Author: admin

TË FUNDIT

Raportoi rrejshëm në polici se iu grabitën 3 mijë e 500 euro, iniciohet kallëzim penal ndaj 48-vjeçarit

Raportoi rrejshëm në polici se iu grabitën 3 mijë e 500 euro, iniciohet kallëzim penal ndaj 48-vjeçarit

Policia e Kosovës ka iniciuar një rast të lajmërimit, apo kallëzimit të rremë për një rast të grabitjes.
Kjo për shkak se më 11 mars, rreth orës 07:30, personi me inicialet A.G., i moshës 48-vjeçare ka raportuar në policinë e stacionit në Shtime, se në fshatin Gjyrkovc të Shtimes persona të panjohur e kishin sulmuar dhe me dhunë i kanë grabitur para në vlerë prej 3 mijë e 500 euro dhe kishin ikur me një automjet në drejtim të panjohur, shkruan lajmi.net.

“Policët e rendit të stacionit në Shtime e më pas hetuesit rajonal nga Sektori Rajonal i Hetimeve, nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe nën dyshimin se mund të ketë lajmërim apo kallëzim të rrejshëm të rastit i kanë nisur hetimet. Fillimisht ankuesi është testuar me alkool test, i cili ka rezultuar me 1.42 promila”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pas int..

Read More
TË FUNDIT

Vdes një zyrtar i SHKK-së

Vdes një zyrtar i SHKK-së

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka ndërruar jetë njëri nga zyrtarët e këtij institucioni.
Lajmi u bë i ditur përmes një postimi të SHKK-së në rrjetin social Facebook.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta e më të dashurit tuaj, e bashkëpunëtorit tonë, Musa Sylaj. Z.Sylaj dha një kontribut të madh në Shërbimin Korrektues të Kosovës, prandaj humbja e tij është humbje e madhe edhe për SHKK-në”, thuhet në njoftimin e SHKK.|

Postimi i plotë:

Telegram ngushëllimi

E nderuar familja Sylaj,

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta e më të dashurit tuaj, e bashkëpunëtorit tonë, Musa Sylaj.

Sylaj dha një kontribut të madh në Shërbimin Korrektues të Kosovës, prandaj humbja e tij është humbje e madhe edhe për SHKK-në.

Përkushtimi i tij në detyrën që i është besuar dhe dashuria për profesionin, bëjnë që sot, Sylaj të mbetet në kujtesën e gjeneratave të tëra të SHKK-së, të miqve dhe kolegëve.

Ju lutem që në emër të Shë..

Read More
TË FUNDIT

​Kurti: Demonstratat e ‘81-shit frymëzuan e inkurajuan zhvillimet çlirimtare

​Kurti: Demonstratat e ‘81-shit frymëzuan e inkurajuan zhvillimet çlirimtare

Kryeministri Albin Kurti ka vizituar Shoqatën e ish të burgosurve politikë, në 42-vjetorin e demonstratave të vitit 1981. Ai u mirëprit nga kryetari i shoqatës, Shefik Sadiku dhe anëtarë të kryesisë së kësaj shoqate.
Në këtë përvjetor të demonstratave që shënuan fillimin e një procesi që çoi deri në zhbërjen e Jugosllavisë e deri në çlirimin e vendit, ata kujtuan e rikujtuan ngjarjet dhe rrugën që ato trasuan.

Demonstratat e vitit 1981, që nisën si protestat spontane të studentëve për kushte të dinjitetshme dhe trajtim të barabartë, shpejt morën mbështetjen edhe të punëtorëve dhe mbarë popullit, që së bashku kërkonin liri, drejtësi, të drejta, Republikë e vetëvendosje.

“Forca, guximi dhe organizimi i studentëve, rinisë dhe punëtorëve atëbotë përballë shtypjes së dhunshme dhe padrejtësisë sistematike janë shembull i vetëdijes që duhet ndjekur për çdo ditë dhe përkujtuar për çdo vit”, theksoi kryeministri Ku..

Read More
TË FUNDIT

​Osmani: Pranvera studentore e 81-shit, nisma e kauzës sonë për liri

​Osmani: Pranvera studentore e 81-shit, nisma e kauzës sonë për liri

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se demonstratat e vitit 1981, janë dëshmi e kohës nga përpjekja e hershme dhe këmbëngulëse për lirinë dhe Republikën.
Osmani përmes një komunikatë ka thënë se Kosova u bë Republikë, ngase studentët e asaj kohe dëshmuan se janë forcë lëvizëse e proceseve dhe se e drejta për liri dhe shtet është e patjetërsueshme.

“Sakrifica dhe guximi i tyre 42-vite më parë, e trasuan rrugën për liri dhe për shtet… Në këtë përvjetor kujtojmë studentët e rënë dhe të gjithë të tjerët që u bënë bartës dhe realizues të idealeve kombëtare!”, ka thënë ajo.

Postimi i plotë i presidentes Osmani:

Demonstratat e vitit 1981, janë dëshmi e kohës nga përpjekja jonë e hershme dhe këmbëngulëse për lirinë dhe Republikën tonë.

Pranvera studentore është nisma e kauzës sonë, është paralajmërim i hershëm i lirisë dhe moment kthese në rrjedhën e historisë sonë.

Demonstratat e nisura më 11 ma..

Read More
INTERESANTE

Përse serbët janë fantaksur pas Heroit Kombëtar Shqiptar, Gjergj Kastrioti?

Sigurisht jo të gjithë serbët janë të magjepsur me Gjergj Kastriotin dhe kanë pretendime ndaj figurës së tij, por ata që janë të fantaksur (që e pretendojnë si trashëgimi serbe) janë të keqorientuar për shkak të fesë së tij. Ose këtë të fundit e përdorin si justifikim për teoritë e tyre.

Fisi Kastrioti i përket kishës ortodokse, kjo është pikënisja e konfuzionit të shumë individëve që zhurmojnë nëpër rrjetet sociale. Përtej kësaj edhe pohimet e disa historianëve shqiptarë, të cilët qëllimisht janë keqinterpretuar e nxjerrë nga konteksti.

Gjon Kastrioti u martua me Vojsavën (jo Vojisllava duke shtuar theksin sllav) “vajza e një sundimtari Triball” (pa emër, asnjë e dhënë nuk jepet për babain e saj, përveç titullit sundimtar?) Triballët mund t’i studiojë kushdo gjerë e gjatë, dhe s’do gjejë shenjë të trashëgimisë sllave në zonën e Pollogut, Gostivar, veçanërisht në shek. 14.

Gjoni dhe djali i tij Reposhi u varrosën në malin Athos si fisnik dhe mbrojtës të Ortodoksisë. Djali i tij Gjer..

Read More
INTERESANTE

Shkollat në Shqipëri që nga viti 1258, ja të dhënat e reja që sjellin studiuesit

Dëshmitë e pafundme të shkollave jezuite-françeskane n’Shkodër

Po sjellë në mesin e mijrave studentë që u arsimuen n’shkollat klerikale katolike n’Shkodër dy pika ujë në atë oaz gjigande:

Faik Konica: “…Me këto e të tjera Kolegji Saverian mbahet në një shkallë të lartë dhe të gjithë ata që kanë parë shkollat e Francës e të Europës munden të dëshmojnë se ajo e Shkodrës është e zonja për shumë punë, të vihet në një me to…”

– Prof. Sami Repishti

Për të argumentuar këtë fakt jam i bindur që do të mjaftojë një dëshmi e Prof. Sami Repishtit, ish nxënës i kësaj shkolle, dhënë në teatrin “Migjeni” pas viteve ‘90, në një takim me intelektualët e qytetit, tek i cili kam qënë i pranishëm:

“…Kur mbërrita në Francë, kërkuan të dinin arsimimin tim. Iu tregova dëftesën e Kolegjit Saverian, që ata e njihnin dhe për të cilin më thanë se ishte i vlerësuar njësoj me Liceu Klasik francez…”

Bahet fjalë për Shkollat e para në 1258në Gjuhën Shqipe në veri të Shqipnisë nga klerikët katolikë

“Françeskan..

Read More
TË FUNDIT

Kryediplomati grek vjen nesër në Kosovë

Kryediplomati grek vjen nesër në Kosovë

Nesër në Kosovë do të qëndrojë kryediplomati grek, Nikos Dendias.
Këtë e ka bërë të ditur në një komunikatë për media, Zyra e Presidencës së Kosovës, shkruan lajmi.net.

Dendias në orën 11:00 pritet të takohet me të paren e vendit.

“Në orën 11:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias. Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit”, thuhet në komunikatën e Presidencës. /Lajmi.net/

Read More
INTERESANTE

Legjenda dhe historia e vërtetë e diskut fluturues të Hitlerit, teknologji e panjohur, apo thjesht propagandë?

Në dhjetor të vitit 1944, në Nju Jork u përhapën papritur zëra për një sulm gjerman të pashmangshëm në metropol, që do të drejtohej nga disqe fluturuese që transportonin armë atomike. Në të njëjtën kohë, “New York Times” bëri të ditur lajmin për një “sferë misterioze që qëndronte në ajër” dhe publikoi fotot e disa objekteve të paidentifikueshme të cilat fluturonin lart me shpejtësi të madhe. Sipas artikullit, disa londinezë i kishin parë këto disqe duke fluturuar nën urën e Tamizit. A mos vallë ishte fantazi? Jo, aspak. Sot e dimë se këto shqetësime nuk janë krejtësisht të pabaza. Nazistët po punonin vërtet për disa armë të reja fantashkencore dhe mes tyre ishin edhe disqet fluturuese.

Armët “V”

Ushtritë aleate kishin zbarkuar në Normandi një vit më parë. Fronti perëndimor gjerman ishte shumë pranë kolapsit, por pavarësisht kësaj, amerikanët kishin frikë se mos gjermanët arrinin t’i bënin ballë humbjes së pashmangshme përmes përdorimit të armëve jashtëzakonisht të fshehta. Makina pro..

Read More
INTERESANTE

“I dashur baba jam në Janinë, kryeqytetin e Shqipërisë”

Letra e ish kryeministrit anglez Benjamin Disraeli (1804-1881)

Kjo është letra e ish kryeministrit anglez Benjamin Disraeli (1804-1881): “ I dashur baba jam në Janinë, kryeqytetin e Shqipërisë”. Ish kryeministri anglez Benjamin Disraeli (1804-1881) në një nga letrat e tij dërguar babit, ka përmëndur qytetin e Janinës, due theksuar si kryeqytetin e Shqipërisë. Sipas historisë nga muaji qershor 1830 deri në tetor 1831 Disraeli ndërmori një tur të madh në Mesdhe dhe në Lindjen e Mesme, gjoja për arsye shëndetësore. Mësohet se ai ka kaluar në Spanjë, Maltë, Shqipëri, Greqi dhe Lindjen e Mesme, e kjo ka rezultuar të jetë një nga përvojat më formuese të viteve të tij të hershme. Lexoni letrën e tij nga Shqipëria, që rrëfen magjinë e udhëtimit…

“Ati im i dashur! I shkrova Ralph nga Malta, dhe për ju nga Korfuzi, dhe i lashë letrat që t’ju përcillen me pakon e tetorit. Megjithatë, pa dyshim ju i keni marrë letrat e mia nga burime të tjera. E kam përmendur në letrën që të dërgova, se ka mundë..

Read More
TË FUNDIT

Prurja e re e LDK-së: Sikur të ishim ne në Qeveri, s’do shtrenjtohej rryma

Prurja e re e LDK-së: Sikur të ishim ne në Qeveri, s’do shtrenjtohej rryma

Si pasojë e neglizhencës së qeverisë mund të ketë shtrenjtim të energjisë elektrike.
Kështu vlerëson Visar Azemi nga LDK, i cili thotë se ekzekutivi nuk i ka paraprirë krizës

“Tash është e pashmangshme ngase nuk ka ku shkon më. Po të ishin bërë marrëveshje nuk do të kishte ardhur deri tek shtrenjtimi”, është shprehur Azemi në emisionin e ekonomisë, Portofol në KlanKosova FM.

Ai ka theksuar se po të ishte LDK ajo që do të qeveriste me vendin, tarifat e energjisë nuk do të ndryshonin.

“Po të ishte LDK në qeveri do të merrnim masa që të menaxhohej kriza, e të mos vinte deri tek shtrenjtimi”.

Azemi gjithashtu vlerëson se edhe miratimi i Strategjisë së Energjisë 2022-2031 është hap i vonuar.

“Kjo tregon se nuk është marrë askush me sektorin e energjisë. Strategjia është miratuar para tre ditë dhe kjo tregon për seriozitetin”.

Read More