Author: admin

TË FUNDIT

Republikanët e Kosovës mbajnë konferencë sot në lidhje me Asociacionin

Republikanët e Kosovës mbajnë konferencë sot në lidhje me Asociacionin

Republikanët e Kosovës (REK), kanë njoftuar se sot do të mbajnë konferencë për medie në lidhje me themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë.
Motoja e kësaj konferencë është paralajmëruar të jet “Zajednica – Kali Trojan “Serbia”, përcjell lajmi.net.

Në këtë ngjarje pritet të marrë pjesë edhe kryetari i Republikanëve të Serbisë, Nikola Sanduloviç.

Konferenca pritet të fillojë në orën 10:00./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Kryesia e Kuvendit mban mbledhje sot

Kryesia e Kuvendit mban mbledhje sot

Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot mban mbledhje.
Në rend të dite janë 10 pika për shqyrtim, përcjell lajmi.net.

Mbledhja pritet të filloj në orën 11:00.

Ky do të jetë rendi i ditës:

I. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II. Seanca plenare e shtyrë përsëri më 8 mars 2023:

1. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me çështjen: ”Siguria juridike e grave në rastet e dhunës në familje dhe përgjegjësia e organeve shtetërore në parandalimin edhe luftimin e krimeve ndaj grave dhe vajzave”.

III. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 19 janar 2023:

5. Votimi i Raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 06/L-046 për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës,
6. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2021,
7. Shqyrtimi i Raportit përfundimtar të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesi..

Read More
TË FUNDIT

Pamje nga aksidenti në Prizren ku u lënduan katër persona

Pamje nga aksidenti në Prizren ku u lënduan katër persona

Si pasojë e një aksidenti trafiku që ndodhi sonte në Prizren, u lënduan katër persona.
Në mesin e të lënduarve ishin edhe dy zyrtarë policor.

Të lënduarit nga ky aksident po vazhdojnë të trajtohen në kuadër të Spitalit Rajonal të Prizrenit.

Tashmë në media është publikuar edhe një fotografi e aksidentit në fjalë, të ndodhur mbrëmjen e sotme në Prizren.

“Ju informojmë se rreth orës 20:10 në dalje të autostradës Prizren Jug ka ndodhur një aksident në mes dy veturave civile. Në njërën nga veturat kanë qenë duke udhëtuar zyrtarët policorë të cilët po ktheheshin nga puna në shtëpi. Në këtë aksident janë lënduar dy zyrtarë policorë dhe dy civilë. Zyrtarët policorë të lënduar janë jashtë rrezikut për jetë por dyshohet se njëri prej tyre është lënduar rëndë”,u tha nga Policia e Kosovës./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Parapërgatitjet e takimit të 18 marsit, Lajçak nesër në Beograd

Parapërgatitjet e takimit të 18 marsit, Lajçak nesër në Beograd

Në vazhdën e përgatitjeve për takimin e 18 marsit që do të mbahet në Ohër, e ku do të takohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Miroslav Lajçak do të udhëtojë të hënën për në Beograd.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohet nesër me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, njoftoi Presidenca e Serbisë.

Takimi është planifikuar për në orën 14:30 në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Serbisë, ndërsa pas takimit do të publikohet një komunikatë për media.

Lajçak dy ditët e kaluara i kaloi në Prishtinë, ku pati takime me përfaqësues të qeverisë dhe opozitës në Kosovë, shefa të misioneve ndërkombëtare, si dhe me ambasadorë të akredituar në Kosovë.

Takimi i 18 marsit, vjen pas dakordimit për Planin Evropian më 27 shkurt në Bru..

Read More
TË FUNDIT

Njësia e Inteligjencës Financiare edhe më tutje me ushtrues detyre

Njësia e Inteligjencës Financiare edhe më tutje me ushtrues detyre

Tash e më shumë se një vit, pozita e njësisë së inteligjencës financiare, në kuadër të Ministrisë së Financave mbetet me ushtrues detyre.
Kjo njësi që merret me parandalimin dhe luftimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit në nivel kombëtar, sipas shoqërisë civile duhet të ketë udhëheqës me mandat të plotë për funksionuar në mënyrë të duhur.

Në mesin e shumë pozitave që janë me ushtrues detyre, tash e më shumë se 1 vit, edhe Njësia e Inteligjencës Financiare, në kuadër të Ministrisë së Financave, është në të njëjtën situatë.

Që nga shkarkimi i Dardan Nuhiut, nga kjo pozitë, pas publikimit të disa incizimeve, në gusht të vitit 2021, kjo njësi operon pa drejtor.

Një konkurs i hapur në vitin e kaluar, ishte anuluar pasi, asnjë nga kandidatët nuk kishte arritur të plotësonte të gjitha kriteret e parapara.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, shkurt ka thënë se së shpejti ky mekanizëm i rëndësishme i sh..

Read More
TË FUNDIT

Ngjarja tragjike në Tiranë, konfirmohet vrasja e një gruaje dhe plagosja e pesë personave të tjerë

Ngjarja tragjike në Tiranë, konfirmohet vrasja e një gruaje dhe plagosja e pesë personave të tjerë

Një ngjarje e rënd ka ndodhur sonte rreth orës 21:05, në një lokal në Tiranë, pasi në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri.
Sipas Policisë në Shqipëri, si pasojë ka humbur jetën shtetasja Mimoza Paja, rreth 60 vjeçe, banakierja e lokalit, si dhe janë plagosur shtetasit S. M., 50 vjeç, A. M.,42 vjeç, E. S., 47 vjeç, E. B., 45 vjeç, G. Sh., 55 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

“Gjithashtu është lënduar në dorë nga ciflat e xhamave, një e mitur 10-vjeçare. Për hetimin e kësaj ngjarjeje është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Durrës, Elbasan, L..

Read More
INTERESANTE

Nga një raport i arqipeshkvit të Prizrenit-Shkupit Dario Bucciarelli O. F. M. nga viti 1872, bëhet e ditur se në Prizren kishte një shkollë katolike e cila kishte 30 nxënës

Jahja Drancolli

Nga një raport i arqipeshkvit të Prizrenit-Shkupit Dario Bucciarelli O. F. M. nga viti 1872, bëhet e ditur se në Prizren kishte një shkollë katolike e cila kishte 30 nxënës. Në atë kohë në qytetin e përmendur funksiononin edhe shkolla serbe dhe turke. Nga ana tjetër, dokumentet austro-hungareze flasin për hapjen e një shkolle katolike në vitin 1889, përkatësisht në vitin 1892, shkollë kjo e cila mësohej në gjuhën shqipe. Shkolla në fjalë materialisht është përkrahur nga perandoria austro-hungareze. Në këtë drejtim, Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës fsheh shumë dokumente të zbuluara në arkivat austriake që hedhin dritë mbi fatin e shkollës shqipe jo vetëm në Prizren, por edhe në Pejë, Gjakovë e Janjevë nga fundi i shekullit të 19-të dhe nga shek. fillimi i shekullit të 20-të!

The post Nga një raport i arqipeshkvit të Prizrenit-Shkupit Dario Bucciarelli O. F. M. nga viti 1872, bëhet e ditur se në Prizren kishte një shkollë katolike e cila kishte 30 nxënës first ..

Read More
INTERESANTE

“Gruaja është e paprekshme”

Faik Konica qe një nga figurat më të shquara të çështjes kombëtare, studiues i historisë kombëtare dhe i gjuhës shqipe, botues, publicist dhe diplomat shqiptar.

Më 1897 shkoi në Bruksel ku themeloi revistën e përkohshme të quajtur “Albania”, e shkruar pjesërisht në shqipe dhe pjesërisht në frëngjisht. Më 1903 u largua nga Brukseli dhe u shpërngul në Londër, ku mori leje të punonte në Departamentin e Dorëshkrimeve të Muzeumit Britanik.

Më 14 mars 1912 u regjistrua pranë Zyrës së Emërimeve të Universitetit të Harvardit, pra gjatë semestrit të dytë të vitit shkollor. Njeri me dituri të madhe, dhe dhunti artistike, mjeshtër i hollë i gjuhës shqipe, Konica ka hyrë në historinë e kulturës sonë kombëtare jo vetëm si erudit e stilist i përkryer, por edhe si shkrimtar me vlera të shquara ideoartistike.

Sot Konica.al kujton një nga thëniet e tij, ku tregon pikëpamjen e shqiptarëve ndaj grave.

“Ka një rregull shqiptar të njohur botërisht e të provuar në jetë: gruaja është e paprekshme. Edhe n..

Read More
INTERESANTE

Raportet e Isa Boletinit me Serbinë nga Hasan Bello

Kulla e Isa Boletinit nuk ishte as 100 metra nga Manastiri i Sokolicës. Sipas burimeve historike duke nisur nga mesjeta, kujdestarët dhe rojtarët e këtij manastiri quheshin vojvodë. Paraardhësit e Isasë për shkak të afërsisë me këtë manastir, ishin rojtarët kryesorë. Në vitet 50 të shekullit XIX Manastiri i Sokolicës u restaurua nga kisha serbe, e cila për mbrojtjen e tij pagoi gjyshin, babanë dhe më pas vëllanë e Isasë. Ndërsa duke nisur nga mesi i viteve 90 të shekullit XIX për mbrojtjen e tij u kujdes personalisht Isa Boletini. Ai u përpoq ta përdorte këtë detyrë si mjet për të vendosur kontakte me politikën dhe diplomacinë serbe, e cila në këtë periudhë ashtu si sot përpiqet që t`i konsideroi këto objekte religjoze si tapi mbi të gjith territorin e banuar nga shqiptarë. Prandaj gjatë kësaj kohe Beogradi do ta konsideroi Isa Boletinin si personalitetin numër një për realizimin e planeve të fshehta ekspansioniste. Për këtë, qeveria serbe, nuk hezitoi të derdhte shuma të mëdha parash ..

Read More
TË FUNDIT

Një i vrarë dhe dy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Tiranë

Një i vrarë dhe dy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Tiranë

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sonte në Tiranë, konkresisht në zonën e Don Boskos.
Bëhet e ditur se nga këto të shtëna një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur, shkruan TCh.

Tutje, raportohet se ngjarje ka ndodhur në një nga lokalet e kësaj zone të Tiranës.

Read More