkrahjes së shteteve të QUNIT-it. Mirëpo, monitoruesit e proceseve zgjedhore, ngrehin shqetësime se mund të ketë pengesa të organizimit të zgjedhjeve ne qendrat e votimit nga zyrtarët serbë lokalë atje. Në anën tjetër, nga Komisioni Qendror Zgjedhor, nuk kanë treguar nëse ka pengesa teknike për organizimin e zgjedhjeve në veri dhe s..

Read More