Author: admin

TË FUNDIT

Fahrije Hoti: 24 vite pas luftës, ne ende kërkojmë drejtësi

Fahrije Hoti: 24 vite pas luftës, ne ende kërkojmë drejtësi

Fahrije Hoti, e cila është përfaqësuese e grave të Krushës, mbajti një fjalim të shkurtër në marshin për drejtësi.
Ajo tha se edhe bashkëshorti i saj është ende i pagjetur dhe se ata ende nuk kanë kërkuar falje për krimet që i kanë bërë në Kosovë.

“Bashkëshorti im ende është i pagjetur dhe në vend të kërkim faljeve që na vranë dhe e shkatërruan vendin tone, ne dalim para gjykatave dhe se 24 vite pas luftës, ne ende kërkojmë drejtësi.

Tutje ajo ka thënë se “U them luftëtarëve të UÇK-se se ne jemi me ju, u them atyre se i perkrahim të gjithë dhe Zoti i bekoftë të gjithë ata qe luftuan”. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Mbyllet marshi: Në skenë ngjiten familjarët e Thaçit, Veselit dhe të tjerëve

Mbyllet marshi: Në skenë ngjiten familjarët e Thaçit, Veselit dhe të tjerëve

Ka përfunduar marshi për krerët e UÇK-së në Prishtinë.
Pak para mbylljes, në skenë kanë dalë familjarët e krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, shkruan lajmi.net.

Në tubimin e sotëm kanë marrë pjesë një numër jashtëzakonisht i madh i njerëzve.

Në fotografitë e publikuara nga lart, vërehej se turmës nuk i shihej fundi nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri tek ai “Skenderbeu”. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Valon Syla: Liria ka Emër, Albin Rrenci a po e sheh?

Valon Syla: Liria ka Emër, Albin Rrenci a po e sheh?

Sot është mbajtur Marshi për Drejtësi në mbështetje të ish- krerëve të UÇK-së të cilët po mbahen në Hagë. Në këtë marsh janë parë numër tejet i madh i të pranishmëve.
Duke publikuar një fotografi të turmës së madhe, gazetari Valon Syla është shprehur se përveç kërkesës për drejtësi për UÇK- në është edhe reflektim dhe pakënaqësive ndaj qeverisjes, përcjell lajmi.net.

“Kësi tubimi masiv, civil dhe qytetar nuk ka pasur në Kosovë nga viti 1989 e deri më sot me 2 prill 2023.

Në këtë tubim poashtu përpos kërkesës për drejtësi për UÇK’në, Thaçin dhe Veselin… reflekton edhe paknaqësinë kosovare ndaj ngjarjeve, qeverisjes të dobët dhe mashtrimeve.

Liria ka Emër. Albin Rrenci, a po e sheh? Vetëmenaxhoje tash…”, ka shkruar Syla në Facebook./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Edi Rama mbështet “Marshin për Drejtësi”

Edi Rama mbështet “Marshin për Drejtësi”

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka mbështetur marshin për drejtësi, I cili u mbajt sot në Prishtinë.

Rama ka postuar në Facebook “ME MARSHIN E DREJTËSISË”, ku ka postuar edhe disa foto nga ky marsh.

Kujtojmë se marshi i organizuar nga platforma ‘Liria ka emër’ ka marrë mbështetje të madhe nga qytetarët anembanë Kosovës.

Read More
TË FUNDIT

Përfundon “Marshi për drejtësi”, solidarizim me ish-krerët e UÇK-së

Përfundon “Marshi për drejtësi”, solidarizim me ish-krerët e UÇK-së

Me mijëra qytetarë morën pjesë në “Marshin për drejtësi” në një marshim solidarizues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, të cilët ndodhën në paraburgim në Hagë.
Ideatorët e platformës “Liria ka Emër”, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha, kanë falënderuar të gjithë qytetarët që në mënyrë masive i janë përgjigjur thirrjes për të marshuar për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen padrejtësisht në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre.

Tasholli tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është vlera më sublime që ka krijuar kombi ynë, prandaj sot po marshohet kundër ndryshimit të historisë.

“Ju falënderoj nga zemra që i jeni bashkuar thirrjes sonë për drejtësi. UÇK-ja është emëruesi ynë i përbashkët. Është vlera më sublime që kemi krijuar si komb. Ne, si komb, njëzëri, bashkë, marshojmë kundër ndryshimit të ..

Read More
TË FUNDIT

Marshi për Drejtësi/ Qytetarët përqafojnë e kërkojnë të realizojnë fotografi me djalin e Hashim Thaçit

Marshi për Drejtësi/ Qytetarët përqafojnë e kërkojnë të realizojnë fotografi me djalin e Hashim Thaçit

Prishtina sot u duk shumë më ndryshe, e gjithë kjo falë njerëzve të shumtë të cilët dolën për të marshuar në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po gjykohen në kuadër të Speciales në Hagë.
Marshit për Drejtësi iu bashkuan qytetarë nga të gjitha anët e Kosovës, por edhe më gjerë.

E padyshim se aty nuk munguan edhe fëmijët e ish-krerëve të UÇK-së të cilët gjenden në Hagë.

E aty ishte edhe djali i ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçi, Endrit Thaçi. E në momentin kur qytetarët e takuan atë shumë prej tyre kërkuan që ta përqafonin e të realizonin edhe fotografi me të.

Duhet përkujtuar që Thaçi dhe ish-bashkëluftëtarët e tij mbeten ndër emrat më emblematik të luftës së UÇK-së në Kosovë./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Kryetari i Bujanocit: I thash edhe ambasadorit Chris Hill se unë jam për shkëmbim të territoreve

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi duke komentuar zhvillimet e fundit politike në Kosovë, saktësisht “ujdin” e Kosovës dhe Serbisë, bazuar në planin franko- gjerman, ka shprehur keqardhje se pse nuk u përfshi çëshjta e Luginës së Preshevës në këtë marrëveshje të 27 shkurtit dhe 18 marsit, shkruan Gazeta Blic.

Sipas tij, kjo marrëveshje nuk është finale dhe viteve të ardhshme mund të çelet edhe kjo temë. Por, ai ka shtuar se edhe në vitin `92, por edhe tash por edhe pas disa viteve shqiptarët e Luginës së Preshevës gjithmonë do të votonin përmes referendumit, që kjo pjesë t`i bashkohet Kosovës. Këtë varint, po e vlerëson si mundësinë që përfundimisht Kosova dhe Serbia të normalizojnë marrëdheniet.

Arifi këtë qëndrim thotë se ia ka thënë edhe ambsasadorit amerikan në Boegrad, Christofer Hill.

“Këtë çëshjte e biseduam edhe me Hillin dhe në këtë drejtim dhe më dha një përgjigje se 45 mijë serb janë në veriun e Kosovës dhe nuk ka mundësi reale që të bëhet një autonomi (në Kosov..

Read More
TË FUNDIT

Vetëm gjatë shkurtit, diaspora dërgoi mbi 84 milionë euro në Kosovë

Vetëm gjatë muajit shkurt, Kosova ka pranuar 84.3 milionë euro remitenca nga diaspora. Parashikimet e Bankës Qendrore janë që gjatë këtij viti të ketë rritje të remitencave për 6.7%.

Njohësit e ekonomisë thonë se qeveria duhet të hartojë politika zhvillimore, në mënyrë që dërgesat të mos shkojnë vetëm në konsum.

Në kohën kur qytetarët po përballen me ngritje të çmimeve, ndihmat financiare nga mërgimtarët po vlerësohen si shumë të domosdoshme.

Vetëm në shkurt të këtij viti sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, vendi ka pranuar 84.3 milionë euro remitenca.

Derisa sipas BQK-së, parashikimet janë që gjatë këtij viti të ketë rritje të remitencave për 6,7 %, e që i bie 7 % më shumë se vitin e kaluar, e 11% më pak se gjatë 2021-tës.

“Remitencat gjatë vitit 2022 shënuan rritje prej 6.0% (17.7% rritje në 2021). Ky ngadalësim mund të jetë si rezultat i rritjes së ngadalësuar të aktivitetit ekonomik në Eurozonë, si dhe rritjes së inflacionit në vendet dërguese. Vlerësimet prelimina..

Read More
TË FUNDIT

Ambasadori gjerman e pyet Listën Serbe: Pse nuk e dënuat djegien e veturave?

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, John Rohde, ka reaguar pas djegies së veturave me tabela në RKS në veri.

Ai ka pyetur Listën Serbe pse nuk po e dënojnë këtë akt.

“Pse? Shumë shqetësues fakti që Lista Serbe sërish nuk i ka dënuar zjarrvëniet në automjetet e qytetarëve. Të gjithë duhet të jenë të bashkuar në dënimin e kësaj praktike”, ka shkruar Rohde.

Ndryshe, Lista Serbe ka paralajmëruar rezistencë pas arrestimit të një të dyshuari për djegien e veturave.

Read More
TË FUNDIT

Eliza Hoxha: Ky shesh do të buqojë sërish në ditën e kthimit të çlirimtarëve tanë

Eliza Hoxha: Ky shesh do të buqojë sërish në ditën e kthimit të çlirimtarëve tanë

Deputetja e PDK-së Eliza Hoxha, si dhe njëra nga organizatoret e Marshit për Drejtësi e emocionuar ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në këtë marsh.
“Gjatë këtyre dy javëve anë e kënd Kosovës e kamë përjetuar e ndjerë edhe një herë historinë tonë. E kam parë e ndjerë sa e hapur është plaga jonë.

Ju falënderoj nga zemra që jeni me ne sot. UÇK na bashkon të gjithëve, pa dallim, thirrja për drejtësi na bashkon, e unë jam e bindur se ky shesh do të buqojë sërish në ditën e kthimit të çlirimtarëve tanë”, u shpreh Hoxha.

Kujtojmë se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli, dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, janë deklaruar të pafajshëm për akuzat e ngritura ndaj tyre.Jakup Krasniqi që nga 4 nëntori i vitit 2020 gjendet në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Po ashtu, Selimi më 4 nëntor kishte njoftuar se kishte marrë konfirmimin për aktakuzën dhe ishte nis..

Read More