Author: admin

INTERESANTE

42 vjet nga demonstratat e vitit 1981

Pas demonstratave të 11 marsit dhe 26 mars, më 1 e 2 prill 1981, në Prishtinë u organizua demonstrata më e madhe politike nga rinia e organizuar e asaj kohe, që ishte edhe fillimi i shkatërrimit të Federatës Jugosllave.

Me kërkesat e demonstruesve: “Kosova Republikë”, ‘Duam liri, barazi, drejtësi”, “Duam bashkim”, “Të lirohen të burgosurit politikë”, e shumë kërkesa të tjera, u solidarizua i gjithë populli shqiptar i Kosovës e më gjerë, duke u organizuar më pas demonstrata nga rinia edhe në qytetet e tjera të Kosovës.

Këto demonstrata po ashtu konsiderohen një frymë nacionaliste për krijimin e shteteve të pavarura kombëtare.

Demonstratat e vitit 1981, më 11 mars, mandej më 24 mars, si dhe më 1 e 2 prill, ndodhën me tërë masivitetin, duke inkuadruar më në fund në mesin e studentëve edhe klasën punëtore atë kohë.

Inkuadrimi nisi së pari individualisht me studentët, e u bë masovikisht me punëtorët e Kombinatit Ndërtimor “Ramiz Sadiku” në Prishtinë.

Në ato ngjarje të rënda por të lavd..

Read More
INTERESANTE

Botim i ri i Jusuf Buxhovit “Maqedonia – pjesë e trinomit mbretëror ilir në antikitet” edhe në anglisht

-Jusuf Buxhovi: “Macedonia – from antiquity to uor time”, botoi “Jalifast Publishing”, Houston, 2021,faqe 667.

“Botimi në anglisht i veprës voluminoze me 677 faqe, “MACEDONIA – FROM ANTIQUITY TO OUR TIME” nga botuesi amerikan “Jalifat Publishing” në përkthim të Avni Spahiut, krahas përkthimi në anglisht të “Kosovës” në tre vëllime, që tashmë ka depërtuar në shumë nga universitetet amerikane dhe ato botërore si litetaturë alternative për historinë e Evropës Juglindore, paraqet një tjetër të arritur historiografike të autorit në përballje me falsifikimet dhe gënjeshtrat e historiografisë serbe, si dhe me diskursin antishkencor sipas të cilit Mbretëria e Maqedonisë, në njërën anë (nga historiografia institucionale shqiptare) përjashtohet nga bota ilire së cilës i ka takuar, dhe në tjetrën anën, nga historiografia greke dhe ajo europiane, shihet si pjesë e helenizmit grek. Ndonëse autorët antik nuk e shohin si të tillë, po pjesë të familjes pellazge-ilire. Duke u mbështetur mbi fakte hist..

Read More
TË FUNDIT

Rashiq thotë se Serbia e ka njohur de facto Kosovën

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, a thënë se pas arritjes së marrëveshjes në Ohër Serbia e ka njohur Kosovën “defacto

“Nëse ky nuk është një njohje defacto, atëherë nuk e di se çfarë është.” Çfarë duhet të ndodhë tjetër, nëse keni integruar gjithçka… Si ka mundësi që i njihni dokumentet e krahinës suaj jugore? Dhe çfarë është, si quhet, nëse jo njohje”, ka thënë Rashiq në një intervistë për gazetën e sotme Nova.

Sipas tij, kjo paraqet mbylljen graduale të të gjitha institucioneve serbe në Kosovë, e cila ka filluar shumë kohë më parë me gjyqësorin dhe policinë.

“Kjo do të thotë mbyllje graduale e të gjitha institucioneve, dhe lajthitje në kohë të qytetarëve dhe plaçkitje si ‘tabelat e KM mbesin’, ‘jo dorëzim’ e kështu me radhë. Ju keni dy mënyra në të cilat Beogradi ‘operon’. E para është e qetë, në thelb gjithçka që u kërkua prej tyre u krye. Dhe e dyta është mashtrimi i mëvonshëm i qytetarëve”, tha Rashiq.

I pyetur se çfarë mund të bëjë Beograd..

Read More
TË FUNDIT

“Më dërgo para se jam në spital”, zbulohet se si i mashtronte kosovarët hakeri nga Shqipëria

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Liridon Pekën, i cili akuzohet për mashtrimit kompjuterik.

Sipas Prokurorisë, Peka dhe një person tjetër i paidentifikuar kanë hakuar profile në Facebook të disa shtetasve nga Kosova. Më pas, ata iu shkruanin të afërmve të këtyre personave duke iu thëne: Jam sëmurë. Më çoni 1 mije ose 1 e 500 euro sepse nuk dal dot nga spitali se jam rëndë.

Ata iu kërkonin t’i dërgojnë paratë online. Peka ishte në arrest shtëpie që në qershor për të njëjtat dyshime. Tërheqjen e parave e kanë bërë të afërm të një burri 85-vjeçar. Nipi i të moshuarit, nusja e nipit, vëllai dhe dy shokë, 9 veta në total.Një shtetas nga Kosova kishte denoncuar në Prishtinë që kishte marrë nipin dhe i ka thënë që a i ke tërhequr lekët, por ai i ka thënë jo, kujdes se je mashtruar. Avokati i Pekës, Tefik Sulejmani, pretendon se prokuroria nuk ka asnjë provë që të lidhë klientin e tij me mashtrimin e pretenduar./A2CNN

Read More
TË FUNDIT

“Gjykim publik me ndihmën e spiunëve”, “Ata luftuan në vendlindje” – qytetarët thirrje për dalje masive në Marshin për Drejtësi

“Gjykim publik me ndihmën e spiunëve”, “Ata luftuan në vendlindje” – qytetarët thirrje për dalje masive në Marshin për Drejtësi

Nesër me 2 prill 2023, në Prishtinë, gjegjësisht në sheshin “Skënderbeu” do të mbahet Marshi për Drejtësi, organizuar nga iniciativa “Liria ka Emër”, teksa për qëllim ka mbështetjen morale për ish-krerët e UÇK-së, gjykimi i të cilëve fillon të hënën që po vie.
Lidhur me këtë, lajmi.net ka realizuar një “vox-pop” me qytetarët në pjesën qendrore të kryeqytetit, teksa shumica prej tyre konfirmuan praninë në marshin e së nesërmes.

Jo vetëm kaq. Ata dhanë edhe arsyet pse një gjë e tillë duhet të ndodhë, ndërsa hodhën kritika ndaj Gjykatës Speciale, duke shtuar se e njëjta po bëhet me ndihmën e spiunëve të ish-Jugosllavisë.

Më poshtë edhe kronika e plotë:

Read More
TË FUNDIT

Rama për Thaçin: Vetë Biden e cilësoi si Washingtoni i Kosovës

Ish-presidenti Thaçi dhe të tjerët të hënën do të dalin përpara gjyqit në Hagë me akuzën për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Para kësaj seance, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shkruar për këtë ngjarje, duke pyetur se a mund të jenë kriminelë ata që e udhëheqin popullin e tyre drejt lirisë. Këtu, Rama përmend edhe presidentin amerikan dhe një cilësim që ai ia kishte bërë Thaçit.

“A duhet të konsiderohen kriminelë ata që e çojnë popullin e tyre drejt lirisë kundër regjimeve brutale? Është një mendim shqetësues, sidomos duke pasë parasysh se njeriu në këtë foto dikur u përshëndet si George Washington i Kosovës nga vetë Joe Biden!”, ka shkruar Rama në Twitter, duke shpërndarë edhe lajmin nga Reuters për gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Are those who lead their people towards freedom against brutal regimes now to be considered criminals? It's a concerning thought, especially considering the man in this photo was once hailed as the George Washington of Kosovo by Jo..

Read More
TË FUNDIT

Tre të arrestuar për vjedhje, posedim të narkotikëve dhe falsifikim të parasë

Tre të arrestuar për vjedhje, posedim të narkotikëve dhe falsifikim të parasë

Policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion se sot rreth orës 02:00, në një shtëpi banimi dhe në një garazhë në rrugën “Riza Goga”, në Ferizaj, ishte një vjedhje në proces.

Policia e rendit e më pas edhe policët hetues të stacionit në Ferizaj, i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe janë vënë në ndjekje të personave të cilët kishin kryer vjedhjen dhe ishin larguar.

“Pak metra më larg vendit të ngjarjes policia ka arritur që ti arrestojë tre të dyshuarit : M.E (M/K) i moshës 21 vjeçar, S.A (M/K) i moshës 17 vjeçar dhe E.S (M/K) i moshës 16 vjeçar, ndërsa si prova materiale janë gjetur: një pako me kabllo elektrike, tri palë mbathje ( atlete), ndërsa tek i dyshuari madhor M.E janë gjetur: një qese me substancë të narkotikëve dhe para të gatshme 500 euro të cilat dyshohen se janë të falsifikuara.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit të tyre, me ven..

Read More
TË FUNDIT

Dhuronin para për një person që shtirej si i sëmurë, arrestohet 28-vjeçari shqiptar që vodhi ‘online’ kosovarët

Dhuronin para për një person që shtirej si i sëmurë, arrestohet 28-vjeçari shqiptar që vodhi ‘online’ kosovarët

Gjykata e Tiranës jep masën e sigurisë “arrest me burg” për Liridon Pekën, i cili akuzohet për mashtrimit kompjuterik.

Sipas Prokurorisë, Peka dhe një person tjetër i paidentifikuar kanë hakuar profile në Facebook të disa shtetasve nga Kosova. Më pas, ata iu shkruanin të afërmve të këtyre personave duke iu thëne: Jam sëmurë. Më çoni 1 mije ose 1 e 500 euro sepse nuk dal dot nga spitali se jam rëndë.

Ata iu kërkonin t’i dërgojnë paratë online. Peka ishte në arrest shtëpie që në qershor për të njëjtat dyshime. Tërheqjen e parave e kanë bërë të afërm të një burri 85-vjeçar. Nipi i të moshuarit, nusja e nipit, vëllai dhe dy shokë, 9 veta në total.

Një shtetas nga Kosova kishte denoncuar në Prishtinë që kishte marrë nipin dhe i ka thënë që a i ke tërhequr lekët, por ai i ka thënë jo, kujdes se je mashtruar.

Avokati i Pekës, Tefik Sulejmani, pretendon se prokuroria nuk ka asn..

Read More
TË FUNDIT

​Shteti i mbështetë pak, familjarët sfidohen me trajtimin e fëmijëve me autizëm

​Shteti i mbështetë pak, familjarët sfidohen me trajtimin e fëmijëve me autizëm

Edhe në Kosovë do të shënohet Dita Botërore e Autizmit. Shoqata “Autizmi”, do të organizojë nesër disa aktivitete dhe një marsh përgjatë shesheve të Prishtinës, që ka për qëllim ndërgjegjësimin e shoqërisë, përkitazi rëndësisë së përkrahjes së fëmijëve që vuajnë nga kjo sëmundje.

Mendime Kosumi, psikologe dhe mbikëqyrëse e punës terapeutike në Shoqatën “Autizmi”, në Prishtinë, në një intervistë për KosovaPress, thotë se këtë vit kjo ditë do të shënohet nën moton “Bashkë sot që nesër të mundemi vet”, derisa shton se pjesëmarrës në këtë marsh do të jenë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, si dhe kryeministri, Albin Kurti.

“Nesër me datë 2 prill, është dita ndërkombëtare për ndërgjegjësimin e autizmit… Nesër do të kemi një marsh sensibilizues, një ecje nga sheshi “Zahir Pajaziti”, deri tek institucionet shtetërore. Në këtë marsh është paraparë që të marrin pjesë edhe presidentja e Kosovës dhe kryeministri..

Read More