Author: admin

TË FUNDIT

Rada Trajkoviq i reagon Lajçakut pas takimit me “Srpskan”: A e ke takuar edhe Radojiçiqin

Këshilltarja e ministrit Nenad Rashiq, Rada Trajkoviq ka reaguar pas takimit që emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak ka pasur me krerët e Listës Serbe gjatë qëndrimit dy ditor në Kosovë.

Trajkoviq e ka pyetur Lajcakun nëse është takuar me nënkryetarin e Listës Serbe dhe atë që merr vendime në atë parti, Millan Radojiçiqin.

“Z.Lajcak, a e keni takuar gjithashtu edhe nënkryetarin e Listës Serbe dhe njeriun që merr vendime, Milan Radjoicic”, ka shkruar Trajkoviq në profilin e saj në twitter.

Kujotjmë, se Lista Serbe ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale në veri.

Read More
TË FUNDIT

Rikthehet tema e Demarkacionit, Haradinaj i referohet si “kopil që ia lanë tek dera”

Rikthehet tema e Demarkacionit, Haradinaj i referohet si “kopil që ia lanë tek dera”

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i është përgjigjur kryetarit të Pejës nga LDK, Gazmend Muhaxheri, i cili e akuzoi atë se “ka përbirë” bretkosën e Demarkacionit, dhe se kjo çështje ka qenë vetëm temë fiktive e partisë që ai drejton.
Në një postim në Facebook, Haradinaj i është referuar Demarkacionit me Malin e Zi, si një “kopil që ta lënë tek dera”, e që duhet të merresh me të, shkruan lajmi.net.

“Ai(Gazmend Muhaxheri) e di më mirë se kushdo tjetër se kush na e la kopilin e demarkacionit te dera”, shkroi Haradinaj.

Tutje, ish-kryeministri tha se ai dhe AAK kanë qenë vetëm në këtë temë dhe se sipas tij, Demarkacioni i është futur një procesi të korrigjimit duke siguruar edhe pajtimin e Malit të Zi.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Paska folur Gazmend Muhaxheri edhe një herë për demarkacionin duke ma ngarkuar në qafë veç mua. Ani se populli thotë “gjuha prej tuli është”, zoti Muhaxheri duhet ta dijë s..

Read More
TË FUNDIT

Krasniqi kujton demonstratat e 11 marsit: Ishin fillim i “pranverës së madhe” që përfundoi me çlirim

Krasniqi kujton demonstratat e 11 marsit: Ishin fillim i “pranverës së madhe” që përfundoi me çlirim

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kujtuar demonstratën e 11 marsit 1981 që e konsideron si pranvera e madhe që nuk përfundoi deri në çlirimin e Kosovës.
Krasniqi, mes tjerash, tha se nderon dhe vlerëson lartë të gjithë studentët e rënë në këto protesta.

“42 vite më parë, mijëra studentë të guximshëm, idealistë dhe me vizion të qartë për të ardhmen e Kosovës – u ngritën bashkë dhe njëzëri – për të kundërshtuar një sistem shtypës dhe armiqësor”.

“Shpërthimi qytetar i katër dekadave më parë ishte akumulim i pakënaqësive dhe, njëkohësisht, fillim i “Pranverës së Madhe”, e cila nuk do të përfundonte më deri në çlirimin e Kosovës. 11 marsi i vitit 1981, mbi të gjitha, ishte artikulim dhe manifestim gjithëpopullor i kërkesave tona politike, ekonomike, shoqërore e arsimore”.

“Duke e njohur peshën e kësaj date dhe duke e vlerësuar rëndësinë e asaj që do të nxiste..

Read More
TË FUNDIT

E çuditshme: Banorëve të zhvendosur nga Hadja iu kërkohet të paguajnë tatim për ish-pronën

E çuditshme: Banorëve të zhvendosur nga Hadja iu kërkohet të paguajnë tatim për ish-pronën

Banorët e fshatit Hade e Re ende janë duke paguar tatim prone për vendin ku dikur jetonin, para se të shpërnguleshin nga viti 2002 e këndej nga fshati.
Hadja është një nga fshatrat në Komunën e Obiliqit që i përket zonës së shpallur me interes të veçantë për zgjerimin e aktiviteteve minerare të Korporatës Energjetike të Kosovës, KEK. Në këtë zonë gjenden rezerva të qymyrit – burimit më të rëndësishëm energjetik të Kosovës, i cili furnizon rreth 97 për qind të prodhimit total të energjisë elektrike.

Nebih Shala, Ruzhdi Mirena dhe Sh.P, janë që të tre banorë të Hades, të cilët kanë qenë pjesë e projektit të zhvendosjes. Që të tre janë duke banuar në Hade të Re, por përveç kësaj ata kanë edhe një gjë tjetër të përbashkët si shumica e banorëve tashmë të zhvendosur: Që të tre banorëve iu është kërkuar të paguajnë tatim edhe për pronën ku dikur jetonin e që më nuk ekziston në emër të tyre.

Nebih Sh..

Read More
TË FUNDIT

Kurti viziton Shoqatën e Ish të Burgosurve Politikë, kujton demonstratat e vitit 1981

Kurti viziton Shoqatën e Ish të Burgosurve Politikë, kujton demonstratat e vitit 1981

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga deputeti i VV-së, Gani Krasniqi, vizitoi Shoqatën e ish të burgosurve politikë, në 42-vjetorin e demonstratave të vitit 1981.
Ai u mirëprit nga kryetari i shoqatës, Shefik Sadiku dhe anëtarë të kryesisë së kësaj shoqate.

“Në këtë përvjetor të demonstratave që shënuan fillimin e një procesi që çoi deri në zhbërjen e Jugosllavisë e deri në çlirimin e vendit, ata kujtuan e rikujtuan ngjarjet dhe rrugën që ato trasuan”, tha Qeveria në komunikatën e saj.

Demonstratat e vitit 1981, që nisën si protestat spontane të studentëve për kushte të dinjitetshme dhe trajtim të barabartë, shpejt morën mbështetjen edhe të punëtorëve dhe mbarë popullit, që së bashku kërkonin liri, drejtësi, të drejta, Republikë e Vetëvendosje.

“Forca, guximi dhe organizimi i studentëve, rinisë dhe punëtorëve atëbotë përballë shtypjes së dhunshme dhe padrejtësisë sis..

Read More
TË FUNDIT

Dalin pamje të reja: Momenti i aksidentit me tre të vdekur në Tiranë

Dalin pamje të reja: Momenti i aksidentit me tre të vdekur në Tiranë

Janë siguruar pamje nga një kënd tjetër nga aksidenti i dy ditëve më parë në afërsi të TEG-ut në Tiranë.
Kamerat fiksojnë momentin, ku shihet se “Audi” i drejtuar nga Klevis Ruçaj teksa po i afrohej rreth rrotullimit ka frenuar fort pasi ndizen dritat e emergjencës, por pavarësisht kësaj manovre, makina ra nga mbikalimi duke lënë pas një bilanc tragjik.

Pamje:

Read More
TË FUNDIT

Vuçiq në Vranjë: Nuk nënshkruaj njohjen e Kosovës as de facto as de jure, jam betuar

Vuçiq në Vranjë: Nuk nënshkruaj njohjen e Kosovës as de facto as de jure, jam betuar

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka vizituar sot Vranjën.
Aty ai tha se nuk do ta njoh Kosovën dhe se për këtë është betuar, transmeton lajmi.net.

“E di se për çfarë jam betuar, Kushtetutën e Serbisë dhe Ungjillin e Miroslavit. Nuk do të jem unë ai që do t’ua nënshkruaj pavarësinë e Kosovës! Nuk ka dorëzim, ne nuk do ta njohim pavarësinë as de facto as de jure“, tha Vuçiq.

“Situata gjeopolitike në botë ka ndryshuar në mënyrë më drastike sesa gjatë rënies së Murit të Berlinit, vetëm disa në vendin tonë bëjnë sikur nuk e shohin se sa e vështirë është pozita e Serbisë… Është një dozë e padurueshme lehtësie me të cilën vendi do të ishte shkatërruar brenda një jave. Ata as nuk e dinë se çfarë do të thotë shtet. Detyrimi ynë është të mbrojmë vendin tonë”, tha Vuçiq para audiencës.

Sipas presidentit serb, s’ka njohje mes Kosovës dhe Serbisë, por që duhet të ketë pajtim me shqiptarët.

Pas, vizitës..

Read More
TË FUNDIT

Varfëri e lartë në Mitrovicë, mbi 2 mijë e 130 familje me asistencë sociale

Varfëri e lartë në Mitrovicë, mbi 2 mijë e 130 familje me asistencë sociale

Numri i rasteve sociale në qytetin e Mitrovicës është shumë i lartë, ndërsa papunësia dhe mungesa e zhvillimit të industrisë në këtë qytet, janë ndër shkaqet kryesore për gjendjen e rëndë socio-ekonomike.
Sipas informatave zyrtare, në Komunën e Mitrovicës janë gjithsej 2 mijë e 131 familje përfitues të skemës së ndihmës sociale.

Drejtoresha e Drejtorisë për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale në Mitrovicë, Drita Ibrahimi, ka bërë të ditur për KosovaPress se gjendja socio-ekonomike në këtë komunë është mjaft e rëndë si rezultat i papunësisë dhe mungesës së zhvillimit të industrisë.

“Gjendja socio-ekonomike në komunën tonë është mjaft e rëndë… Numri i familjeve përfituese të ndihmave sociale në komunën e Mitrovicës së Jugut është 2 mijë e 131. Ky numër ndryshon prej muajit në muaj ngase vlerësohet sipas kritereve të parashtruara… Si faktor i këtij numri të lartë është se Mitrovica ka qenë dhe është qyte..

Read More
TË FUNDIT

KFOR-i planifikon stërvitje ushtarake javën e ardhshme, ka një njoftim për qytetarët

KFOR-i planifikon stërvitje ushtarake javën e ardhshme, ka një njoftim për qytetarët

KFOR-i ka njoftuar se do të zhvillojë një stërvitje rutinore ushtarake në pjesën perëndimore të Kosovës nga data 14-17 mars.
Aktiviteti stërvitor do të kryhet nga Komanda Rajonale e Kontingjentit Shumëkombësh Perëndimor dhe do të fokusohet në gatishmërinë e njësisë.

Ushtarët dhe automjetet e KFOR-it do të pozicionohen në komunat e Istogut, Gjakovës dhe Prizrenit.

Aktivitetet stërvitore do të përfshijnë lëvizjen tokësore gjatë ditës dhe natës, si dhe fluturime me helikopterë mbi qytetet e Gjakovës, Deçanit, Shtërpcës dhe Rahovecit.

Do të ketë gjithashtu kolona automjetesh të përbëra nga pajisje të rënda inxhinierike që kalojnë tranzit në rrugët kryesore dhe dytësore brenda rajonit.

“KFOR-i kryen ushtrime të tilla rutinë për qëllime stërvitore dhe trajnimi, për të ofruar reagim me kohë dhe në mënyrë të sigurt. KFOR-i do të përpiqet për ndikim minimal në popullatën civile dhe të kufizojë çdo ndërpre..

Read More
TË FUNDIT

Kurtit i shkon një kërkesë nga Lugina e Preshevës para takimit me Vuçiqin

Kurtit i shkon një kërkesë nga Lugina e Preshevës para takimit me Vuçiqin

Koordinator i Qendrës për Demokraci dhe Arsim – Lugina në Bujanoc, Agon Islami beson që është momenti i fundit që çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës të trajtohet në kuadër të dialogut Kosovë-Serbë. Islami marrëveshjen e diskutuar në mes palës kosovare dhe serbe në takimin e fundit në Bruksel e konsideron si bazë të mirë për arritjen e marrëveshjes finale.
Islami për KosovaPress nënvizoi se serbët në Kosovës nuk duhet të gëzojnë të drejta ekskluzive, derisa shqiptarët në Luginë të Preshevës nuk i gëzojnë as të drejtat elementare.

“Baza e marrëveshjes duhet të jetë plani franko-gjerman dhe është shumë e mirë dhe shumë e qëlluar që edhe qeveria e kryeministri Kurti e ka pranuar një gjë të tillë megjithatë nuk duhet të harrojë edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës për reciprocitet apo asimetri, të kërkojë të drejta të barabarta për shqiptarët e Luginës krahas serbëve në veri të Kosovës. Vlerësoj që nuk..

Read More