Author: admin

TË FUNDIT

“Janë përmbushur pritshmëritë e mia” dhe “15 modele për Asociacionin” – deklaratat e Lajçakut

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak të enjten gjatë vizitës në Kosovë takoi presidenten e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti për të diskutuar ankesin e zbatimit të Propozimit evropian për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

Lajçak takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti e quajti konstruktiv, të rëndësishëm dhe shumë të frytshëm, gjersa në një deklaratë para gazetarëve theksoi se pritshmëritë e tij në takim me të parin e ekzekutivit janë përmbushur sa i përket asaj se si e sheh Kosova zbatimin e planit të Propozimit evropian për Marrëveshjen e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Me kryeministrin Kurti patëm një bisedë konstruktive, shumë të rëndësishme dhe të dobishme. Po ashtu u takova me presidenten Osmani, me të cilën pata bisedë dhe do të takohem edhe me krerët e opozitës dhe bashkësinë ndërkombëtare. Qëllimi kryesor i kësaj vizite është që të marrë informacione se si Kosova e sheh zbatimin dhe ky takim ka ..

Read More
TË FUNDIT

Pas takimeve me Kurtin dhe Osmanin, Lajçak do të takohet sot me krerët e opozitës

Pas takimeve me Kurtin dhe Osmanin, Lajçak do të takohet sot me krerët e opozitës

Emisari i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, po qëndron në vizitë zyrtare në Prishtinë.
Pas takimeve të djeshme me kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, Lajçak sot do të takojë krerët e partive opozitare në Kosovë, shkruan lajmi.net.

Lajçak pritet që të takohet me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, në orën 10:45, me atë të AAK-së, Ramush Haradinaj, në orën 11:45, ndërsa me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, në orën 14:45.

Në takimet që ka zhvilluar dje me Kurtin dhe Osmanin, Lajçak ka diskutuar sërish mbi aneksin e zbatimit të Propozimit franko-gjerman për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

Lajçak pas takimeve të djeshme e ka cilësuar takimin me Kurtin si “konstruktiv, të rëndësishëm dhe shumë të frytshëm”.

“Me kryeministrin Kurti patëm një bisedë konstruktive, shumë të rëndësishme dhe të dobishme. Po ashtu u takova me presidenten Osmani,..

Read More
TË FUNDIT

KQZ-ja certifikon 11 kandidatë për kryetar dhe 63 për asamble në veri

KQZ-ja certifikon 11 kandidatë për kryetar dhe 63 për asamble në veri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po merret me përgatitjet e procesit zgjedhor për katër komunat veriore në vend.
KQZ-ja ka hapur edhe afatet për subjektet e interesuar për të garuar për kryetar në Mitrovicën e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq e Zveçan, si dhe për asamble në Zveçan e Leposaviq, njofton Klankosova.tv.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në Sytë 7 në Klan Kosova, tha se deri tani janë certifikuar 11 kandidatë për kryetar dhe 63 për asamble dhe se presin aplikime tjera.

Ndërkohë, gjatë se enjtes, Lista serbe njoftoi bojkotimin në këtë proces zgjedhor.

“KQZ-ja, si çdo herë tjetër, mbetet e përkushtuar për të përmbushur detyrimet kushtetuese dhe ligjore për organizimin e këtyre zgjedhjeve. Është në vullnetin e lirë të subjekteve politike që të marrin pjesë ose jo në një proces zgjedhor”, tha Elezi.

Këto zgjedhje KQZ-së do t’i kushtojnë rreth 497 mijë euro nga 556 mijë, sa ishte i planifikuar gjatë procesit..

Read More
TË FUNDIT

​Sulmoi tre policë në Podujevë, arrestohet i dyshuari

​Sulmoi tre policë në Podujevë, arrestohet i dyshuari

Të enjten rreth orës 22:30 në Podujevë është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti i ka kanosur verbalisht si dhe i ka sulmuar fizikisht tre zyrtarët policorë.
Policëve të lënduar iu është ofruar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rasti është iniciuar si sulm ndaj personit zyrtar

“Rr. Nuhi Gashi, Podujevë 09.03.2023-22:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti i ka kanosur verbalisht si dhe i ka sulmuar fizikisht tre zyrtarët policorë me ç’rast kanë pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Read More
TË FUNDIT

​Postoi video duke shtënë me armë zjarri, reagon policia

​Postoi video duke shtënë me armë zjarri, reagon policia

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi një 22 vjeçar me inicialet A.O kishte postuar një video në rrjetin social.
Sipas Policisë, rata kanë pranuar informatën se një person në rrjetin social TikTok, kishte postuar një video në të cilën shihej duke shtënë me armë zjarri në Vushtrri.

“Njësitet policore menjëherë kanë filluar me veprimet hetimore dhe pas një kohe të shkurtër kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin si dhe vendbanimin e tij. Meqë personi i dyshuar A.O., 22 vjeçar, për momentin është jashtë vendit, policia ka komunikuar me prindin e tij, i cili vullnetarisht e ka dorëzuar armën e llojit pistoletë. Arma dhe municioni janë konfiskuar dhe do të procedohen në cilësinë e provave materiale. Pas kontaktit me prokurorin, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën penale ,,Mbajtje në pronësi ,kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe hetimet do të vazhdojnë në drejtim të kësaj vepre penale..

Read More
TË FUNDIT

Kryetari i Kamenicës flet për pikturën e Kurtit me luan

Kryetari i Kamenicës flet për pikturën e Kurtit me luan

Gjatë ditës së djeshme kryetari i Kamenicës Kadri Rahimaj, në zyren e tij ka vendosur një fotografi ku shihet kryeministri Albin Kurti dhe si hije e tij figura e një luani.
Rahimaj ka shndërruar kreun e shtetit në mbretin e xhunglës, luanin.

Por, kreu i Kamenicës në një lidhje drejtpërdrejt me emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin” ka thënë se pikturën e Kurtit në zyre e ka dhuratë.

Ai këtë pikturë e ka pranuar si dhuratë në vitin 2022, ndërsa është pikturuar nga një profesoreshe e artit në Kamenicë.

“Kjo pikturë është pikturuar nga një profesoreshë e artit në Kamenicë në maj të vitit 2020”, tha ai.

Sipas kryetarit kjo pikturë ka ngjallur shumë debate.

Read More
TË FUNDIT

​Dhunohet një femër në Vushtrri, arrestohet i dyshuari

​Dhunohet një femër në Vushtrri, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar nën dyshimin se i njëjti ka dhunuar një femër.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 20:00, në Vushtrri.

Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit viktima dërgohet për ekzaminim mjekësor.

Rasti është iniciuar si dhunim.

“Vushtrri 09.03.2023-19:00-20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti e ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit viktima dërgohet për ekzaminim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e poklicisë.

Read More
TË FUNDIT

​Vdes në QKUK gruaja që u aksidentua tre muaj më parë në Prizren

​Vdes në QKUK gruaja që u aksidentua tre muaj më parë në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka ndërruar jetë një grua e cila ka qenë e përfshirë në një aksident që ka ndodhur më 8 dhjetor të vitit të kaluar në fshatin Korishë në Prizren.
Rasti është iniciuar si aksident trafiku me lëndime të rënda – fatale.

“Fsh. Korishë, Prizren 08.12.2022 – 20:00. Me datën 09.03.2023 në QKUK Prishtinë, viktima femër kosovare ka ndërruar jetë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që trupi i pajetë i viktimës t’iu lirohet familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në raportin e policisë.

Read More
TË FUNDIT

​16 vjet nga mbarimi i bisedimeve për statusin e Kosovës

​16 vjet nga mbarimi i bisedimeve për statusin e Kosovës

Në Vjenë të Austrisë më 10 mars 2007, mbarojnë bisedimet për statusin përfundimtar të Kosovës mes shqiptarëve dhe serbëve pa marrëveshje.
Të pranishëm ishin krerët e Kosovës Fatmir Sejdiu, Agim Çeku, Kolë Berisha dhe të tjerë dhe Serbisë, Boris Tadic, Vojislav Kostunica dhe të tjerë, si dhe i dërguari i OKB-së për statusin, Martti Ahtisaari.

Ahtissari shprehu keqardhje që nuk është arritur asnjë marrëveshje. Ai edhe njoftoi se dokumenti përfundimtar për statusin e Kosovës do t’i dërgohet Këshillit të Sigurimit të OKB-së në fund të këtij muaji.

Albert Rohan, bashkëpunëtor i Martti Ahtisaari i dorëzon OKB-së propozimin e Ahtisaarit për statusin e Kosovës, 15 mars 2007. Plani direkt propozon pavarësi për Kosovën.

Read More
TË FUNDIT

​KMShK del me qëndrim sa i përket raportimin të rasteve të vetëvrasjes

​KMShK del me qëndrim sa i përket raportimin të rasteve të vetëvrasjes

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) ka dal me një qëndrim sa i përket raportimin në media të rasteve të vetëvrasjes, ku thuhet se gazetarët dhe mediat duhet të kenë kujdes që të shmangin raportimin sensacional, të kenë kujdes në përdorimin e imazheve dhe videove, t’i shmangin detajet e panevojshme gjatë raportimit, ashtu si dhe citimet ose letrat e lamtumirës të viktimave.
Në kodin e etikës të KMShK-së thuhet se trajtimi i rrëfimeve te tragjeditë personale duhet të zhvillohet me kujdes dhe vetëm kur ka interes të lartë publik mbi çështjen.

“Gazetarët duhet të respektojnë të drejtën e njerëzve për të mbajtur zi dhe duhet t’i raportojnë këto tema, duke treguar empati dhe vetëpërmbajtje. Gazetarët duhet të respektojnë vuajtjet e viktimave dhe ndjenjat e familjarëve të tyre. Po ashtu, gazetarët dhe mediat duhet të tregojnë maturi me fotografitë dhe pamjet, si dhe duhet të kenë në konsideratë ndjeshmërin..

Read More