Author: admin

TË FUNDIT

Arrestohet serbi që pak javë më parë plagosi me armë zjarri një polic të Kosovës

Arrestohet serbi që pak javë më parë plagosi me armë zjarri një polic të Kosovës

Policia e Kosovës ka arrestuar një serb të dyshuar për pjesëmarrje në disa vepra kriminale.
Një nga to është edhe sulmi me armë zjarri ndaj autoriteteve policore kosovare muaj më parë, përcjell lajmi.net.

“Lidhur me këtë rast kundër tij ishte ngritur kallëzim penal për veprat penale “Pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Vrasje në tentativë”, “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”, thuhet ndër tjerash në njoftimin e para pak çasteve të policisë.

Më poshtë edhe komunikata e plotë:

Read More
TË FUNDIT

Jasharaj: Jashtë kanë laptopë e projektorë, këtu gëzohen me shkumësa e shpuza

Jasharaj: Jashtë kanë laptopë e projektorë, këtu gëzohen me shkumësa e shpuza

Kreu i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj ka folur për kushtet e punës në arsimin tonë.
Ai tha se ato duhet përmirësuar edhe më tutje, teksa krahasoi situatën me shtetet e jashtme, përcjell lajmi.net.

Një nga shembujt që mori është edhe ai me teknologji, ku në vendet jo edhe shumë të forta ekonomikisht, ka laptopë e projektorë, kurse në vendin tonë gëzohen me siç tha ai, shkumësa e shpzuza.

Në videon e mëposhtme gjeni edhe një pjesë të intervistës së Jasharajt dhënë gazetarit Oqean Dërmaku.

Read More
INTERESANTE

Rrëfim i gojëdhënës së Gjorg Golemit

Nga: Josif Toçi

Sipas Fjalorit Shqip-Shqip, gojëdhëna eshtë një kallëzim popullor për një ngjarje të së kaluarës, për një figurë historike etj., që mund të ketë një bazë të vërtetë, por që është shtuar e zbukuruar nga fantazia e popullit dhe përcillet gojë me gojë nga njëri brez në tjetrin.

Gjorg Golemi ishte prijësi i Sopotit dhe i gjithë Shqipërisë së mesme. Në vitin 1432, ushtria turke donte të merrte në zotërim kalanë e Sopotit, të cilën u mundua disa herë t’a pushtonte, por nuk arriti dot. Një ditë, ushtria turke duke përshkuar rrugën për t’u ngjitur në Sopot, kaloi Luginën e përroit të Gostimës, nga Fush-Bualli në drejtim të Malit të Gaferrit, ku ishin edhe zotërimet e Gjergj Arianitit që sipas gojëdhënës e quanin Gjorg Golemi.

Në afërsi të kalasë së Sopotit, ku kishte zotërimet Gjorgu, buzë përroit të Gostimës turqit takuan një plakë nga fisi Blloshmi. Ata e pyetën atë se si mund të arrinin të pushtonin kalanë. Ajo pasi i dëgjoi iu tha që kjo kala mund të pushtohej vetëm një ..

Read More
TË FUNDIT

Hoti ironizon me caktimin e guvernatorit të BQK-së: Hap pas hapi…urime!

Hoti ironizon me caktimin e guvernatorit të BQK-së: Hap pas hapi…urime!

Ish-kryeministri i Kosovës e dikur edhe ministri i Financave, Avdullah Hoti, është deklaruar sërish rreth caktimit të Bashkim Nurbojës si guvernator i përkohshëm i BQK-së.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Hoti ka treguar procedurat se si rrugëtoi deri te caktimi i Nurbojës të njërit prej institucioneve kryesore financiare në vend, përcjell lajmi.net.

Në fund fare ai edhe ironizoi, duke uruar. Më poshtë edhe postimi i plotë:

Hap pas hapi drejt pozitës së Guvernatorit të Bankës Qendrore:

1. Zgjedhja e Zëvendësguvernatorit u bojkotua gjatë tërë vitit 2022. Si rezultat, BQK mbeti pa Zëvendësguvernator, i cili në mungesë të Guvernatorit do të ushtronte detyrën e Guvernatorit.
2. Procesi i zgjedhjes së Guvernatorit të Bankës Qendrore u cenua me veprime joligjore nga ana e disa anëtarëve të panelit përzgjedhës. Si rezultat, Komisioni për Buxhet i Kuvendit të Kosovës nuk mundi ta përcjell listën me pro..

Read More
TË FUNDIT

Raportohet të jetë arrestuar një i dyshuar për djegien e veturave në veri të vendit

Raportohet të jetë arrestuar një i dyshuar për djegien e veturave në veri të vendit

Thuhet të jetë arrestuar një i dyshuar për vënien e zjarrit, respektivisht djegien e veturave në veri të vendit.
Të paktën kështu shkruajnë disa media kosovare duke u thirrur në burimet e veta.

Lajmi.net edhe më tutje nuk ka arritur ta konfirmojë një gjë të tillë.

Ne do t’ju njoftojmë për çdo risi eventuale nga ky rast dhe jo vetëm, ndërsa kujtojmë se lajmi është në përditësim e sipër.

Read More
TË FUNDIT

E mrekullueshme: Lindi nën peshë në javën e 26, foshnja lirohet nga QKUK në gjendje të mirë shëndetësore

E mrekullueshme: Lindi nën peshë në javën e 26, foshnja lirohet nga QKUK në gjendje të mirë shëndetësore

Ministria e Shëndetësisë ka shpërndarë një video, duke konfirmuar një rast të rrallë që është trajtuar në Klinikës së Neonatologjisë në QKUK.

Bëhet fjalë për foshnjën e lindur nën peshë në javën e 26, e cila pas trajtimit 2 muajsh është lëshuar nga spitali në gjendje mirë shëndetësore.

Në këtë klinikë, gjatë vitit 2022, kanë gjetur trajtim 9554 foshnje dhe fal rritjes së kujdesit, është ulur numri i vdekshmërisë.

Read More
TË FUNDIT

“Shpeshherë qëndronim pa ngrënë, u jepnim bukë fëmijëve e civilëve”, ish ushtari i UÇK’së: Po harrojmë shpejt

“Shpeshherë qëndronim pa ngrënë, u jepnim bukë fëmijëve e civilëve”, ish ushtari i UÇK’së: Po harrojmë shpejt

Rrëfimet e ish-ushtarëve vazhdojnë të gëzojnë vëmendjen e lexuesve, me këta të fundit që zhbëjnë kërshërinë duke dëgjuar ato çfarë thonë ata që luftuan përballë armikut në një nga periudhat më të errëta të vendit tonë.
Një i tillë ka folur edhe për lajmi.net, teksa ka shpalosur të bëmat dhe angazhimin e pashoq për të mirën e atdheut.

Megjithatë, ai pati edhe një kritikë, për atë se siç pohoi ai, harrojmë shpejt. Një nga rastet që kujtoi më me ëndje ishte momenti kur qëndronin pa ngrënë, ndërsa bukën ua dhuronin fëmijëve e civilëve.

Për më tepër, ndiqeni kronikën e përgatitur nga gazetarja Rinë Haziri.

Read More
TË FUNDIT

Kurti nderon të vrarët në masakrën e Lybeniqit të Pejës: Viktima të gjenocidit serb në Kosovë

Kurti nderon të vrarët në masakrën e Lybeniqit të Pejës: Viktima të gjenocidit serb në Kosovë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar masakrën e Lybeniqit të Pejës, në përvjetorin e 24 të saj.
Përmes një publikimi në “Facebook”, shefi i qeverisë ka shtuar se ata janë viktima të gjenocidit serb në Kosovë, përcjell lajmi.net.

“Në këtë 24 vjetor, nderojmë kujtimin për të vrarët në masakrën e Lybeniqit, viktima të gjenocidit të Serbisë në Kosovë.I përjetshëm qoftë kujtimi për ta!”, shkroi ndër tjerash ai.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Read More
TË FUNDIT

Arrin përgjigja e parë nga Interpoli, mësohen detaje të reja për sulmin në Top Channel

Arrin përgjigja e parë nga Interpoli, mësohen detaje të reja për sulmin në Top Channel

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga sulmi me armë në godinën e Top Channel ku mbetëi i vrarë roja i sigurisë Pal Kola 60-vjeç.

AlbEu.com mëson se grupi hetimor shqiptar ka 3 profile ADN-je të marra nga gjurmët e gishtit si dhe nga gëzhojat.

Bëhet me dije se grupi hetimor i është drejtuar Europolit për një tjetër përgjigje, pasi përgjigja e parë ka ardhur.

Në përgjigjene dytë bëhet e ditur se po këkrohet të dihet nëse shenjat e gishtave që janë gjetur në vendngjarje kanë përputhshmëri me krime të tjera në Europë, dhe nëse persoant e dyshuar janë të skeduar në vendet partnere, dhe nëse po për çfarë.

“Bazuar në provat që zotëron grupi hetimor, i cili ka tre profile të sakta ADN si dhe në një nga gëzhojat edhe në një pjesë të makinës është gjetur një shenjë e plotë gishti. Po pritet përgjigja e dytë nga Europoli. Nga Europoli ka ardhur përgjigje vetëm që u mor kërkesa dhe po përpunohet për të par..

Read More