Author: admin

TË FUNDIT

Kurti skeptik se në Ohër do të nënshkruhet marrëveshje me Serbinë

Kurti skeptik se në Ohër do të nënshkruhet marrëveshje me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se është skeptik se marrëveshja do të nënshkruhet javën e ardhshme.
Në një intervistë, për Euronews ai ka folur për dialogun Kosovë Serbi, si dhe për takimin e radhës të nivelit të lartë që pritet të mbahet më 18 mars në Ohër.

Ai më tej ka thënë se duhej ta nënshkruanin marrëveshjen më 27 shkurt. Fatkeqësisht, presidenti i Serbisë nuk deshi dhe për këtë, ky traktat bazë që është propozuar nga BE-ja, është një terren i fortë për të ecur përpara dhe shpresojmë ta arrijmë përfundimisht më 18 mars.

Cilat janë pritshmëritë tuaja për datën 18 mars kur do të rifillojnë bisedimet me Serbinë?

“Marrëveshjen është dashur ta nënshkruajmë më 27 shkurt. Fatkeqësisht, presidenti i Serbisë nuk deshi. Për këtë qëllim, ky traktat bazë që është propozuar nga BE-ja 27, është një terren i fortë për të ecur përpara dhe ne shpresojmë ta arrijmë përfundimisht në 18 mars”.

“Po shkoj sërish në Maqedo..

Read More
TË FUNDIT

Policia e Kosovës kap në kontrabandë një kamion me 90 mijë kokrra vezë

Policia e Kosovës kap në kontrabandë një kamion me 90 mijë kokrra vezë

Policia e Kosovës ka parandaluar mbrëmë një rast të kontrabandimit me mallra.
Siç ka informuar Policia, dy shtetas serbë kanë tentuar të bëjnë kalim ilegal të vendkalimit kufitar nga Republika e Kosovës në drejtim të Serbisë. Në kamionin e tyre janë gjetur rreth 257 pako me rreth 90.000 kokrra vezë, për të cilat të dyshuarit nuk kanë poseduar dokumente përkatëse.

“Policia e Kosovës, në vazhdën e kryerjes së detyrave dhe autorizimeve policore, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sundimit të ligjit, lufton dhe parandalon dukuritë negative dhe paligjshmërinë, ku si rezultat i kësaj me datën 12.03.2023 rreth orës 20:40 njësitë policore nga policia kufitare gjatë mbajtjes së një pike kontrolli kanë ndaluar një automjet transportues me targa të Serbisë në të cilën ndodheshin i dyshuari A. S. drejtuesi i mjetit mashkull shtetas i Serbisë dhe pasagjeri J. A. shtetas i Serbisë. Gjatë legjitimimit të tyre është vërtetuar s..

Read More
TË FUNDIT

​Protestojnë specializantët e QKUK-së: SHSKUK-ja po vepron kundër vendimit të Qeverisë për shtesa

​Protestojnë specializantët e QKUK-së: SHSKUK-ja po vepron kundër vendimit të Qeverisë për shtesa

Këshilli i Specializantëve të QKUK-së, kanë protestuar të hënën para administratës qendrore të QKUK-së, për shkak të pagesës së kujdestarive në kundërshtim me Ligjin e Pagave dhe vendimeve që Qeverisë.
Sipas tyre, ky vendim i detyron ata që të punojnë pa pagesë dhe në kundërshtim të vendimit të Qeverisë.

Ata kanë thënë se nuk do të ndalen dhe se protestat do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme.

Kryetari i Këshillit të Specializantëve, Arianit Zajmi, tha se protestat nuk do t’i ndalin dhe se do t’i ndjekin rrugët ligjore për të kërkuar të drejtat e tyre, raporton EO.

“Ne sot kemi vendosur që të protestojmë kundër vendimit të ShSKUK-së, i cili është marrë me 1 mars 2023, vendim i cili na detyron neve që të punojmë në kundërshtim të ligjit të punës dhe na detyron që ne të punojmë pa pagesë. Në të njëjtën kohë ajo që është më e rënda, në aspektin penal, është që ky vendim është duke na ..

Read More
TË FUNDIT

Integrimi i komunave me shumicë serbe në veri ende sfidë për Kosovën

Integrimi i komunave me shumicë serbe në veri ende sfidë për Kosovën

Integrimi i komunave me shumicë serbe në veri mbetet ende sfidë për Kosovën. Kjo u tha sot në konferencën e Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI).
Në diskutimin për “një dekadë e gjysmë nga decentralizimi – momentet kyçe dhe perspektiva”, u kërkua nga niveli lokal zbatim më të madh të akteve ligjore dhe nënligjore.

Drejtori i KLGI, Valmir Gashi tha se decentralizimi në veri ende nuk është përmbushur.

Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishte edhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i cili tha se përmes mbështetjes direkte, por edhe agjendës legjislative synojnë konsolidimin e nivelit lokal.

Ndërkaq, ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl u shpreh se decentralizimi është proces vital për qeverisjen lokale.

Read More
TË FUNDIT

Rëndohet procesi gjyqësor për Thaçin dhe të tjerët, Specialja pranon edhe 3 viktima të tjera

Gjykata Speciale ka njoftuar se trupi gjykues II nxori vendimin e gjashtë mbi pjesëmarrjen e viktimave në çështjen Thaçi dhe të tjerët, ku tre parashtrues të tjerë kërkesash u pranuan si viktima pjesëmarrëse në proces gjyqësor.

Këta të tre, thuhet se do t’i shtohen grupit ekzistues të viktimave në këtë çështje (grupi 1 i cili numëronte 137 viktima pjesëmarrëse) dhe do të përfaqësohen nga i njëjti mbrojtës viktimash, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Në vendimin më të fundit u refuzuan shtatë kërkesa. Bashkë me këta, numri i gjithsejtë i viktimave pjesëmarrëse në këtë çështje gjyqësore arrin në 140”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një akta..

Read More
TË FUNDIT

Hoti takoi presidenten e Tajvanit

Hoti takoi presidenten e Tajvanit

Presidentja e Tajvanit, Tsai Ing-wen, sot është takuar me ish-kryemistrin e Kosovës, Avdullah Hoti.
E para e Tajvanit, ka shkruar në Twitter për takimin me Hotin. “Jam e kënaqur të presë në takim ish-kryeministrin e Kosovës Avdullah Hotin dhe deputetë të tjerë nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Rumania. Vizita juaj hap derën për një bashkëpunim më të madh midis Tajvanit dhe Ballkanit, ndërsa ne punojmë së bashku për të forcuar qëndrueshmërinë demokratike globale”, ka shkruar ajo në Twitter.

Read More
TË FUNDIT

Më shtrenjtë prodhimet “Made in Kosova” se ato të huajat

Më shtrenjtë prodhimet “Made in Kosova” se ato të huajat

Prodhimet e bëra në Kosovë, që njihen edhe si “Made in Kosova”, shpesh kanë çmim të njëjtë me produktet e ngjashme të importuara, apo, në disa raste, janë edhe më të shtrenjta.
Ekipi i Radios Evropa e Lirë vizitoi këtë javë disa dyqane ushqimore në Prishtinë, ku hasi në sheqer më të shtrenjtë se sheqeri i importuar, në salcë më të shtrenjtë apo në peceta më të shtrenjta.

“Nuk e di pse… por mendoj se produktet vendore do të duhej të ishin më të lira”, thotë Ndue Kalaj, një banor në Prishtinë.

Vebi Mjeku, bashkëqytetar i tij, thotë se blen pak produkte vendore – vetëm nëse janë më të lira.

“E shikoj edhe cilësinë, por më shumë çmimin”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.
Përfaqësues të bizneseve dhe të kompanive prodhuese në Kosovë thonë se çmimet ndikohen nga politikat fiskale, sipas tyre, aspak të favorshme.

“Referuar shteteve përkatëse – Serbisë, Maqedonisë së Veriut e të tjera – ato kanë politika të avancuara fiskale dhe k..

Read More
TË FUNDIT

Aksion në Viti: Arrestohet dilleri i drogës, Policia ia gjen rreth 20 paketime me marihuanë në ahurin e lopëve

Abuzimi me substanca narkotike nga të rinjtë mbetet një shqetësim i madh në shoqërinë kosovare. Edhe më shqetësues këtë dukuri e bën mungesa e trajtimit preventiv nga institucionet. Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike, shkruan Gazeta Sinjali.

Një aksion i tillë është zhvilluar edhe gjatë ditës së djeshme në qytetin e Vitisë, ku Polica ka arrestuar tre persona, dy prej të cilëve përfunduan në ndalim policor, pasi u kapën me drogë. Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Sh.Sh., 22-vjeçar dhe B.F., 25-vjeçar, të cilët janë arrestuar nën dyshimin për shitblerje dhe shpërndarje të substancave narkotike.

Sinjali mëson se fillimisht njëri prej të dyshuarve, B.F., është arrestuar në qytetin e Vitisë, pasi Policia e kapi në flagrancë me drogë në xhep, ku iu gjet një sasi e substancës së dyshuar, të llojit marihuanë. Pasi i riu u prangos, Policia zhvill..

Read More
TË FUNDIT

Raportuesja për Kosovën në PE: Shpresoj të nënshkruhet marrëveshja Prishtinë-Beograd më 18 mars

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon thotë se një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë është afër, duke mbështetur deklaratën e ambasadorit gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, von Cramon u shpreh se ky do të jetë një hap i madh drejt integrimit në BE për të dy vendet.

“Nuk mund të mos pajtohem më shumë. Shpresojmë shumë që të shohim nënshkrimet nga Kosova dhe Serbia në marrëveshje në fund të javës së ardhshme në Ohër”, shkroi ajo në Twitter.

Can’t agree more.
Hope so much that we will see both signatures and under the agreement at the end of next week in #Ohrid
This will be a major step towards integration for both countries. https://t.co/X7M792FaKJ

— Viola von Cramon (@ViolavonCramon) March 12, 2023

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka deklaruar sot se një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është e arritshme. Ai ka theksuar se Kosova do të përfitojë shumë nga arritja e kësaj marrëveshjeje.

Sakaq..

Read More