Author: admin

TË FUNDIT

Sulm në Hamburg të Gjermanisë, raportohet për disa të vrarë

Sulm në Hamburg të Gjermanisë, raportohet për disa të vrarë

Raportohet se disa persona janë vrarë nga të shtënat në Hamburg të Gjermanisë. Policia tha në një postim në Twitter se një operacion në shkallë të gjerë ishte duke u zhvilluar në zonën e Alsterdorf.
Ambulancat janë në vendngjarje dhe policia gjermane është në kërkim të sulmuesve, raportojnë mediat lokale.

Sipas policisë së Hamburgut, të shtënat ndodhën në një qendër të Dëshmitarëve të Jehovait në rrugën Deelböge në lagjen Gros Borstel.

Një alarm u dërgua në aplikacionin federal paralajmërues, NINAwarn, se rreth orës 21:00 (20:00 GMT) duke u thënë vendasve se “një ose më shumë autorë të panjohur qëlluan mbi njerëzit në një kishë”.

Banorëve aty pranë u është thënë që të mos largohen nga shtëpitë e tyre në mes të operacionit në vazhdim. /bbc

Read More
TË FUNDIT

Tjetër foto: Rahimaj e mban me krenari Kurtin si luan në zyrën e tij

Tjetër foto: Rahimaj e mban me krenari Kurtin si luan në zyrën e tij

Në rrjetet sociale kanë plasur talljet me kryetarin e Kamenicës, Kadri Rahimaj.
Ky i fundit që vije nga radhët e VV-së, në zyrën e tij në komunë po mban një pikturë ku kryeministri Kurti pasqyrohet si luan në një përrua, shkruan lajmi.net.

Kjo pikturë, në rrjete sociale, ishte përdorur si fotografi nga fansat që Kurtit i besojnë verbërisht, por s’i kishte shkuar në mendje dikujt që ajo mund të lihej në murin e një zyreje nga një kryetar komune.

Ndërkaq është publikuar edhe një fotografi tjetër kur Rahimaj shihet teksa me krenari dhe i buzëqeshur qëndron para kësaj pikture. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Murati: Leposaviqi, Zubin Potoku e Zveçani kanë të drejtë të bashkohen me Serbinë

Murati: Leposaviqi, Zubin Potoku e Zveçani kanë të drejtë të bashkohen me Serbinë

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se tri komunat veriore të Kosovës të banuara me popullësi shumicë serbe kanë të drejtë të bashkohen me Serbinë.
Ai thotë se të drejtë vetëvendosje kanë serbët në veri të Ksovës ashtu siç kanë edhe shqiptarët në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë.

“Unë jam për me ia dhënë të drejtën e vetëvendosjes, Leposaviqit, Zubin Potokun dhe Zveçanit të bashkohen me Serbinë. Unë mendoj që ata kanë të drejtë të bashkohen me Serbinë, Zveçani, Leposaviqi dhe Zubin Potoku. Serbët sipas mendimit tim, të Lëvizjes për Bashkim, kanë të drejtë të vetëvendosjes, sipas konceptit tonë, siç kanë të drejtë shqiptarët në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, siç do të duhej të kishin. Kjo është pikëpamja ime. Unë nuk kam probleme me të drejta, unë kam problem me projekte të cilat neve mund të na bëjnë jofunksionale, sepse Asociacioni i kombinuar me këto privilegje i pozicionuar me kishën”..

Read More
TË FUNDIT

Zana Avdiu: Ditë të zeza po i presin burrat, gratë po marrin pasurinë e po bëjnë fëmijë pa ta

Zana Avdiu: Ditë të zeza po i presin burrat, gratë po marrin pasurinë e po bëjnë fëmijë pa ta

Aktivistja, Zana Avdiu, ka ironizuar me reagimet pas deklaratës së deputetes Saranda Bogujevci, e cila tha se ka parë mundësinë që përmes formave shkencore të bëhet nënë, pasi që nuk ka pasur mundësi të jetë në një lidhje martesore.
Në një postim në Facebook, Avdiu tha se burrat “po i presin ditë të rënda”, shkruan lajmi.net.

Ajo tha se “gratë po marrin pasurinë, po bëjnë fëmijë pa burra”, dhe tash priten edhe të tjera gjëra sipas saj.

“Kuku cka iu osht tu iu kane burrave, dite te zeza po i presin. Grate po e marrin pasunine. Grate po bajne fmije pa burra. Tash cka tjeter ?”, ka shkruar ajo./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Incident në veri: Një person me “xhip” rrezikon policinë, këta e gjuajnë me armë

Incident në veri: Një person me “xhip” rrezikon policinë, këta e gjuajnë me armë

Policia e Kosovës ka bërë me dije se sot rreth orës 19:20, përderisa njësia policore e Policisë së Kosovës ndodhej në pikë kontrolli në fshatin Banje në një rrugë ilegale, duke realizuar detyrat dhe autorizimet e saj ligjore në garantimin e sigurisë, aty ka ardhur/qarkulluar një automjet xhip i tipit audi.
Policia ka njoftuar tutje se Zyrtarët policor në pikë kontrolli sipas procedurave kanë sinjalizuar automjetin me bateri që të ndaloj për kontroll rutinor, por personi i dyshuar (drejtuesi i automjetit) posa ka vërejtur zyrtarët policor të cilët e kanë sinjalizuar për ndalim, ka rritur shpejtësinë për të ikur nga ndalimi duke rrezikuar drejtpërdrejt jetën e zyrtarëve policor, përderisa njëri nga zyrtarët policor me qëllim të shmangies së rrezikut të drejtpërdrejt për jetën e tij dhe zyrtarëve tjerë policor është detyruar që të përdor armën e zjarrit, shkruan lajmi.net.

“Automjeti i dyshuar me shpejtësi..

Read More
TË FUNDIT

Vuçiqi nervozohet për lajmin e mirë për vizat, thotë se kjo ndikon tek Kurti

Vuçiqi nervozohet për lajmin e mirë për vizat, thotë se kjo ndikon tek Kurti

Presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, siç duket nuk i ka pëlqyer aspak vendimi i Këshillit të Ministrave të BE-së për të dhënë dritën e gjelbër për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Në një intervistë për mediat serbe, Vuçiq ka thënë se marrja e vendimit në këtë moment, inkurajon sipas tij “Kurtin që të mos përmbush obligimet e dialogut”, shkruan lajmi.net.

“Lajçak ishte sot në Prishtinë dhe sipas asaj që pashë nga deklaratat atje, pothuajse nuk është bërë ndonjë përparim. Gjithçka është çështje interpretimi, por jam pothuajse i sigurt se Kurti është i vendosur të mos e formojë Asociacionin dhe se është e lehtë që ai ta bëjë pasi që këtë e tregon vendimi i sotëm i BE-së për anulimin e regjimit të vizave”, thotë ai.

Ai thotë se nuk e ka problem vendimin dhe nuk është kundër vendimit për heqjen e vizave, por që problem sipas tij është momenti në të cilin është marrë ky vendim.

“Momenti që ndodh tregon ..

Read More
TË FUNDIT

Lajçak: Kurtit ia kam dhënë 15 modele për Asociacionin, aty mund të gjejë inspirim

Lajçak: Kurtit ia kam dhënë 15 modele për Asociacionin, aty mund të gjejë inspirim

Përfaqësuesi i Posaçëm të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, tha se kryeministrit Kurti i ka dhënë 15 modele evropiane për Asociacioninm në të cilat mund të gjejë inspirim.
Në një intervistë ekskluzive për “Context” në ATV, ai tha se është koha për të ndryshuar narrativën nga Kurti dhe se ,në vend se të thuhet se çka nuk duhet të jetë asociacioni, të shihet si mundësi për të përmirësuar cilësinë në komunikim ndërmjet Qeverisë dhe serbëve të Kosovës.

“Unë e kuptoj se kjo është një çështje e ndjeshme, në Kosovë, për zotin Kurti. Por është koha ta ndryshojmë narrativën. Dhe në vend se të thuhet se çka nuk duhet të jetë asociacioni, të shihet si mundësi për të forcuar dhe përmirësuar cilësinë në komunikim ndërmjet qeverisë në Prishtinë dhe serbëve të Kosovës, dhe po ashtu të ketë transparencë në marrëdhëniet ndërmjet serbëve të Kosovës dhe Serbisë, në përputhje me normat ekzistuese, standardet dhe model..

Read More
TË FUNDIT

Kryeministri Kurti i merr meritat për lajmin e mirë për vizat

Kryeministri Kurti i merr meritat për lajmin e mirë për vizat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, siç duket po i mbyllë sytë ndaj përpjekjeve disa-vjeçare edhe të pushteteve të kaluara për t’i përmbushur kushtet për heqjen e vizave, si dhe faktit që edhe para se Kurti të vinte në karrigen e të parit të Qeverisë, institucione të BE-së kishin konfirmuar faktin se Kosova i ka plotësuar kriteret për liberalizim.
Në një postim në Facebook, duke komentuar vendimin e Këshillit të Ministrave për t’i thënë “PO” heqjes së vizave, Kurti thotë se e gjithë kjo është vlerësim i qeverisjes së tij, që siç thotë ai po sjell vendime të mira për qytetarët, shkruan lajmi.net.

Ai thotë se rezultatet që po sjell qeveria e tij, po sjellin përmirësim tek indikatorët në organizata ndërkombëtare.

“Pritjes së gjatë po i vjen fundi. Krahas rritjes e përmirësimit të gjithmbarshëm në indikatorët e drejtësisë, demokracisë e lirisë, sot kemi edhe vendimin e Këshillit të Ministrave të BE-së për udhëtimin pa viza ..

Read More
TË FUNDIT

Krasniqi ia lë fajet Kurtit, thotë se “marrëveshja është e pamjaftueshme për Kosovën”

Krasniqi ia lë fajet Kurtit, thotë se “marrëveshja është e pamjaftueshme për Kosovën”

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi thotë se kryeministri Albin Kurti e kishte nënçmuar dialogun duke e quajtur prioritet të fundit.
Të pamjaftueshme e ka cilësuar planin evropian për normalizim të marrëdhënieve Kosovë – Serbi, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Fajtor për mungesë të rezultateve pozitive në dialog, sipas të parit të PDK-së, është kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Krasniqi, tha se me të marrë pushtetin, Kurti për një vit nuk e ka marrë seriozisht dialogun me Serbinë, takimet gjatë asaj kohe sipas tij, kanë qenë vetëm për konsum të brendshëm.

“Unë sot besoj se arsyeja që e kemi një marrëveshje të pamjaftueshme për Kosovën, e cila nuk i adreson dhe realizon kërkesat e Kosovës, në radhë të parë është përgjegjësi e Kurtit. Sepse në periudhën kur ai e ka marrë përgjegjësinë me udhëheq Kosovën, pothuajse 1 vjet nuk e ka bërë asnjë hap në drejtim të dialogut. Pastaj edhe në takimet që k..

Read More
TË FUNDIT

Krasniqi paralajmëron protesta: Kurti po i bën tradhti Kosovës me Asociacionin

Krasniqi paralajmëron protesta: Kurti po i bën tradhti Kosovës me Asociacionin

Anëtari i PSD-së, Frashër Krasniqi, ka dalë kundër marrëveshjes që Kurti po “e përqafon”, të propozuar e ideuar nga Bashkimi Evropian.
Ai në një intervistë për lajmi.net, thotë se kryeministri Kurti po synon ta rikthejë Asociacionin, shkruan lajmi.net.

Krasniqi rikujton protestat e Vetëvendosjes kundër kësaj marrëveshjeje, të cilat patën edhe viktima.

“Asociacioni është i keq, sidomos, dhe po ashtu nëse e bën Albin Kurti. Sepse ka pasë këtu rezistencë popullore kundër këtij Asociacioni, këtu qindra mijëra njerëz kanë protestu kundër këtij Asociacioni. Këtu kanë vdekur njerëz në kuadër të qitij procesi kundër Asociacioni. Këtu kanë nënshkru 205 mijë njerëz kundër Asociacionit”, thotë ai.

“Çfarë shembulli po jep Kurti sot? Që ti si popull mundesh mu çu me ba protesta, rezistencë të pakompromis, me bo qindra mijëra njerëz me dalë rrugëve, dhe në fund me dal bash qai politikan me nënshkru. Ky është dëm i ma..

Read More