Author: admin

TË FUNDIT

Sheholli: Kurti mund të futet në “Listën e Zezë” nëse marrëveshja dështon shkaku i tij

Sheholli: Kurti mund të futet në “Listën e Zezë” nëse marrëveshja dështon shkaku i tij

Drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti mund ta pësonte rëndë nëse dështonte në procesin e dialogut.
Sheholli u shpreh se Kurti mund ta shihte veten pjesë të listës së zezë nëse konsiderohej fajtor për dështimin e marrëveshjes.

“Çka ka lidhje me Ohër se kush ka votu e çka ka votu? Na po flasim për dështimin… Lej sanksionet se na i fusin edhe neve sanksionet nëse… nëse… Ke mi pa kryeministrin e Kosovës, nëse ia bëjnë me gisht që është fajtor, ke me pa në listë të zezë amerikane. Pra, do të ketë sanksione shumë të rënda, të cilat do të zbatohen menjëherë.”, theksoi Sheholli në kanal10.

“Ka kush e rrëzon Kurtin, e ka kush e shtin në listë të zezë.”, ka vazhduar më tej ai.

“Ia ninë krismën në fund të prillit,” – pretendoi ai.

Read More
TË FUNDIT

Pak ditë para takimit me Vuçiqin, Kurti udhëton për në Strasburg të Francës

Pak ditë para takimit me Vuçiqin, Kurti udhëton për në Strasburg të Francës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar sot në Strasburg të Francës.
Këtë e ka bërë të ditur Qeveria e Kosovës me anë të një komunikate për media, shkruan lajmi.net.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sonte për në Strasburg për të marrë pjesë në takimin e 10-të të Komitetit Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim- Asociimit me BE-në”, bën me dije Qeveria.

Qeveria tha se gjatë qëndrimit dyditor, kryeministri Kurti do të takohet me deputetë dhe kryesues të grupeve kryesore politike të Parlamentit Evropian dhe me Presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.​ /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Haradinaj thotë se Kurti ka kapur institucionet: Ka me ia hangër kryet lakmia për pushtet

Haradinaj thotë se Kurti ka kapur institucionet: Ka me ia hangër kryet lakmia për pushtet

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj vlerëson se kryeministri aktual Albin Kurti i ka kapur institucionet e shtetit.
Haradinaj thotë se Kurti ka krijuar ‘lidhje të shkurtëra’ nëpër këto institucione saqë personalisht i interviston edhe kandidatët për anëtarë të bordeve.

“Po na del ndër më të etshmit për pushtet, më i etshmi që ka ekzistua ndonjëherë. Nuk kemi parë ne ndonjëherë ndryshim kaq evolutiv të një pushtetari në periudhën para dhe pas zgjedhjeve. Pra nuk ka ndodhur ndonjëherë një transformim aq i madh sa ka ndodhur me Kurtin. Është e paimagjinueshme, Kurti opozitar me Kurtin në pushtet. Pra ky del që është lakmitar i madh në pushtet. Pra del që e ka qëllim pushtetin dhe këtë e dëshmon me kapje të institucioneve. Krejt lidhjet e shkurtra që i ka krijue: borde, kompani, familjarë, militantë, deri te edhe për një ujësjellës, anëtarët e bordit i interviston Kurti. Pra, edhe për ujës..

Read More
TË FUNDIT

“Pasoja të rënda” – Haxhiu tregon të këqijat që mund t’i vijnë Kosovës nëse nuk nënshkruhet marrëveshja

“Pasoja të rënda” – Haxhiu tregon të këqijat që mund t’i vijnë Kosovës nëse nuk nënshkruhet marrëveshja

Gazetari Baton Haxhiu ka nxjerrë disa letra ku tregojnë për pasojat e Kosovës nëse kryeministri Albin Kurti nuk e nënshkruan marrëveshjen me Serbinë.
Haxhiu në emisionin ‘Pressing’ në T7 thotë se kryeministri Kurti nuk ka të drejtë të luajë me pasojat që mund t’i përjetojnë 2 milionë njerëz.

“Nuk guxon këtë rast historik ta përdorë për konsum të brendshëm, është kryeministër dhe kryeministri nuk guxon, mos t’i përmendi pasojat këtu, se nuk dueht të luhet me pasoja që mund t’i përjetojnë 2 milionë njerëz, nuk ka të drejtë”.

Haxhiu ia dorëzoi letrat autorit të emisonit Leonard Kerquki, për të lexuar pasojat që, sipas tij, mund t’i bartë Kosova nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen me Serbinë.

“Kosova duhet të plotësojë pritshmëritë e komuniteti perëndimor, veçanërisht duke respektuar marrëveshjet e mëparshme. Refuzimi i Kosovës për të respektuar marrëveshjet e mëparshme mund të ketë ..

Read More
TË FUNDIT

Qytetarët panë foton në media dhe thirrën policinë: Arrestohet i dyshuari për dhunim

Qytetarët panë foton në media dhe thirrën policinë: Arrestohet i dyshuari për dhunim

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, me datën 01.12.2022 ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit Florian (Ruzhdi) Fila i lindur me 16.01.2000, banues në rrugën “Skënderbeu” në Gjakovë i cili kërkohej për veprën penale “Dhunim”.
Sektori Rajonal për Hetime, falë bashkëpunimit me qytetarë dhe media, pas publikimit të fotografisë së personit të kërkuar, ka arritur që të siguroj informacion lidhur me vendndodhjen e të kërkuarit dhe të bëjë arrestimin e tij. Me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë.

“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, falënderon të gjithë qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin e treguar me Policinë e Kosovës, bashkëpunim ky i cili po ndikon në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike”, thuhet në komunikatën e Policisë. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Shfaqje spektakolare me dronë në Tiranë

Shfaqje spektakolare me dronë në Tiranë

Tirana ka përmbyllur në mënyrën më të bukur të mundshme ditën e verës, ku me anë të disa dronëve është dhuruar spektakël për të gjithë qytetarët që e kanë pasur mundësinë ta shohin live.
Fillimisht me anë të disa dronëve u krijua një zemër, më pas harta e Shqipërisë dhe një “faleminderit Shqipëri”.

Kjo shfaqje spektakolare tërhoqi vëmendjen e shumë qytetarëve që shijuan pamjet e bukura për disa minuta.

Read More
TË FUNDIT

Mbushen sërish rrugët në Beograd, serbët protestojnë kundër propozimit evropian

Mbushen sërish rrugët në Beograd, serbët protestojnë kundër propozimit evropian

Në Beograd më 14 mars u mbajt edhe një protestë e djathtistëve serbë kundër propozimit evropian për normalizimin e raporteve midis Kosovës dhe Serbisë.
Folësit para protestuesve u prezantuan si studentë nga fakultete të ndryshme të Universitetit të Beogradit dhe thanë se kjo ishte një “protestë demokratike”.

Protestuesit mbanin simbole nacionaliste dhe të krahut të djathtë.

Në platonë e Fakultetit të Filozofisë, organizatorët iu adresuan turmës, e cila brohoriste “tradhti” dhe “nuk do ta japim Kosovën”.

Organizatorët e protestës kërkuan që në takimin e Ohrit, më 18 mars, propozimi evropian të refuzohet publikisht, të merret vendim që të hiqet dorë nga negociatat dhe të mos zbatohen të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, dhe të nisin negociatat nën ndërmjetësimin e Kombeve të Bashkuara.

Protestuesit marshuan përmes rrugëve të qendrës së Beogradi..

Read More
TË FUNDIT

Vjen paralajmërimi nga Valon Syla: Edhe ky deputet “është rrugës” për t’u larguar nga Vetëvendosje

Vjen paralajmërimi nga Valon Syla: Edhe ky deputet “është rrugës” për t’u larguar nga Vetëvendosje

Analisti, Valon Syla, e ka përmendur edhe Hydajet Hysenin, si njëri ndër deputetët që ka gjasë të largohget nga Vetëvendosje.
Syla thotë se Hyseni do t’i bashkohet Doarsa Kicës, Haki Abazit e Fatmir Humollit në vazhdën e largimeve nga partia në pushtet.

“Vetëvendosjes i ikën 3 deputetë deri tash. Doarsa Kica, Haki Abazi dhe Fatmir Humolli… gojkqinjët e kryeqytetit nga VV po flasin poashtu se Hydajet Hyseni është rrugës për tu larguar poashtu…Interesant”, shkroi Syla. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Lajçak “harron” 15 modelet: Asociacioni duhet krijuar sipas marrëveshjeve të 2013 dhe 2015

Lajçak “harron” 15 modelet: Asociacioni duhet krijuar sipas marrëveshjeve të 2013 dhe 2015

Emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak ka folur sërish për 15 modelet që ai ka ofruar për Asociacionin.
Në një intervistë për RTS-në, Lajçak ka thënë se Asociacioni duhet të zbatohet bazuar në marrëveshjet e 2013-ës dhe 2015-ës, shkruan lajmi.net.

“Ne e dimë që është rënë dakord në 2013, por nuk ndodhi. Këtë herë duhet të ndodhë, bazuar në atë që u ra dakord në 2013, pra në 2015. Ne propozuam 15 modele ekzistuese evropiane si frymëzim. Jo si një Alternativë. Ndoshta marrëveshjet e vitit 2013 apo 2015 nuk do të japin përgjigje për të gjitha pyetjet. Unë dua që ne të kërkojmë frymëzim nga modelet funksionale evropiane”, tha i dërguari special i BE-së për dialogun.

Lajçak ka theksuar se Marrëveshja e Brukselit, e cila është nënshkruar 10 vjet më parë, nuk është braktisur.

“Komuniteti duhet të ndërtohet sipas modelit që është rënë dakord në 2013 – 2015. Dhe modelet janë aty për të treguar..

Read More
TË FUNDIT

Policia i zë në Prizren shpërndarësit e parave false, sekuestron 1704 euro në monedha të 2-sheve

Policia i zë në Prizren shpërndarësit e parave false, sekuestron 1704 euro në monedha të 2-sheve

Hetuesit policorë nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Prizren, kanë trajtuar një informatë nën dyshimin se dy persona janë të përfshirë në veprën penale ‘falsifikimit i parasë’, respektivisht shpërndarjen e parasë së falsifikuar.
Pas pranimit te informatës janë ndërmarrë veprime hetimore në koordinim me Prokurorinë e Shtetit dhe me patrullat policore të Stacionit Policor Prizren, sot më 14.03.2023, në rrugën magjistrale Prizren-Vërmicë janë ndaluar dy automjete, me të cilat dyshohej se po bëhej shpërndarja e parasë së falsifikuar.

Pas kontrollit të automjeteve, në automjetin e parë janë gjetur:

Monedha në sasi prej 850 x 2 = 1700 euro.

Ndërsa ne automjetin e dytë janë gjetur:

Monedha në sasi prej 2 X 2=4 4uro

Një kallëp metalik rrethor i zbrazët i monedhës metalike dy euro (shabllon),

Pesë copa te vogla metalike rrethore të monedhës dy euro (shabll..

Read More