Author: admin

TË FUNDIT

Rrëfehet ish-kryeinspektori: Dehari fillimisht kishte tentuar vetëvrasjen me zhiletë të rrojës

Rrëfehet ish-kryeinspektori: Dehari fillimisht kishte tentuar vetëvrasjen me zhiletë të rrojës

Për herë të parë nga shkarkimi i tij nga pozita e kryeinspektorit të Ministrisë së Drejtësisë, Ylber Topalli, për gjetjet e inspektimeve të tij sa i përket rastit të vdekjes së Astrit Dehari.
Topalli, ka treguar se në dhomën e burgut ku po qëndronte tashmë i ndjeri Astrit Dehari, janë gjetur zhiletë për rrojë, të cilët janë të ndaluar sipas tij të jenë brenda dhomave të burgut.

Tutje ai ka dhënë një deklaratë interesante, ku thotë se Astrit Dehari, së pari ka tentuar ta vrasë veten me zhiletë të rrojës.

“Në dhomë janë gjetur bica të rrojës, që praktikisht nuk guxojnë me pas bica, sepse i ndjeri ka tentu njëherë me bica me ba vetëvrasje, me pre veten me lëndu veten, është e rëndë për opinionin publik, por opininoi duhet me ditë, shenjat janë. Pastaj prej momentit kur një i burgosur vendoset vetë në dhomë, oficerët janë të obliguar me ardhë kohë pas kohe me shiku, ose duhet ta qëndroj dikus..

Read More
TË FUNDIT

Tërmet në Detin Mesdhe, “tronditet” Greqia

Tërmet në Detin Mesdhe, “tronditet” Greqia

Një tërmet i fuqishëm ka goditur sot Detin Mesdhe afër Greqisë.
Sipas Qendrës Evropiane për Monitorimin e Tërmeteve, fuqia e goditjes ishte 5.4 shkallë, shkruan lajmi.net.

Thellësia e tërmetit ishte 10 kilometra teksa epiqendra mësohet të jetë 141 kilometra në jug të qytetit Gýtheio të Greqisë. /Lajmi.net/

Read More
INTERESANTE

Arapët në Shqipëri – Nga Dorian Koçi

Dorian Koçi

Prania e popullsisë zezake ka qenë e pakët në Shqipëri. Edhe pse territoret shqiptare bënin pjesë në Perandorinë Osmane, në një perandori konglomerat për nga popullsia, etnitë dhe besimet fetare, prania e kësaj popullsie nuk ka lënë gjurmë të forta në këto territore. Dokumentimi i parë kësaj popullsie në territoret arbëre gjenden në këngën popullore Gjergj Elez Alia, ku ky i fundit ndeshet në disa variante me bajlozin e zi dhe në disa të tjerë me arapin e zi.

Studiuesit e folklorit kanë evidentuar me kohë që në rastin e bajlozit të zi, bëhet fjalë për bajlin e Venedikut, emërtimi i ambasadorëve të kësaj republike në shtete të tjera. Në rastin kur përmendet si arapi i zi, ka të ngjarë që përfaqësues të pushtetit venedikas të ishin nga popullsia afrikane e Marokut dhe Algjerisë që shërbenin si mercenarë në trupat venedikase. Një personazh i tillë për shembull është Otello i Shekspirit, çka dëshmon që numri i tyre i përfaqësimit në trupat vendedikase kishte një frekuencë të ..

Read More
INTERESANTE

Si sot, më 1860 vdiq në Vjenë Karl Gega (Carlo Ghega; Carl Ritter von Ghega, lindur në Venedik më 1802)

Jahja Drancolli

Si sot, më 1860 vdiq në Vjenë Karl Gega (Carlo Ghega; Carl Ritter von Ghega, lindur në Venedik më 1802). Edhe sot në këtë qytet ruhet monumenti i varrit të tij. Nderkaq në vitin 2018, Karl Gega, do të shpallet nga Këshilli i Gjeodezëve Europianë (Council of European Geodetic Surveyors), për gjeodezin e vitit!

The Council of European Geodetic Surveyors, që nga viti 2012 ka shpallur për çdo vit nga një gjeodez emblematik europian, si më poshtë: Gerardus Mercator për vitin 2012; Galileo Galilei për vitin 2013; Friedrich Georg Wilhelm von Struve për vitin 2014, Euclid-i për vitin 2015; Rumer Josip Bošković për vitin 2016; Guillaume-Henri Dufour për vitin 2017, dhe Karl Gega (Carl Ritter von Ghega) për vitin 2018 (më 21 mars 2018, në Washington DC, SHBA).

Nga burimet e shumta të ruajtura veçanërisht në Itali, Austri, dhe gjithandej botës mund te zbulohet se si studiuesi botëror me origjinë shqiptare, i lindur në Venedik, dhe student i Universitetit të Padovës, ka luajtur ..

Read More
TË FUNDIT

Borrell bën të qartë: Për dialogun bashkëpunojmë jashtëzakonisht mirë me SHBA-të

Borrell bën të qartë: Për dialogun bashkëpunojmë jashtëzakonisht mirë me SHBA-të

Përfaqësuesi i lartë i politikës së jashtme të BE-së, Joseph Borrell, ka thënë se Bashkimi Evropian bashkëpunon ngushtë dhe mirë me SHBA-në procesin e dialogut Kosovë – Serbi.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Borrelll ka thënë se bashkëpunimi BE-SHBA është shumë efikas, ashtu siç ishte në rastin e kontestit mes Maqedonisë dhe Greqisë, shkruan lajmi.net.

Ai madje thotë, se ky bashkëpunim dhe mirëkuptim, është humë i rëndësishëm për zgjidhjen e problemit mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne mund ta bëjmë këtë së bashku me SHBA-në, pse jo. Ne bashkëpunojmë jashtëzakonisht mirë me SHBA-në në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë shumë efikase, ashtu ishte edhe në rastin e Maqedonisë. Këtë mund ta bëjmë edhe në rastin e Malit të Zi, por tani po punohet për koordinim që përfshinë luftën kundër dezinformatave. Nuk ka ende ndërmjetësim të përbashkët mes SHBA-së dhe BE-së. Të shfrytëzoj këtë mundësi të ..

Read More
INTERESANTE

(1957)/ Rrëfimi i dy gazetareve të pavarura britanike mbi udhëtimin e tyre nëntë ditor në Shqipëri

NGA: AURENC BEBJA

“San Rafael Daily Independent Journal” ka botuar, të mërkurën e 24 korrikut 1957, në faqen n°5, rrëfimin e dy gazetareva të pavarura britanike mbi udhëtimin e tyre nëntë ditor në Shqipërinë komuniste, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Raport nga Shqipëria

Vizitorët e parë thonë se Stalini ende duhet

close

volume_off

Burimi: San Rafael Daily Independent Journal, e mërkurë, 24 korrik 1957, f.5

FOTO GALERI

(Që nga fillimi i Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria ka qenë një tokë e mbyllur për Perëndimin. Dy gazetare britanike të pavarura ishin ndër turistet e para të pranuara në vend, më i vogli në mesin e satelitëve të Rusisë. Ato sapo kanë përfunduar turneun e tyre dhe tregojnë për të në shkrimin në vijim.)

Nga Barbara Wace dhe Anne Deveson

Tiranë, Shqipëri (IP) — Shqipëria është ndoshta i vetmi vend në botë ku stoku i Jozef Stalinit është ende aq i lartë.

I kemi parë fotot e tij, st..

Read More
TË FUNDIT

Incident mbi Detin e Zi: Rusia shkakton rrëzimin e dronit amerikan

Incident mbi Detin e Zi: Rusia shkakton rrëzimin e dronit amerikan

Një avion luftarak rus rrëzoi një dron të Forcave Ajrore të SHBA-së mbi Detin e Zi të martën
Kjo ndodhi pasi avioni dëmtoi helikën e dronit amerikan MQ-9 Reaper, sipas një zyrtari amerikan që tha se ka njohuri mbi incidentin, shkruan CNN, transmeton lajmi.net.

“Droni Reaper dhe dy avionë SU-27 Flanker po operonin mbi ujërat ndërkombëtare mbi Detin e Zi kur një nga avionët rusë fluturoi qëllimisht përpara dhe hodhi karburant përpara dronit pa pilot, sipas zyrtarit. Një nga avionët më pas dëmtoi helikën e Reaper, e cila është montuar në pjesën e pasme të dronit, tha zyrtari. Dëmtimi i helikës detyroi SHBA-në të rrëzonte Reaper në ujërat ndërkombëtare në Detin e Zi”, shkruan CNN.

Forcat Ajrore të SHBA-së lëshuan një deklaratë duke akuzuar avionin rus për veprim në një “mënyrë të pamatur, të pasigurt për mjedisin dhe joprofesionale”.

“Përafërsisht në orën 7:03 të mëngjesit (CET), një nga avionët rus Su-27 goditi helikë..

Read More
TË FUNDIT

Kurti i pret në zyre disa biznesmenë kosovarë

Kurti i pret në zyre disa biznesmenë kosovarë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me zëvendësin e tij, Besnik Bislimi dhe ministrin e Financave, Hekuran Murati, kanë pritur sot në takim disa biznesmenë kosovarë.
Këtë, Qeveria e bëri të ditur me anë të një komunikate për media, shkruan lajmi.net.

“Përkrah zëvendëskryeministrit të Parë, Besnik Bislimi, ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, dhe shefit të Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mirëpriti përfaqësues të disa prej kompanive më të mëdha tregtare vendore”, u tha në komunikatë.

“Me Xhevdet Rexhepin, përfaqësues i Viva Fresh, Shaip Mikollvcin, përfaqësues i Interex dhe Emona, Ramiz Kelmendin përfaqësues i grupit Elkos dhe Hakif Gashi, përfaqësues i Meridian dhe Spar, u diskutua për ambientin e të bërit biznes, për veçoritë dhe rolin e sektorit privat në zhvillimin ekonomik të vendit por dhe vështirësive gjatë krizave globale, për rolin dhe përgje..

Read More
TË FUNDIT

Arrestohet pjesëtari i Njësisë Speciale shqiptar, i gjenden një “mal” me para në veturë

Arrestohet pjesëtari i Njësisë Speciale shqiptar, i gjenden një “mal” me para në veturë

Një punonjës i Njësisë Speciale të Shqipërisë “Renea” ka përfunduar sot në pranga.
Ai u arrestua në operacionin e koduar “Fast”, i cili u mbështet edhe nga intelegjenca informative e Shqipërisë, shkruan lajmi.net.

Sipas njoftimit të policisë shqiptare, i njëjti dyshohet për veprat penale “fshehje të të ardhurave” dhe “shpërdorim detyre”, shkruan lajmi.net.

Në operacion janë sekuestruar edhe shuma të mëdha parash në euro, lekë e paund.

“Nga numërimi rezultoi se në qesen e palsmasit kishte rreth 113 mijë euro, rreth 290.000 lekë të rinj dhe 80 paund, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, tha policia shqiptare në komunikatën e saj.

Njoftimi i plotë nga Policia e Shtetit:

Finalizohet nga Forca e Posaçme “Shqiponja” operacioni policor i koduar “Fast”, falë inteligjencës informative.

Vihet në pranga për pastrim të produketeve të veprës penale, fshehje e të ardhurave dhe shpërdor..

Read More
TË FUNDIT

Vjen paralajmërimi: Edhe ky deputet “është rrugës” për t’u larguar nga Vetëvendosje

Vjen paralajmërimi: Edhe ky deputet “është rrugës” për t’u larguar nga Vetëvendosje

Analisti, Valon Syla, e ka përmendur edhe Hydajet Hysenin, si njëri ndër deputetët që ka gjasë të largohget nga Vetëvendosje.
Syla thotë se Hyseni do t’i bashkohet Doarsa Kicës, Haki Abazit e Fatmir Humollit në vazhdën e largimeve nga partia në pushtet.

“Vetëvendosjes i ikën 3 deputetë deri tash. Doarsa Kica, Haki Abazi dhe Fatmir Humolli… gojkqinjët e kryeqytetit nga VV po flasin poashtu se Hydajet Hyseni është rrugës për tu larguar poashtu…Interesant”, shkroi Syla. /Lajmi.net/

Read More