Author: admin

TË FUNDIT

Presidenti i Malit të Zi: Nuk e tërheqim njohjen e pavarësisë së Kosovës, kjo është një çështje shumë e qartë

Presidenti i Malit të Zi: Nuk e tërheqim njohjen e pavarësisë së Kosovës, kjo është një çështje shumë e qartë

Presidenti i ri i Malit të Zi: S’e tërheqim njohjen e Kosovës, kjo është një çështje shumë e qartë

Presidenti i sapozgjedhur i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, në një intervistë për Nova TV ka thënë se vendimi për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Mali i Zi nuk do të tërhiqet.

– Nuk është reale të pritet njohja e Kosovës dhe kjo është një çështje shumë e qartë. Ne mbështesim gjithçka për të cilën bien dakord Beogradi dhe Prishtina dhe besoj se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës do të ishte i rëndësishëm për të gjitha vendet e rajonit. Në këtë kuptim, Mali i Zi dëshiron të jetë një fqinj i mirë, i cili diku do të promovojë marrëdhënie të mira fqinjësore – theksoi Milatoviq.

Ai shtoi se Mali i Zi me të vërtetë po shkon drejt Brukselit dhe për këtë vizita e tij e parë do të jetë në Bruksel.

-Dëshiroj marrëdhënie sa më të mira me Serbinë dhe kur kam ..

Read More
TË FUNDIT

Caktohet data për seancën e radhës kundër Donald Trump

Caktohet data për seancën e radhës kundër Donald Trump

Donald Trump është ish-presidenti i parë në histori që përballet me akuza penale – dhe tashmë seanca e parë në një sallë gjyqi në Nju Jork ka mbaruar.
Seanca e radhës ku duhet të paraqitet Trump është caktuar për 4 dhjetor në Nju Jork.

Trumpit iu morën shenjat e gishtave

Gjurmët e gishtave të Donald Trump janë marrë dhe përpunuar brenda gjykatës, raporton televizioni amerikan NBC.

Gjykatësi Juan Merchan paralajmëroi Trumpin për ato që thotë dhe poston në rrjetet sociale. Kujtojmë se në prag të gjyqit, Trump akuzoi gjyqtarin dhe familjen e tij si “urrejtës të Trump”. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Emmerson: S’ka prova – dëshmitari pretendoi se e kishte njohur Veselin, Prokuroria u tërhoq një javë para nisjes së gjykimit

Emmerson: S’ka prova – dëshmitari pretendoi se e kishte njohur Veselin, Prokuroria u tërhoq një javë para nisjes së gjykimit

Avokati mbrojtës i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, Ben Emmerson sot ka mbajtur fjalën e parë mbrojtëse para Dhomave të Specializuara të Gjykatës së Hagës.
Mes shumë mbrojtjesh brenda përbrenda fjalës së tij, ai komentoi edhe tërheqjen e një dëshmitari, një javë para nisjes së gjykimit, përcjell lajmi.net.

Rasti kishte të bënte me një pretendim të një dëshmitari (tashmë i vdekur), që përmes një letër-dëshmie kishte thënë që e kishte parë Veselin në Kukës.

Por, një javë para se ky gjyq të niste, Prokuroria njoftoi mbrojtjen se ky dëshmitar kishte gabuar tërësisht në identifikimin e Kadri Veselit.

“Nuk ekziston as edhe një person i vetëm që ata (Prokuroria) propozon ta ftojë që ta ketë parë ndonjëherë Kadri Veselin duke bërë ndonjë gjë as për së afërmi të papërshtatshme. Deri javën që shkoi ishte një dëshmitar në listën e dëshmitarëve të Prokurorisë, megjit..

Read More
TË FUNDIT

Kurti: Kosova i është përjetësisht mirënjohëse NATO-s

Kurti: Kosova i është përjetësisht mirënjohëse NATO-s

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti theksoi sonte se Kosova i është përjetësisht mirënjohëse NATO-s dhe përgëzoi anëtaren e re Finlandën për pranimin në atë aleancë ushtarake.

“Edhe pse Kosova nuk është ende anëtare e NATO-s, çlirimi ynë nga synimi gjenocidal i Serbisë dhe paqja që ne gëzojmë janë gërshetuar thellë në misionin e Aleancës për të mbrojtur lirinë. Në 74-vjetorin e saj, ne shprehim mirënjohjen tonë të vazhdueshme dhe përgëzojmë anëtarin e ri, Finlandën”, tha ai në Twitter. /Lajmi.net/

Though 🇽🇰 is not a NATO member yet, our liberation from Serbia’s genocidal aim & the peace we enjoy is deeply woven into the Alliance’s mission for safeguarding freedom. On its 74th anniversary, we express our continued gratitude & congratulate its new member Finland!

— Albin Kurti (@albinkurti) April 4, 2023

Read More
TË FUNDIT

LDK në Gjilan akuzon pushtetin e VV-së për largime arbitrare nga puna

LDK në Gjilan akuzon pushtetin e VV-së për largime arbitrare nga puna

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, është ankuar për një shkarkim nga puna të një punonjëseje arsimore.
Përmes një komunikate, nga kjo degë kanë akuzuar kreun e komunës, Alban Hyseni, për largime arbitrare nga puna, përcjell lajmi.net.

Sipas tyre, qeverisja lokale, në mënyrë tendencioze, ka lënë pa vend pune një profesioniste të arsimit dhe një nënë që iu rikthye punës, por hasi në rreze tjetër të derës.

“Qeverisja komunale, në mënyrë tendencioze, arbitrare dhe pa fije turpi, lë pa vend pune një profesioniste të arsimit dhe një nënë, duke mos lejuar të kthehet në vendin e saj të punës si psikologe e shkollave pranë Drejtorisë Komunale të Arsimit, e më skandaloze ishte veprimi ku të njëjtës i mbyllet dera e zyrës ku ajo kishte punuar duke ia ndërruar bravën e derës në mënyrë arbitrare, ngjashëm si para tri dekadave në kohën e regjimit serb”, thuhet mes tjerash.

Më poshtë edhe komunikata e plotë:

Lar..

Read More
TË FUNDIT

Gashi: Paraqitja e Thaçit ishte më shumë e një burrështetasi sesa e një të akuzuari

Gashi: Paraqitja e Thaçit ishte më shumë e një burrështetasi sesa e një të akuzuari

Opinionisti Astrit Gashi ka lavdëruar paraqitjen e sotme të ish-presidentit Thaçi në Gjykatën Speciale.
Gashi ka thënë se kjo paraqitje, më shumë ngjasonte me atë të një burrështetasi sesa të një të akuzuari, përcjell lajmi.net.

Veç kësaj, ai pohoi se sikur Thaçi mos të ishte në bankën e të akuzuarit ai do të duartrokitej për atë deklarim.

“Paraqitja e Thaçit..ishte më shumë një paraqitje e një burrështetasi sesa e një të akuzuari aty dhe këtë e them në kontekstin pozitiv. Thaqi si i ri dhe më vonë në karrierën e tij politike ka bërë përvojë të jashtëzakonshme dhe di të artikulohet si burrështetas. Kjo më bëri përshtypje më shumë…

Sikur mos të ishte në atë bankën si i akuzuar atje do e quanim fjalim të mirë prej një burrështetasi i cili na e rikthen pak historinë e Kosovës, pjesë të cilën e gjej pak edhe te Rexhep Selimi, te pjesa e fjalimit se si iu bashkangjit luftës e cilët kanë qenë pasojat…beso..

Read More
TË FUNDIT

Raportohet për plagosje të dy vëllezërve në Gjilan, një 32-vjeçar në gjendje të rëndë

Raportohet për plagosje të dy vëllezërve në Gjilan, një 32-vjeçar në gjendje të rëndë

Një plagosje me armë zjarri raportohet të ketë ndodhur gjatë orëve të pasdites në fshatin Gumnishtë të Gjilanit.
Siç shkruan Sinjali, dy vëllezër janë plagosur, me njërin prej tyre, që shkaku i gjendjes është dërguar në QKUK, përcjell lajmi.net.

I lënduari tjetër ndërkaq, thuhet të jetë në gjendje të mirë dhe liruar për në shtëpi.

Në vendngjarje është gjetur një thikë dhe tre gëzhoja, që dyshohet të jenë të armës që u përdor.

Rasti është inicuar si vrasje në tentativë, kurse një 37-vjeçar është dërguar në mbajtje.

Read More
TË FUNDIT

Milaim Zeka: S’e di kë do ta arrestojë Specialja, këtë e di SHBA-ja

Milaim Zeka: S’e di kë do ta arrestojë Specialja, këtë e di SHBA-ja

Milaim Zeka në një intervistë për Lajmi.net, ka thënë se Gjykata Speciale ëshë një gjykatë puro politike.

Dhe mbi bazën e kësaj shihet se nuk ekziston faji individidual, por janë duke u munduar të krijojnë një faj kolektiv, duke krijuar grupe dhe duke e quajtur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si një ndërmarrje e përbashkët kriminale.

Po ashtu ai tha se se cilat figura mund të arrestohen nga Gjykata Speciale e di vetëm vet Gjykata dhe SHBA. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Besnik Bislimi tregon se a u diskutua në Bruksel për Asociacionin

Besnik Bislimi tregon se a u diskutua në Bruksel për Asociacionin

Para pak çastesh ka përfunduar takimi në Bruksel në mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviq, me emisarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak.

Menjëherë pas takmit, Besnik Bislimi ka paralajmëruar për mundësinë e një takimi në nivel të liderëve të të dyja vendeve, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, brenda muajit prill.

“Pati një dakordim mes palëve që takimi i radhës të niliet të lartë politik të mbahet më 22 prill. Mirëpo kjo në momentin e fundit nuk është shumë e sigurtë, pasi ka indikacione që presidenti i Serbisë të mos jetë i gatshëm për këtë datë”, ka thënë ai.

Po ashtu Bislimi ka bërë të ditur se në takim është diskutuar për prezantimin e draftit fillestar të grupit të menaxhmentit lidhur me vetëmenaxhimin e komunave me shumicë serbe. Ai po ashtu ka treguar edhe për çështje tjera të folura në..

Read More
TË FUNDIT

Petkoviq: Janë bërë hapa konkretë për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe

Petkoviq: Janë bërë hapa konkretë për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe

Petar Petkoviq, tha se sot në Bruksel, se në raundin e ri të negociatave në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, janë bërë hapa konkretë për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe
“Kemi pasur bisedime të gjata dhe të vështira, dhe duke marrë parasysh se nuk janë aspak të këndshme, është e rëndësishme të flasim, sepse kështu e ruajmë paqen dhe mbi të gjitha mbrojmë popullin tonë në Kosovë. Është e rëndësishme të flasim edhe për hir të normalizimit të marrëdhënieve, sepse vetëm kështu mund të ruajmë stabilitetin në të gjithë Ballkanin Perëndimor”, theksoi Petkoviç në një deklaratë për gazetarët.

Ai tha se sot në nivel të negociatorëve kryesorë është diskutuar se si të vazhdohet me procesin e zbatimit dhe në radhë të parë për formimin e asociacionit të komunave serbe, sepse ky, nënvizoi ai, është detyrimi i parë që është rënë dakord në Ohër.

“Më besoni, sot p..

Read More