Author: admin

TË FUNDIT

Këshilli i Prindërve kërkon pushim pranveror për nxënësit

Këshilli i Prindërve kërkon pushim pranveror për nxënësit

Këshilli i Prindërve të Kosovës ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse respektimin e pushimit pranveror për nxënësit e sistemit parauniversitar të Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Këshilli i Prindërve ka thënë se mohimi i pushimit të nxënësve në vikend dhe pushimeve të parapara me kalendarin shkollor, përbëjnë shkelje të konventave ndërkombëtare dhe Kushtetutës.

Sipas këtij këshilli, kërkesa për ndryshimin e kalendarit shkollor dhe lejimin e pushimit pranveror i është dërguar ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci dhe po pritet një përgjigje prej saj.

“Si Këshill i Prindërve kemi pranuar shumë kërkesa e ankesa të prindërve për heqjen e të së drejtës së fëmijëve tanë për pushim pranveror. Këtë shqetësim e kemi shprehur qysh në shtatorin e vitit 2022, gjatë grevës, kur kemi kërkuar që mos t’iu hiqen e mos t’iu mohohen të drejtat fëmijëve tanë për pushim në fundjavë, në dimër e në pranverë. Por Ministria e Arsimit e ki..

Read More
TË FUNDIT

24 vjet nga spastrimi etnik i Prishtinës, Musliu: Serbia bëri më keq se Wagneri

24 vjet nga spastrimi etnik i Prishtinës, Musliu: Serbia bëri më keq se Wagneri

Në 24-vjetorin e spastrimit etnik të Prishtinës nga aparati gjenocidal i Serbisë, eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka kujtuar dëbimin, torturat dhe vrasjet ndaj shqiptarëve.

Musliu përmes një statusi në Facebook ka thënë se forcat paramilitare serbe torturuan shqiptarët në mënyrën më barbare. Përdorimi i armëve të ftohta si thika, çekanë, sharra e sëpata, sipas tij, dëshmon se aparati gjenocidal serb ishte më i keq sesa grupi paramilitar rus Wagner.

Postimi i plotë i Musliut:

Nata në mes 31 marsit dhe 1 prillit të vitit 1999, i kishte mbledhur mbi 15.000 banorë të Prishtinës në stacionin e trenit. Prishtina po spastrohej etnikisht nga forcat militare e paramilitare te Serbisë.

Shumica e banorëve të kryeqytetit po deportoheshin në pikën kufitare me Maqedoninë – në Bllacë. Aty për disa ditë me radhë do të krijohej katastrofa më e madhe humanitare në Evropë. Në qiell të hapur, net të ftohta e me shi. Pa ..

Read More
TË FUNDIT

KQZ: S’ka prag minimal të daljes së votuesve për zgjedhjet në veri të vendit

KQZ: S’ka prag minimal të daljes së votuesve për zgjedhjet në veri të vendit

Legjislacioni në Kosovë nuk e ka përcaktuar pragun minimal të daljes së votuesve në zgjedhjet qendrore apo komunale. Kësisoj, mosdalja e shumicës së votuesve në veri të vendit nuk mund ta kontestojë procesin zgjedhor.
Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) kanë sqaruar njërën nga çështjet e debatueshme kohëve të fundit që ka të bëjë me pjesëmarrjen eventuale të ulët në zgjedhjet e 23 prillit në katër komunat veriore të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë për Ekonomia Online se në ligjet për zgjedhje nuk ka të vendosur ndonjë prag i daljes së qytetarëve.

“As në Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme dhe as në Ligjin për zgjedhjet lokale nuk është e saktësuar se sa duhet të jetë pjesëmarrja e votuesve në një proces zgjedhor, në mënyrë që pastaj rezultati të mund të certifikohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Pra, nuk ka ndonjë prag të vendosur për këtë çështje..

Read More
TË FUNDIT

​Zbatimi i marrëveshjes, më 4 prill pritet të diskutohet formimi i komisionit mbikëqyrës

​Zbatimi i marrëveshjes, më 4 prill pritet të diskutohet formimi i komisionit mbikëqyrës

Kosova dhe Serbia javën e ardhshme do të zhvillojnë raundin e ri të dialogut në Bruksel, e para që prej dakordimit për marrëveshjen bazë dhe aneksin e zbatimit të saj muajin e kaluar. Më 4 prill do të takohen shefat e ekipeve negociatore, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq nga pala serbe. Në takim pritet të diskutohet zbatimi i neneve të marrëveshjes bazë si dhe formimi i komisionit të përbashkët mbikëqyrës për implementimin e ujdisë.
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, në një përgjigje për KosovaPress, thotë se nenet e marrëveshjes bazë duhet të zbatohen pavarësisht prej njëra-tjetrës, por pa specifikuar asnjërin prej 11 neneve të marrëveshjes.

“Dokumenti i Aneksit parasheh formimin e Komisionit të Përbashkët Mbikëqyrës brenda 30 ditësh për të siguruar zbatimin e të gjitha pikave të Marrëveshjes Bazë. Takimi i radhës në nivel kryenegociatorësh prite..

Read More
TË FUNDIT

​Heshtje zgjedhore në Mal të Zi

​Heshtje zgjedhore në Mal të Zi

Në Mal të Zi, sot (e shtunë) është heshtje zgjedhore në prag të rundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, që do të mbahet të dielën, më 2 prill. Ajo është në fuqi deri në mbylljen e qendrave të votimit, të dielën në orën 20:00.
Gjatë asaj periudhe është i ndaluar prezantimi mediatik i kandidatëve presidencialë, reklamimi politik, publikimi i vlerësimeve të rezultateve të votimit, sloganet apo simbolet e kandidatëve dhe rezultatet e sondazheve të opinionit publik, shkruan REL.

Në garën zgjedhore janë dy kandidatë për presidentë, të cilët fituan më shumë vota në raundin e parë zgjedhor të 19 marsit – kandidati i Partisë Demokratike të Socialistëve të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq dhe Jakov Milatoviq, kandidati i Lëvizjes Evropa Tani.

Këto janë zgjedhjet e katërta presidenciale që nga ripërtëritja e pavarësisë së Malit të Zi dhe të shtatat që nga futja e sistemit shumë-partiak.

Të drejtë vote në rundin e dytë të zgjedhjeve për president të Malit të Zi..

Read More
TË FUNDIT

​14-vjetori i anëtarësimit, Begaj: Krenarë që jemi pjesë e NATO-s

​14-vjetori i anëtarësimit, Begaj: Krenarë që jemi pjesë e NATO-s

Më 1 prill të vitit 2009, Shqipëria u bë anëtare me të drejta të plota në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut – NATO, pas përfundimit të ratifikimit të Protokollit të Anëtarësimit nga të gjitha vendet aleate dhe depozitimit të instrumentit të aderimit në NATO në Departamentin e Shtetit që është edhe mbajtësi ligjor i Traktatit të Uashingtonit.
Në këtë 14-vjetor, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, deklaroi se janë krenarë që janë pjesë e Aleancës më të fuqishme dhe më të sukesshëm në botë.

“14 vjet Shqipëria në NATO! Krenarë që jemi pjesë e aleancës më të fuqishme dhe më të suksesshme në botë! Krenarë që jemi kontribues për paqen dhe sigurinë!”, shkroi ai në Facebook.

Paraqitja e parë e Shqipërisë si anëtare me të drejta të plota e NATO-s u bë në Samitin e Aleancës që u mbajt në Strasbourg/Kehl më 4 prill 2009, ndërkohë që më 7 prill 2009, në selinë e Aleancës në Bruksel, u zhvillua ceremonia zyrtare e..

Read More
TË FUNDIT

​42 vjet nga demonstratat e vitit 1981

​42 vjet nga demonstratat e vitit 1981

Pas demonstratave të 11 marsit dhe 26 mars, më 1 e 2 prill 1981, në Prishtinë u organizua demonstrata më e madhe politike nga rinia e organizuar e asaj kohe, që ishte edhe fillimi i shkatërrimit të Federatës Jugosllave.
Me kërkesat e demonstruesve: “Kosova Republikë”, ‘Duam liri, barazi, drejtësi”, “Duam bashkim”, “Të lirohen të burgosurit politikë”, e shumë kërkesa të tjera, u solidarizua i gjithë populli shqiptar i Kosovës e më gjerë, duke u organizuar më pas demonstrata nga rinia edhe në qytetet e tjera të Kosovës.

Këto demonstrata po ashtu konsiderohen një frymë nacionaliste për krijimin e shteteve të pavarura kombëtare.

Demonstratat e vitit 1981, më 11 mars, mandej më 24 mars, si dhe më 1 e 2 prill, ndodhën me tërë masivitetin, duke inkuadruar më në fund në mesin e studentëve edhe klasën punëtore atë kohë.

Inkuadrimi nisi së pari individualisht me studentët, e u bë masovikisht me punëtorët e Kombinatit Ndërtimor “Ramiz Sadiku” në Prishti..

Read More
TË FUNDIT

​Shtatë vjet nga hyrja në fuqi e MSA-së ndërmjet BE-së dhe Kosovës

​Shtatë vjet nga hyrja në fuqi e MSA-së ndërmjet BE-së dhe Kosovës

Sot mbushen shtatë vjet nga hyrja në fuqi e Marrëveshjes për Stabilizim Asociim ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës.
Marrëveshja është kulmi i përpjekjeve dhe përkushtimit në agjendën evropiane të më shumë se një dekade e gjysmë të institucioneve të Kosovës, dhe të njëjtën kohë paraqet një fillim të ri që i hap rrugë, përshpejton dhe e përforcon procesin të integrimit evropian me qëllim të anëtarësimit në BE.

Kjo ishte marrëveshja e parë kontraktuale midis BE-së dhe Kosovës, e cila u nënshkrua më 27 tetor 2015 dhe ka marrë pëlqimin e Parlamentit Evropian dhe është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës. Marrëveshja hyri në fuqi më 1 prill 2016.

MSA sjell dobi të shumta që prekin rrafshet politike, ekonomike, të përafrimit të legjislacionit, që si rezultat do të përmirësojnë institucionet, dhe mjedisin e biznesit, dhe do të ndikojnë edhe në mirëqenien e të gjithë qytetarëve.

Sa i përket pjesës politike, ..

Read More
TË FUNDIT

Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Sipas Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës, dita e shtunë parashihet të mbajë me mot me diell dhe vranësira të çrregullta. Vranësirat gjatë ditës parashihen të shoqërohen me reshje shiu dhe vende-vende edhe me shkarkime rrufesh.
Temperaturat do të shënojnë rritje sidomos në vlerat e minimaleve, derisa ato maksimalet priten të jenë tipike pranverore. Gjithashtu edhe presioni atmosferik do të ulet dukshëm nën vlerat e normales.

Të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët por nuk do të mungojnë edhe intervalet me diell. Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu. Në fushat termike nuk do të ketë ndryshime, kryesisht në vlerat e temperaturave maksimale, ndërsa minimalet do të shënojnë ulje për 3-5 gradë celsius.

Gjatë këtyre dy ditëve parashihet të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-12m/s.

Read More
TË FUNDIT

​Prej sot shtrenjtohet energjia elektrike

​Prej sot shtrenjtohet energjia elektrike

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka miratuar në mbledhjen e fundit tarifat e reja të energjisë elektrike, që do të jenë më të shtrenjta për 15.4 për qind.
Këto tarifa hyjnë në fuqi sot (e shtunë) dhe do të jenë të vlefshme deri më 31 mars të vitit 2024.

ZRrE nuk ka treguar se sa do të jetë çmimi i një kWh (kilovati) energji në tarifën e lartë dhe të ulët. Nga ky institucion kanë premtuar se tarifat do të publikohen në ueb faqe por një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.

Konsumatorët që konsumojnë 300 kWh rritja do të jetë 2.88 euro, prej 450 kWh fatura mujore do të rritet 4.18 euro. Ata që konsumojnë 600 kWh do të paguajnë 5.49 euro më shumë, ndërsa konsumatorët që harxhojnë deri 800 kWh rritja e faturës do të jetë 7.23 euro.

Për konsumatorët që shpenzojnë 1000 kWh do të paguajnë 10.51 euro më shumë dhe ata që harxhojnë 1200 kWh do të paguajnë 13.8 euro më tepër.

Rritjen e tarifave është arsyetuar me shmangien e reduktimeve ..

Read More