Author: admin

TË FUNDIT

Vetëvendosje e bën zemrën “guri”, konfirmon mbështetjen për Marshin e Drejtësisë

Vetëvendosje e bën zemrën “guri”, konfirmon mbështetjen për Marshin e Drejtësisë

Lëvizja Vetëvendosje mbështet zyrtarisht Marshin për Drejtësi.

Këtë, partia që drejton vendin e konfirmoi vetëm para pak çastesh përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, përcjell lajmi.net.

Siç thuhet mes tjerash në këtë njoftim të para pak çasteve, lufta jonë çlirimtare është prej ngjarjeve historike më të vlefshme që kemi.

“Lufta jonë çlirimtare është prej ngjarjeve historike më të vlefshme që kemi. Falë kësaj lufte të drejtë, sakrificës, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmorëve dhe martirëve tanë, gëzojmë lirinë dhe shtetin që e kemi sot. Instanca të njëpasnjëshme gjyqësie kanë provuar ta gjykojnë luftën tonë çlirimtare por asnjëra nuk gjeti asgjë andaj edhe u formua kjo gjykatë e padrejtësisë speciale që po i mbanë krerët e luftës tonë në Hagë”.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Read More
TË FUNDIT

1 vit e gjysmë burgim për personin që ngacmoi seksualisht fëmijët në rrugë

1 vit e gjysmë burgim për personin që ngacmoi seksualisht fëmijët në rrugë

Gjykata Themelore në Gjakovë ka dënuar të pandehurin H.H me 1 vit e gjysmë burgim për veprën penale ngacmim seksual, të cilën e kishte kryer ndaj fëmijëve në rrugë.

Në komunikatë për media, thuhet se rasti ka ndodhur me 8 mars rreth orës 15:00 në Gjakovë. Ngacmimi seksual ishte kryer me dashje ndaj personave të ndjeshëm për shkak të moshës së tyre.

“Deri sa të dëmtuarat ishin duke ecur në këmbë, në një moment e shohin të pandehurin, i cili ishte i zhveshur dhe bën me gjeste duke ekspozuar organin gjenital në drejtim të dëmtuarave, të gjendur në këtë situatë të dëmtuarat ndërrojnë rrugën, por i pandehuri vishet dhe niset në drejtim të tyre dhe ju drejtohet me fjalën “përshëndetje”, shkruhet në komunikatë.

Më pas, përshkruhet se fëmijët të frikësuar kishin kërkuar ndihmën e një kalimtari rasti me ç’rast ngacmuesi kishte ikur me vrap.

Gjyqtari Sulltan Dobraj, pas mbajtës së shqyrtimit fillestar ku i pandehuri..

Read More
TË FUNDIT

“Syri i Popullit”: Apeli merr vendim për Sadri Ramabajën

“Syri i Popullit”: Apeli merr vendim për Sadri Ramabajën

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin Avni Llumnica ishte dënuar me 4 vite e 6 muaj burgim, kurse Sadri Ramabaja ishte liruar nga akuza, në rastin e njohur si “Syri i Popullit”.
Në këtë rast, Llumnica akuzohej për tentim vrasje të Azem Vllasit në bashkëkryerje me tani të ndjerin M.J. Ndërsa, Ramabaja akuzohej se kishte ndihmuar të akuzuarit në kryerjen e veprës penale të vrasjes në tentativë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë, më 11 nëntor 2022 mori aktgjykimin ndaj Llumnicës dhe Ramabajës. Ndërsa, ndaj këtij vendimi, ankesë kishte ushtruar Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) dhe mbrojtësi i Llumnicës, avokati Naim Rudari. Këto kërkesa u shqyrtuan nga Apeli më 8 mars 2023.

Andaj, pas shqyrtimit të tyre, Gjykata e Apelit, ka refuzuar ankesën e PSRK-së dhe mbrojtësit të të dënuarit Avni Lluminca, avokatit Naim Rudari me ars..

Read More
TË FUNDIT

Përkujtohet masakra e Pastaselit, Kurti: Krimi i Serbisë as nuk harrohet dhe as nuk falet

Përkujtohet masakra e Pastaselit, Kurti: Krimi i Serbisë as nuk harrohet dhe as nuk falet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në zbulimin e pllakës përkujtimore të dëshmorëve dhe martirëve të rënë në masakrën në fshatin Pastasel të Komunës së Rahovecit, ka thënë se duke u përbashkuar në këtë vend, denoncojmë forcat serbe, pasi që 106 qytetarë të këtij fshati u vranë vetëm se ishin shqiptar.
Kurti para qindra të pranishmëve tha se kjo pllakë përkujtimore është një pikë kujtimi për brezat që do të vinë në mënyrë që kurrë mos të harrohet gjenocidin e Serbisë, krimet kundër njerëzimit e krimet e luftës.

“Ajo çka e bënë këtë masakër të Pastaselit ndër masakrat më të tmerrshme në Kosovë, është se së pari kemi torturim të shqiptarëve e pas torturimit i ndajnë në grupe, ku në grupin e parë i vrasin fëmijët, në mënyrë që edhe prindërit e tyre, edhe gjyshërit e tyre t’i shohin duke vdekur djemtë e nipat e tyre, e më pastaj i pushkatojnë edhe prindërit e gjyshërit. Kjo e bënë shumë të tmerrshm..

Read More
TË FUNDIT

Ambasadori britanik reagon për incidentet në veri: Janë veprime që rrezikojnë stabilitetin dhe qetësinë

Ambasadori britanik reagon për incidentet në veri: Janë veprime që rrezikojnë stabilitetin dhe qetësinë

Ambasadori britanik, Nicholas Abbott ka reaguar pas incidenteve në veri, konkretisht djegies së veturave me targa “RKS” të regjistruara nga serbët.
Në një postim në Facebook, Abbott ka thënë se këto akte janë të papranueshme dhe paraqesin rrezik për stabilitetin dhe qetësinë e tanishme, shkruan lajmi.net.

Postimi i plotë i Abbott:

Djegia e veturave pas riregjistrimit në targa RKS në veri të Kosovës është e papranueshme. Të gjithë aktorët seriozë politikë duhet t’i dënojnë këto akte dhune dhe rreziqet që ato paraqesin për stabilitetin dhe qetësinë.

Hetimet e shpejta për këtë kriminelë janë të nevojshme dhe duhet të kryhen me ndjeshmëri dhe seriozitet. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Digjet një veturë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Digjet një veturë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një veturë është kapluar nga zjarri në autostradën “Ibrahim Rugova”, afër Komunës së Malishevës.
Kështu ka bërë të ditur një lexues i lajmi.net, i cili ka dërguar edhe pamje nga vendi i ngjarjes.

Rasti ka ndodhur rreth orës 12:00 të ditës së sotme.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit. /Lajmi.net/

https://lajmi.net/wp-content/uploads/2023/03/1.mp4

https://lajmi.net/wp-content/uploads/2023/03/2.mp4

Read More
TË FUNDIT

“As anej as knej” në LDK – Nga kjo parti flasin për marshin për krerët e UÇK-së, a po marrin pjesë ata?

“As anej as knej” në LDK – Nga kjo parti flasin për marshin për krerët e UÇK-së, a po marrin pjesë ata?

Të dielën e 2 prillit, në kryeqytet do të mbahet Marshi për Drejtësi, i organizuar ng “Liria ka Emër”, teksa synim parësor ka mbështetjen morale dhe kundërshtinë ndaj gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së që fillon një ditë më vonë.
Nga PDK, AAK e Nisma e kanë konfirmuar pjesëmarrjen, ndërsa ende nuk dihet për dy partitë që tradicionalisht kanë qenë kundërshtare politike me krahun e luftës, LDK e VV.

Lajmi.net kontaktoi me shefin e Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, i cili tha se në LDK nuk janë marrë me këtë çështje, teksa propozoi që të thërrasim zëdhënësen.

“S’e di, s’jam marrë me këtë çështje, telefono zëdhënësen”, tha fillimisht Gashi. Ndërkaq, rreth asaj se nëse ai do të marrë pjesë, deklaroi:

“Unë do të respektoj vendimin e partisë. Cilido qoftë ai”, shtoi kreu i grupit të ligjvënësve të Lidhjes Demokratike.

Lajmi.net tentoi të marrë një qëndrim edhe të zëdhënëses Si..

Read More
TË FUNDIT

“Të fala” veç për Rexhën: Kurti injoron sërish krerët tjerë, dikur çonte edhe letër në Speciale për bashkëpartiakun

“Të fala” veç për Rexhën: Kurti injoron sërish krerët tjerë, dikur çonte edhe letër në Speciale për bashkëpartiakun

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndonëse po vazhdon herë pas here të flasë për procesin gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Hagës, po vazhon t’i injorojë ata që dikur i kishte kundërshtarë politik.
Këtë, i pari i qeverisë e vuri në pah edhe në një debat së fundmi, kur përshëndeti veç bashkëpartiakun e tij, Rexhep Selimi, mirëpo jo edhe ish-presidentin Thaçi, ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, apo edhe Jakup Krasniqin.

“Qeveria jonë ka vazhduar me ndarjen e buxhetit, gjithsej 16 milionë euro për këta të pandehur. E nuk e di nëse Rexha e sheh debatin e juaj atje, por i bëj shumë të fala.” – deklaroi Kurti në “Debat Plus”.

“Mirëpo ne kemi qenë në shërbim të të pandehurve, në pafajsinë e të cilëve unë besoj. Lufta çlirimtare e UÇK-së e drejtë, luftë e pastër, luftë e cila ka qenë nacionalçlirimtare dhe anti-kolonialiste” – deklaroi ai.

Kjo nuk është e vetmja d..

Read More
TË FUNDIT

“Papiqulo” ‘shiste mend’ me muzikë edhe në veri, aty lëshonte këngë për Adem Jasharin

“Papiqulo” ‘shiste mend’ me muzikë edhe në veri, aty lëshonte këngë për Adem Jasharin

“Papiqulo” i Prishtinës i cili përfundoi dje në prangat e policisë, “shurdhimin” përmes muzikës në veturën e tij siç duket e kishte shndërruar në zakon edhe në komunat tjera.
Kështu vepronte ai edhe në Mitrovicë të Veriut, teksa videon e publikonte edhe në Tiktok, shkruan lajmi.net.

Aty shihet se si ai lëshonte me zë enorm të lartë këngë kushtuar komandantit legjendar, Adem Jasharit.

Por, Mitrovicës së Veriut, nuk dihet nëse me apo pa dijeni se është pjesë e Republikës së Kosovës, ai i referohej si Serbi. /Lajmi.net/

@babaishehrit12 #viral #sinjali #mitrovica ♬ original sound – bababmw60

Read More
TË FUNDIT

Jasharaj tregohet i prerë: Sa t’ka SBASHK, test me shkrim të njohurive të mësimdhënësve nuk do t’ketë

Jasharaj tregohet i prerë: Sa t’ka SBASHK, test me shkrim të njohurive të mësimdhënësve nuk do t’ketë

Kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka folur së fundi për draft-udhëzimin që pritet të nis zbatimin nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ku mësimdhënësve në Kosovë do t’ju mundësohet licencimi i avancuar përmes një testimi dhe nëse arrijnë të licencohen, do të arrijnë të përfitojnë edhe ngritje page.
Në një intervistë për lajmi.net, Jasharaj ka thënë se nuk është kundër këtij draft-udhëzimi të MASHT-it, pasi që ka thënë se mësimdhënësve iu ofrohet mundësia t’i nënshtrohen testimit vullnetarisht, shkruan lajmi.net.

Në anën tjetër, ai nuk ka hezituar të theksojë edhe një herë se deri sa të ekzistojë SBASHK-u, nuk do të ketë testim me shkrim për njohuritë e mësimdhënësve, gjë që kjo sindikatë e ka kundërshtuar edhe më herët.

“Sa t’ka SBASHK, test me shkrim të njohurive të mësimdhënësve nuk do t’ketë”, ka thënë shkurt Jasharaj.

Ai ka thënë se nëse mësimdhënësit dëshirojn..

Read More