Author: admin

TË FUNDIT

Arrestohen katër familjarë në Kamenicë, u rrahën për çështje pronësore

Arrestohen katër familjarë në Kamenicë, u rrahën për çështje pronësore

Katër persona janë arrestuar në Kamenicë, për shkak se dyshohet se janë përleshur fizikisht mes vete për çështje pronësore.
Të dyshuarit, të cilët janë familjarë në mes vete, dyshohet se kanë përdorur edhe mjete të forta gjatë përleshjes, shkruan lajmi.net.

Si pasojë e kësaj, të dyshuarit kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Pas trajtimit, katër burrat janë dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Ngjarjet e ditës së sotme në Kosovë

Ngjarjet e ditës së sotme në Kosovë

Lajmi.net ju sjell ngjarjet e ditës së sotme:
Dy ideatorët e platformës “Liria ka emër”, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha mbajnë konferencë për media. (Hotel Sirius, Prishtinë, ora 13:00)

Federata Atletike e Kosovës, Klubi Atletik “Blinaja” në mbështetje të Kuvendit komunal të Lipjanit dhe familjes së heroit “Haradin Bajrami” organizon garën “Vrapimi shtigjeve të heroit – Haradin Bajrami”. (Shtigjet e ecjes mbrapa ETC-së, Lipjan, ora 17:00)

Gara e Kompozitorëve të Ballkanit do ta hap edicionin e 3-të të shtunën mbrëma me programin e koncerteve. Dyshja Daniela la Luz (elektronikë) dhe Natyra Elezi (piano) do të hapin këtë edicion i cili organizohet nga DAM Festival (Kosovë) dhe NEC (Zvicër). (Atelieja e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ora 20:00)

Read More
TË FUNDIT

Chollet takohet me Gjuriqin, ia përsërit rëndësinë e zbatimit të marrëveshjes së Ohrit

Chollet takohet me Gjuriqin, ia përsërit rëndësinë e zbatimit të marrëveshjes së Ohrit

Këshilltari special në Departamentin Amerikan, Derek Chollet, ka bërë të ditur se sot është takuar me ambasadorin serb në ShBA, Marko Gjuriq.

Chollet përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, ka thënë se gjatë takimit kanë folur për rëndësinë e implementimit të zotimit për marrëveshjen që u arrit në Ohër.

Kjo sipas Chollet, është mënyra që të shënohet progres në rrugën e Serbisë drejt BE-së.

Po ashtu, zyrtari i lartë amerikan ka thënë së ka falenderuar Serbinë edhe për mbështetjen e Ukrainës.

“E mrekullueshme të takosh ambasadorin Marko Gjuriq, me të cilin sot bisedova mbi rëndësinë e zbatimit të zotimit për marrëveshjen e BE-së në Ohër, në mënyrë që të shënohet progres në ambiciet serbe drejt BE-së. Falënderova Serbinë për mbështetjen e Ukrainës.” – tha ai.

Great to see 🇷🇸 Amb @markodjuric today and discuss the importance of implementing EU Agreement commitments from Ohrid to advance ..

Read More
TË FUNDIT

Senatori amerikan, Murphy: Marrëveshja s’është pa rrezik, por ky rrezik ia vlen të ndërmerret

Senatori amerikan, Murphy: Marrëveshja s’është pa rrezik, por ky rrezik ia vlen të ndërmerret

Senatori amerikan, Chris Murphy ka thënë se kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka bërë lëvizje të zgjuar duke arritur marrëveshje në Ohër.

Sipas tij, kjo marrëveshje mund të ketë rrezik politik, por është rrezik që ia vlen të përmendet, përcjell lajmi.net.

Në një intervistë dhënë Zërit të Amerikës, senatori shtoi se ka kaluar shumë kohë në Ballkan dhe thotë se ky rajon është shumë i rëndësishëm për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Mendoj se është një marrëveshje shumë e rëndësishme. Kam kaluar shumë kohë në Ballkan. Unë mendoj se është një rajon tepër i rëndësishëm për Shtetet e Bashkuara. Është një rajon ku nuk mund ta marrim paqen si të mirëqenë. Kam kaluar shumë kohë me Albin Kurtin dhe Aleksandar Vuçiçin dhe të dy kanë bërë, mendoj, lëvizje shumë të rëndësishme për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Marrëveshja nuk ësht..

Read More
TË FUNDIT

Faton Peci: Rrëzimi i Osmanit mund të jetë skenar i Serbisë

Faton Peci: Rrëzimi i Osmanit mund të jetë skenar i Serbisë

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë se zërat e fundit për rrëzimin e Osmanit mund të jenë të orkestruara nga Serbia.
Këto deklarime i bëri sonte në T7, ndërsa shtoi se me këtë skenar synohet destabilizimi institucional i vendit, përcjell lajmi.net.

Tutje, njëri prej drejtuesve të Listës GUXO potencoi se kjo ka bëjë me mosgatishmërinë e Serbisë për të respektuar marrëveshjen e Ohrit dhe do të synojë çdo opsion të mundshëm për të krijuar çarje.

“Me këtë skenar synohet të krijohet një destabilitet institucional në Kosovë dhe lidhet me marrëveshjen e fundit në Ohër. Kjo marrëveshje nuk është e shkëlqyer, sic tha Kryeministri, por Beogradi zyrtar është në një ngërç.

Ky skenar mund të vijë edhe nga jashtë Kosovës. E thashë, atje ekziston një ngërç i madh në Serbi. Nuk ka vullnet te pala serbe që të zbatohet kjo marrëveshje”, tha veç tjerash Peci.

Read More
TË FUNDIT

Në mesnatë nis heshtja zgjedhore në Mal të Zi

Në mesnatë nis heshtja zgjedhore në Mal të Zi

Në Mal të Zi, në mesnatë fillon heshtja zgjedhore, në prag të rundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, që do të mbahet të dielën, më 2 prill. Ajo është në fuqi deri në mbylljen mbylljen e qendrave të votimit, të dielën në orën 20:00.

Gjatë asaj periudhe është i ndaluar prezantimi mediatik i kandidatëve presidencialë, reklamimi politik, publikimi i vlerësimeve të rezultateve të votimit, sloganet apo simbolet e kandidatëve dhe rezultatet e sondazheve të opinionit publik, shkruan REL.

Në garën zgjedhore janë dy kandidatë për presidentë, të cilët fituan më shumë vota në raundin e parë zgjedhor të 19 marsit – kandidati i Partisë Demokratike të Socialistëve të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq dhe Jakov Milatoviq, kandidati i Lëvizjes Evropa tani.

Këto janë zgjedhjet e katërta presidenciale që nga ripërtëritja e pavarësisë së Malit të Zi dhe të shtatat që nga futja e sistemit shumë-partiak, përcjell KosovaPress.

Të drejtë vote në rundin e dy..

Read More
TË FUNDIT

Vdes veterani dhe invalidi i luftës së UÇK-së nga Prekazi, Ferat Ferati

Vdes veterani dhe invalidi i luftës së UÇK-së nga Prekazi, Ferat Ferati

Ka vdekur veterani i UÇK-së dhe invalidi i luftës nga Prekazi, Ferat Ferati.
Këtë e ka konfirmuar deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu përmes një postimi në “Facebook”, duke shtuar ky lajm tronditi të gjithë ata që e njohën Feratin, përcjell lajmi.net.

“Lajmi për vdekjen e veteranit dhe invalidit të UÇK-së, Ferat Ferati nga Prekazi, na pikëlloi të gjithëve. Përpjekja për liri ju shperbly me dhimbje e vuajtje deri në momentet e fundit por qëndrimi prej burri stoik nuk do të zbehet kurrë. Do të na mungosh mik. Ngushëllime familjes, miqve e shokëve!”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Read More
TË FUNDIT

Edhe kjo bën “vaki” në Pejë – vidhen krerë lopë në vlerë prej 5000 eurosh

Edhe kjo bën “vaki” në Pejë – vidhen krerë lopë në vlerë prej 5000 eurosh

Një dukuri e shpeshtë që po terrorizon blegtorët në vende të ndryshme në Kosovë dhe që është shndërruar në shqetësim janë vjedhjet e bagëtive.
Kështu ka ndodhur edhe sot në fshatin Sferkë të Pejës, ku hajnat kanë shkaktuar dëme mijëra euro.

Burimet e Sinjalit nga Prokuroria bëjnë me dije se një qytetar ka njoftuar Policinë se dikush i ka hyrë me forcë në stallë, ku janë vjedhur disa lopë, vlera e të cilave është rreth 5 mijë euro.

Në bazë të dëshmisë së viktimës, të dhënë para hetuesve policorë, vjedhja dyshohet se është kryer pas mesnate, periudhë kjo që është shfrytëzuar nga hajnat meqë familja ishte në gjumë.

Me t’u denoncuar rasti, Policia ka nisur hetimet që të identifikohet personi apo personat e përfshirë në vjedhje, teksa Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që rasti të hetohet si “vjedhje e rëndë”.

Read More