Author: admin

TË FUNDIT

Rritet numri i udhëtarëve me aeroplan dhe zero transport të mallrave me tren

Rritet numri i udhëtarëve me aeroplan dhe zero transport të mallrave me tren

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon për herë të parë statistikat e transportit dhe telekomunikimit, në baza mujore, për muajin janar 2023, me të dhëna mbi Transportin Ajror, Hekurudhor, Rrugor dhe Telekomunikimin.
Sipas ASK-së, në muajin janar 2023, numri i fluturimeve të realizuara ishte 808, ose 4.53% më shumë së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa numri i udhëtarëve në total ishte 235 567, ose 21.36% më shumë së në periudhën e njëjte të vitit të kaluar.

“Ndërsa, numri i udhëtarëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi ishte 6 505, ose 55.70% më shumë së në periudhën e njëjte të vitit të kaluar, kurse sasia e mallrave të transportuara me tren, në neto ton, ishte 0. Numri i përdoruesve të rrjetit telefonik fiks ishte 68 194, ose 9.32% më pak së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ndërkaq, në telefoninë mobile, në muajin janar 2023, numri i përdoruesve me parapagim (Pr..

Read More
TË FUNDIT

Von Cramon: Zbatimi i planit të BE-së hap rrugën e Kosovës drejt BE-së

Von Cramon: Zbatimi i planit të BE-së hap rrugën e Kosovës drejt BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.
Kjo e fundit tha se kanë diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi, si dhe takimin e ardhshëm i cili do të mbahet më 18 mars në Ohër.

Ajo ka ripërsëritur mbështetjen e plotë për planin e BE-së për Kosovën dhe Serbinë dhe ka inkurajuar Kosovën dhe Serbinë të gjejë një mënyrë për të për të siguruar zbatimin, pasi me të vërtetë do të hapë rrugën përpara për Kosovën në BE.

Read More
TË FUNDIT

Kurti: Plani i BE-së duhet të përmbajë detaje konkrete dhe të jetë gjithëpërfshirës

Qëndrimin në Strasburg, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e vijoi me takimin me Kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, eurodeputetin David McAllister.

Gjatë takimit, Kryeministri Kurti foli për përparimin demokratik të vendit, të njohur tashmë edhe në indekset ndërkombëtare në sundimin e ligjit, luftimin e korrupsioni, lirinë e medias dhe të drejtave politike dhe lirive civile. E krahas, indikatorëve demokratikë, në dy vitet e fundit, u shënua edhe rritje ekonomike, rritje e të hyrave buxhetore pa ndryshuar politikat fiskale, eksporteve, dhe te investimet e huaja direkte. Duke dhënë kështu shembullin dhe ofruar dëshminë që demokracia cilësore dhe zhvillimi ekonomik mund të shkojnë krah për krah.

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, përveçse orientim e synim i hershëm, erdhi edhe si rezultat i progresit në vend, që u njoh edhe nga Raporti i BE-së për vendin. Në takim, u diskutua pikërisht edhe për aplikimin e Kosovës dh..

Read More
TË FUNDIT

Abdixhiku vizitohet nga familja e Ibrahim Rugovës, pranon një dhuratë nga ta

Abdixhiku vizitohet nga familja e Ibrahim Rugovës, pranon një dhuratë nga ta

Bashkëshortja e ish-presidentit Ibrahim Rugova, Fana vizitoi sot kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun.
Së bashku me vajzën, Teutën dhe djalin, Ukën, bashkëshortja e Rugovës vizitoi Abdixhikun në dyvjetorin e marrjes së detyrës si lider i LDK-së.

Me këtë rast, Abdixhiku u shpreh i nderuar nga vizita e Fanës, nga e cila pranoi një dhuratë siç potencoi ai, teje të çmuar e domethënëse.

“Në këtë përvjetor të dytë, u nderova nga vizita e zonjës Fana Rugova, bashkëshortes së Presidentit Rugova, dhe vajzës së tij Teutës e djalit Ukës. Ishte kjo vizita e parë e zonjës Fana në selinë qendrore të partisë. Nga zonja Fana pranova dhe një dhuratë tejet të çmueshme e domethënëse për mua; një kristal guri; të njëjtin që Presidenti Rugova e mbante për më të veçantë, atë që e kishte dërguar tek Presidenti Klinton e Papa Gjon Pali i Dytë, si shenjë Kosove. Mes emocionesh e kujtimesh të shumta mbi gjithë historinë e familjes ..

Read More
TË FUNDIT

Nga 16 marsi s’ka më vetura pa stikersa

Nga 16 marsi s’ka më vetura pa stikersa

Nga nesër (e enjte), 16 mars 2023, asnjë automjet nëpër rrugët e Kosovës nuk duhet të jetë pa ngjitës (stikers) i cili dëshmon se automjeti në fjalë ka të kryer procesin e regjistrimit, ashtu siç parashihet me ligjet në fuqi.
Gjatë vitit të parë të zbatimit të projektit për vendosjen e ngjitëseve, i mbështetur financiarisht 100 % nga kompanitë e sigurimeve që operojnë në vendin tonë rezultatet janë të dukshme.

Por, efekti do të jetë më i madh nga nesër 16.03.2023, kur asnjë veturë nëpër rrugët e Kosovës më nuk duhet të jetë pa stikers.

Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit Sami Mazreku vlerëson se projekti në fjalë ka dhënë rezultate të mëdha vitin e parë, por rezultat edhe më të mëdha do të jepen sivjet.

“Vitin e parë ngjitësi ka pasur ngjyrë të kuqe, ketë vit ka ngjyrë të gjelbër dhe praktikisht sot behën 1 vit, kështu që nga nesër asnjë automjetet nëpër rrugët e Kosovës nuk duhet të jetë pa ngjitës” vlerëson drejtori Mazreku.

Sipas ti..

Read More
TË FUNDIT

Veseli ishte në Rambuje, dosja tregon si komunikoi ai me intelegjencën e shteteve të NATO-s

Veseli ishte në Rambuje, dosja tregon si komunikoi ai me intelegjencën e shteteve të NATO-s

Dosja paraprake e mbrojtjes së Kadri Veselit ka zbuluar disa detaje të pathëna më parë në lidhje me veprimtarinë e ish-shefit të intelegjencës së UÇK-së.
Një nga periudhat e përshkruara në dosjen paraprake është edhe ajo e Konferencës së Rambujesë dhe rolin që Veseli ka pasur aty, shkruan lajmi.net.

Avokati Ben Emmerson tregon se si Veseli ka qenë fizikisht në Rambuje, mirëpo që nuk ka qenë brenda Kështjellës ku janë zhvilluar takimet.

Aty tregohet se si ai ka zhvilluar diskutime paralele dhe plotësuese në kohë reale me shërbimet inteligjente të shteteve të NATO-s.

“Më 6 shkurt 1999, në një përpjekje të fundit për të shmangur një konflikt të armatosur ndërkombëtar në shkallë të plotë, palët u mblodhën në Rambuje të Francës për bisedime të ndërmjetësuara. Mirëpo, negociatorët ndërkombëtarë e vlerësuan delegacionin serb si të munguar në sinqeritet që në fillim. Millosheviqi dështoi të marrë p..

Read More
TË FUNDIT

Vdes një i burgosur në Spitalin e Pejës

Vdes një i burgosur në Spitalin e Pejës

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka njoftuar se dje në Spitalin Rajonal në Pejë është konstatuar se i burgosuri R. M, i lindur me 21.06.1958 në Viti, ka ndërruar jetë.
KMDLNj ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e të burgosurit dhe ka theksuar se Shërbimi Korrektues i Kosovës ka nevojë urgjente që brenda hapësirave që i ka ta ketë një spital për trajtimin e të burgosurve me të gjitha profilet profesionale të nevojshme për këtë . Ka hapësirë të mjaftueshme dhe nuk duhen mjete të mëdha për këtë.

“Të gjitha përpjekjet për të bërë zgjidhje deri më tani janë të dështuara sikur që është Instituti për Forenzikë Psikiatrike apo dhomat për të burgosur në QKUK –ë”, thuhet në reagim.

Reagim i KMDLNj – së:

VDES EDHE NJË I BURGOSUR

Sipas informatave të KMDLNj-së më datë 14.03.2023, në Spitalin Rajonal në Pejë është konstatuar se i burgosuri R. M, i lindur me 21.06.1958 në Viti, ka ndërruar jetë. I burgosuri R.M. ka ardhur me sëmu..

Read More
TË FUNDIT

Kurti në Francë: Dy vitet e fundit Kosova shënoi rritje ekonomike e investime të huaja

Kurti në Francë: Dy vitet e fundit Kosova shënoi rritje ekonomike e investime të huaja

Qëndrimin në Strasburg, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e vijoi me takimin me kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, eurodeputetin David McAllister.
Gjatë takimit, kryeministri Kurti foli për përparimin demokratik të vendit, të njohur tashmë edhe në indekset ndërkombëtare në sundimin e ligjit, luftimin e korrupsioni, lirinë e medias dhe të drejtave politike dhe lirive civile.

Sipas një komunikate të Qeverisë, krahas, indikatorëve demokratikë, në dy vitet e fundit, u shënua edhe rritje ekonomike, rritje e të hyrave buxhetore pa ndryshuar politikat fiskale, eksporteve, dhe te investimet e huaja direkte.

“Duke dhënë kështu shembullin dhe ofruar dëshminë që demokracia cilësore dhe zhvillimi ekonomik mund të shkojnë krah për krah. Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, përveçse orientim e synim i hershëm, erdhi edhe si rezultat i progre..

Read More
TË FUNDIT

Një i vdekur dhe 23 raste të reja me COVID-19

Një i vdekur dhe 23 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit ka vdekur një person dhe janë regjistruar 23 raste të reja me Covid-19, nga 129 testime sa janë bërë gjithsejtë.
Fatkeqësisht, në 24 orët e fundit ka humbur jetën një person, kurse janë shëruar 33 persona. Raste aktive me Covid -19 janë 207.

Ndërsa, prej fillimit me Covid-19, në Kosovë, janë konfirmuar 273,468, kanë vdekur 3,212 persona, kurse janë shëruar gjithsejtë 270,049, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Read More
TË FUNDIT

Specialja shënjestron dy raste të reja të krimeve të rënda me 47 persona të përfshirë, sekuestrohen para të shumta

Specialja shënjestron dy raste të reja të krimeve të rënda me 47 persona të përfshirë, sekuestrohen para të shumta

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ka mbajtur sot takimin e radhës me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shenjëstrimin e krimeve të rënda, ku kanë shenjëstruar dy raste të reja me 47 persona të përfshirë.
Prokuroria Speciale njofton se në rastin e parë janë të përfshirë 23 persona për veprat penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit’’ “Fajdeja” dhe “Detyrimi”, si dhe “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”.

Gjithashtu, lidhur me këtë rast janë sekuestruar asete dhe mjete monetare, ka ngrirje afatgjate për prona të paluajtshme dhe xhirollogarive bankare.

Janë sekuestruar shtatë (7) banesa dhe tokë bujqësore/ parcele 10,591 m2;

Ngrirje të xhirollogarisë bankare me vlerë monetare 186,861.75 euro;

Janë sekuestruar katër (4) vetura të markave të ndryshme;

Janë sekuestruar pasuri të luajtshme me vlere, si dhe para t..

Read More