Author: admin

TË FUNDIT

Vazhdon gjykimi në Hagë, deklarohet mbrojtja e Krasniqit

Vazhdon gjykimi në Hagë, deklarohet mbrojtja e Krasniqit

Në Gjykatën Speciale në Hagë sot ka vazhduar dëgjimi i deklaratës hyrëse të mbrojtjes të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.
Gjatë kësaj seanca gjyqësore para trupit gjykues do t’i drejtohet me një deklaratë edhe Jakup Krasniqi, për çka mbrojtja e tij kërkoi kohë 25 minuta për fjalimin e tij.

Gjatë ditës së djeshme para trupit gjykues deklaratat hyrëse i kanë dhënë mbrojtja e ish-presidentit, Hashim Thaçit, ish-kryeparlamentarit, Kadri Veseli dhe ish-deputetit, Rexhep Selimi. Gjithashtu nga një deklaratë pa betim, të martën e ka dhënë edhe ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-deputeti Rexhep Selimi.

E gjatë ditës së hënë deklaratën hyrëse në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, të cilët po akuzohen për krime lufte, e ka dhënë edhe Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Ish-krerët e UÇK-së ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit ..

Read More
TË FUNDIT

Arrestohet një person i kërkuar për disa vjedhje në Ferizaj

Arrestohet një person i kërkuar për disa vjedhje në Ferizaj

Policia informoi sot se u arrestua një 43-vjeçar, i cili ishte i kërkuar për disa vjedhje në Ferizaj.
“Më datën 09.03.2023 rreth orës 15:00 në rrugën ‘’Ahmet Kaçiku’’ ishte vjedhur një çantë krahu me disa dokumente, me datën 23.03.2023 rreth ores 14:20 në rrugën ‘’Reçaku’’ ishte vjedhur një çantë brezi me para kesh 2500 euro, me datën 23.03.2023 rreth orës 12:30 në rrugën ‘’Ahmet Kaçiku’’ ishte vjedhur një telefon celular dhe me datën 01.04.2023 rreth orës 12:00 në një qendër tregtare në Ferizaj ishte vjedhur një portofol me para kesh rreth 100 euro”, bëri të ditur Policia.

I dyshuari M.I u shoqërua në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit të tij nga policët hetues, në prani edhe të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit të rastit, sipas Policisë, u ndalua në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

Read More
TË FUNDIT

Policia jep detaje për plagosjen e mbrëmshme në Gjilan

Policia jep detaje për plagosjen e mbrëmshme në Gjilan

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të tentim vrasjes në Gjilan.
Me këtë rast është arrestuar një person i dyshimtë pasi që ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave, meshkuj kosovarë.

Njëri nga viktimat është dërguar në QKUK pasi që është i lënduar nga arma e zjarrit, ndërsa viktima tjetër pas tretmanit mjekësor është liruar, transmeton lajmi.net.

Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pistoletë, një thikë dhe tri gëzhoja.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

​Finlanda në NATO, ambasadori Nissinen: E mbështesim Kosovën, stabiliteti i Ballkanit prioritet

​Finlanda në NATO, ambasadori Nissinen: E mbështesim Kosovën, stabiliteti i Ballkanit prioritet

Finlanda do të jetë e përkushtuar për ofruar siguri dhe stabilitet për vendet e Ballkanit Perëndimor, ka theksuar ambasadori i këtij vendi në Kosovë, Matti Nissinen.
Në ditën kur Finlanda u bë anëtarja e 31-të e Aleancës Veri-Atlantike (NATO), ambasadori Nissen garantoi se ky vend do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën.

“Finlanda ka qenë e përkushtuar për sigurinë dhe stabilitetin këtu në Ballkan për shumë e shumë vite dhe ne patjetër do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, tha Nissien.

“Që nga koha e presidentit Martti Ahtisaari ne kemi qenë plotësisht të përkushtuar në promovimin e së ardhmes së Kosovës në organizatat evropiane dhe euroatlantike dhe patjetër do të vazhdojmë ta japim atë mbështetje të palëkundur për Kosovën edhe në të ardhmen”, shtoi ai.

Ambasadori Nissien në një intervistë për The Geopost u shpreh se antarësimi i Finlandës në NATO është historik, transmeton KosovaPress.

“Ne ..

Read More
TË FUNDIT

Një grua gjendet pa shenja jete në Prizren, Policia po e heton rastin

Një grua gjendet pa shenja jete në Prizren, Policia po e heton rastin

Një hetim mbi vdekjen po realizohet nga Policia e Kosovës në Prizren.
Raportohet se në objektin përcjellës të shtëpisë është gjetur pa shenja jete viktima femër.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është tërhequr nga IML për obduksion.

Rasti është duke u hetuar./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Gati 48 orë nga fillimi i gjyqit ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Osmani, Konjufca e Kurti ende pa fjalë

Gati 48 orë nga fillimi i gjyqit ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Osmani, Konjufca e Kurti ende pa fjalë

Me 3 prill, në Hagë ka filluar procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, të gjithë ish-krerë të lartë të UÇK-së, po përballen me akuza për krime lufte e krime kundër njerëzimit.
Ndonëse nisja e gjykimit ndaj tyre ka marrë vëmendjen e gjerë nga opinioni publik në Kosovë dhe përtej saj, ende nuk është parë/dëgjuar asnjë fjalë nga Osmani Kurti dhe Konjfuca.

Vjosa Osmani, Glauk Konjufca e Albin Kurti, që udhëheqin tri institucionet më të rëndësishme në vend, nuk kanë shkruar asnjë shkronjë në lidhje me nisjen e këtij gjykimi edhe pas rreth 38 orë që nga fillimi i gjyqit.

Në ditën e dytë të gjyqit, avokatët e Thaçit, Veselit dhe të Krasniqit dhanë para gjykatës deklaratat e tyre hapëse dhe ofruan ‘tonelata’ me prova, duke kërkuar lirimin e klientëve të tyre nga akuzat, zhvillime të tilla nuk po tër..

Read More
TË FUNDIT

Ligji për Arsimin e Lartë vendos standardet për emërime akademike

Ligji për Arsimin e Lartë vendos standardet për emërime akademike

Me Ligjin për Arsimin e Lartë, i miratuar nga Qeveria e Kosovës, përcaktohen kriteret e qarta për themelimin e institucioneve për arsimin e lartë dhe bëhet verifikimi i titujve akademikë.
Ministria e Arsimit bëri të ditur se duke filluar nga 1 janari 2026, të gjithë profesorët e rregullt, ata të asocuar dhe profesorët asistentë, të emëruar para hyrjes në fuqi të këtij ligji, fillimisht duhet t’i plotësojnë kushtet për fitimin e titullit akademik përkatës të përcaktuar me nenin 28 të këtij ligji.

Disa nga çështjet kryesore që do t’i rregullojë Ligji për Arsimin e lartë, i cili është miratuar nga Qeveria e Kosovës, janë: vendosja e mekanizmave për sigurimin e integritetit akademik, standardet dhe kriteret minimale për emërime akademike, si dhe kriteret e qarta për themelimin e institucioneve publike të arsimit të lartë. Këshilltarja për media në Ministrinë e Arsimit, Edona Kutleshi-Maliqaj, bëri të ditur për Radio Kosov..

Read More