Gazeta prestigjioze gjermane FAZ: Partneri i NATO-s po gjykohet në Hagë
Pikërisht në ditën kur fillon përballja e krerëve të UÇK-së me Prokurorinë Speciale në Hagë, gazeta gjermane me renome ndërkombëtare,
Read MorePikërisht në ditën kur fillon përballja e krerëve të UÇK-së me Prokurorinë Speciale në Hagë, gazeta gjermane me renome ndërkombëtare,
Read MoreTubim madhështor edhe në Hagë, mërgata në përkrahje të krerëve të UÇK-së
Pas pak në Gjykatën Speciale do të fillojë gjyqi ndaj krerëve të UÇK-së.
Ashtu sikurse në Prishtinë, për të kundërshtuar veprimet e kësaj gjykate, janë mbledhur në protestë në Hagë edhe bashkëatdhetarët tanë, shkruan lajmi.net.
Në pamjet e siguruara nga lajmi.net, shihet se veçse ka nisur grumbullimi i tyre jashtë ambienteve të Speciales. /Lajmi.net/
https://lajmi.net/wp-content/uploads/2023/04/339387880_6341443342552892_7285485842990933717_n.mp4
Read MorePas dy vjetësh e gjysmë zvarritje e shkelje, në Hagë nis procesi gjyqësor kundër UÇK-së
Dy vjet e gjysmë pas mbajtjes në paraburgim të katër krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, në Hagë sot nis procesi gjyqësor kundër tyre, ndërkohë që dhjetëra-mijëra qytetarë kanë marshuar rrugëve të Prishtinës për të kërkuar nga Gjykata Speciale drejtësi, e jo politikë.
Zyra e Prokurorit të Specializuar, duke filluar nga ora 09:00, do ta hapë procesin gjyqësor, me fjalën hyrëse të saj për ta shpalosur aktakuzën e ngritur në prill të vitit 2020, me të cilën krerët e UÇK-së akuzohen për krime lufte – duke i cilësuar ata si një “Ndërmarrje Kriminale e Përbashkët”.
Ky term, siç konsiderohet gjerësisht, përfshin gjithë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e cila në vitet 1998-1999 zhvilloi luftën e saj për liri nga Serbia. Pika 35 e aktakuzës i portretizon si anëtarë të Ndërmarrjes Kriminale të Përbashkët pothuajse të gjithë udhëheqësit politikë dhe ushtarakë ..
Read More16 vjet nga shqyrtimi i planit të Ahtisarit në OKB
Para 16 vitesh filloi shqyrtimi i planit të Ahtisaarit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Pas dyerve të mbyllura më 3 prill 2007, ishte dëgjuar i dërguari special për Kosovën, Marti Ahtisari duke shpalosur planin që pritet t’i jap Kosovës një pavarësi të mbikëqyrur.
Ishte planifikuar që edhe Fatmir Sejdiu të merrte fjalën por pas protestave të Serbisë dhe Rusisë u vendos që ai të mos flas dhe fjalimin e tij ta lexoj PSSP-ja Joachim Ruecker.
Kryeministri nacionalist i Serbisë, Vosjlav Kostunica, kundërshtoi planin dhe kërkoi negociata dhe kryenegociatorë të ri. Shtete perëndimore si SHBA, Britania e Madhe, Franca po përkrahin planin e Ahtisaarit. Sipas Ahtissarit dhe ekipit të tij synimi i propozimit të gjithanshëm për marrëveshjen mbi statusin e Kosovës është të përcaktojë kërkesat e nevojshme për një Kosovë të ardhshme që është e mundshme, e mbështeteshe dhe e stabilizuar. Ai përfshin masa të hollësishme për të siguruar inkurajimi..
Read MoreSot mot i ftohtë dhe me erë, priten edhe reshje bore
Sot, ashtu si ditëve në vijim, në vendin tonë pritet të mbajë mot i ftohtë e me erë.
Sipas Prishtina Weather, pasdite dhe në mbrëmje priten reshje shiu në të gjithë vendin, ku deri në mbrëmje më vonë mund të shndërrohen edhe në borë.
“Temperaturat pësojnë rënie në të dy vlerat ekstreme. Minimalet zbresin deri në -1 gradë Celsius, e maksimalet zbresin në 2 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.
Do të fryjë erë e fuqishme veriore 7-15m/s, lokalisht me hove edhe deri në 20 m/s.
Shtypja atmosferike në rënie të hënën, e më pas me tendencë të rritjes mbi vlera normale.
Read MoreMbrojtja e krerëve të UÇK-së vjen në objektin e Gjykatës Speciale
Mbrojtja e të akuzuarve ka filluar të vijë në Gjykatën Speciale.
Deri tani është parë të kenë arritur avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Gregory Kehoe si dhe ai i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, Ben Emmerson.
Po ashtu, aty ka arritur edhe kryetarja e Dhomave të Specializuara Ekaterina Trendafilova, raporton KosovaPress.
Në Gjykatën Speciale fillon sot procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për të cilët Zyra e Prokurorit të Specializuar pretendon se kanë kryer krime lufte.
Ish-krerët e UÇK-së ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.
Në paraqitjet e tyre para gjykatësit të procedurës paraprake ata janë deklaruar të pafajshëm.
Ndërsa në mbështetje të tyre, në prag të fillimit të gjykimit, në Prishtinë është mbajtur një marsh.
Ndërkaq sot në Hagë, në afërsi të objektit të Gjykatës Speciale, shqiptarë të diasporës do të mblidhen në një protestë paqëso..
Read MoreMemli Krasniqi pret nga jashtë Speciales nisjen e gjykimit ndaj krerëve të UÇK-së
Pas pak në Gjykatën Speciale do të fillojë gjyqi ndaj krerëve të UÇK-së.
Bashkë me diasporën shqiptare atje, është edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, shkruan lajmi.net.
Ky i fundit ka bërë me dije se është i shoqëruar nga Urain Ismaili e Abelard Tahiri.
“Duke besuar në drejtësi, jemi thellësisht të bindur se edhe në këtë betejë të fundit për të vërtetën e epokës së lavdishme të lirisë sonë, ata do të dalin fitimtarë”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë i Krasniqit:
Krenar për dinjitetin kombëtar që manifeston UÇK-ja, bashkë me Uranin e Abelardin, jam sot në Hagë për të ndjekur nga afër fillimin e procesit gjyqësor ndaj çlirimtarëve tanë.
Duke besuar në drejtësi, jemi thellësisht të bindur se edhe në këtë betejë të fundit për të vërtetën e epokës së lavdishme të lirisë sonë, ata do të dalin fitimtarë. /Lajmi.net/
Read MoreSipas Alfred Cakos në një të ardhme do të zhduket mishi nga kafshët dhe do të zëvendësohet nga mishi artificial
Read MoreNjë dorëshkrim i lashtë latin, i lidhur me lëkurën e njeriut, mbetet një mister në Kazakistan. E mbuluar me lëkurën
Read MoreNga Kim Mehmeti
Në vitin 2015, i pyetur nga gazetarët për themelimin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë, autori i këtij teksti tha se ajo Gjykatë e mohon Kosovën si shtet juridik, duke e shpallur atë të paaftë të përballet me të vërtetat për vetveten. Dhe shtoi se gjithë ata që e përkrahin themelimin e kësaj Gjykate, e dëmtojnë rëndë vlerën tonë më të shenjtë që kemi – UÇK-në dhe, bëjnë llogari të gabuara nëse nisen nga bindja se atje do përfundojnë të tjerët e jo ata vetë.
Por sidoqoftë, kjo gjykatë u themelua dhe është e kotë tani të tregosh se kush atë e kundërshtoi e kush bëri çmos që ajo të themelohej, madje duke i quajtur antiatdhetarë ata që e kundërshtonin themelimin e saj.
Sidoqoftë pra kjo gjykatë u themelua dhe u bë mirë që sot u organizua ‘Marshi për drejtësi’ që kishte për qëllim t’i dëshmojë botës së në Hagë gjykohet pafajësia e viktimës dhe liridashuria e shqiptarëve.
Por për të qenë të drejtë ndaj vetvetes dhe përpara gjithë botës duhet pranuar se ky ma..
Read More