Author: admin

TË FUNDIT

E mori në besim për ta rinovuar Ferrarin 250 mijë euro – e shet dhe arrestohet më pas në Morinë

E mori në besim për ta rinovuar Ferrarin 250 mijë euro – e shet dhe arrestohet më pas në Morinë

Një shtetas i Republikës së Kosovës është arrestuar sot në pikën kufitare në Morinë.
Kjo pasi, ekziston dyshimi se i njëjti ka mashtruar, duke shitur një veturë luksoze, Ferrari, në vlerë 250 mijë euro, përcjell lajmi.net.

“I dyshuari:

– A. M, mashkull 29 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është arrestuar sot në pikën kufitare në Morinë dhe i njëjti pas intervistimit, me vendim të prokurorit , është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

Mbështetur në rezultatet e para të hetimit, Policia ka ngritur dyshimin e bazuar se i dyshuari, duke keqpërdorur besimin, kishte shitur veturën e ankuesit (veturë e tipit Ferrari, vlera 250 000 euro), të cilën e kishte marrë nga ankuesi për ta dërguar për servisim jashtë vendit”, thuhet ndër tjerash në komunikatë.

Më poshtë edhe komunikata e plotë.

Read More
TË FUNDIT

Erdhi për ta parë nënën e sëmurë, publikohen pamje nga vizita e Gucatit

Erdhi për ta parë nënën e sëmurë, publikohen pamje nga vizita e Gucatit

Gjatë ditës së sotme, Hysni Gucati ka qëndruar në Kosovë, për ta vizituar nënën e tij të sëmurë.
Në një përgjigje dhënë lajmi.net, nga Gjykata Speciale kanë konfirmuar se vizita është bërë me arsyetimin bindës njerëzor.

“Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, një gjyqtar i vetëm ka udhëzuar Zyrën e Regjistrimit që të menaxhojë një vizitë paraburgimi në Kosovë për z. Gucati për të takuar familjen e ngushtë. I akuzuari mbetet në paraburgim dhe në paraburgim nga Dhomat e Specializuara. EULEX-i dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”, thuhej mes tjerash në përgjigje.

Ndërkaq, para pak çastesh, lajmi.net ka siguruar pamje nga forcat që po e ruajnë.

Read More
TË FUNDIT

U rrokullis me traktor në Leposaviq, ndihmohet nga policia dhe qytetarët

U rrokullis me traktor në Leposaviq, ndihmohet nga policia dhe qytetarët

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se së bashku me disa qytetarë, kanë ndihmuar një person që ishte rrokullisur me traktor sot në fshatin Bellobërdë të komunës së Leposaviqit.
Përmes një njoftimi për media, policia ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme, rreth orës 18:20, një njësi policore derisa ishte në patrullim në fshatin Bellobërdë, komuna e Leposaviqit, kanë hasur në një vet-aksident, ku një qytetar ishte rrokullisur me traktorin e tij duke mbetur nën traktor, shkruan lajmi.net.

“Me datën 14.03.2023, rreth orës 18:20, një njësi policore derisa ishte në patrullim në fshatin Bellobërdë komuna e Leposaviqit, kanë hasur në një vet-aksident, ku një qytetar ishte rrokullisur me traktorin e tij duke mbetur nën traktor dhe jeta e tij ishte seriozisht e rrezikuar. Zyrtarët policorë menjëherë kanë intervenuar dhe me ndihmën e disa qytetarëve kanë arritur që ta largojnë traktorin dhe ta nxjerrin personin që kis..

Read More
TË FUNDIT

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rohde: Zbatimi i aneksit, esencial për të ecur para në rrugën evropiane

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rohde: Zbatimi i aneksit, esencial për të ecur para në rrugën evropiane

Ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, Jorn Rohde ka thënë se zbatimi i aneksit të marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë është esencial sa i përket rrugëtimit të tyre drejt integrimeve evropiane.
Këto deklarime Rohde i bëri përmes një cicërime në rrjetin social “Twitter”, duke përmendur faktin se kjo marrëveshja ka mbështetjen e plotë të Parlamentit Evropian, përcjell lajmi.net.

Ai shpërndau postimin e Viola von Cramon, me këtë të fundit që ftoi palët të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe që me datën 18 të vënë të zezën mbi të bardhë.

‘’Mbështetje e plotë për planin e BE-së Kosovë-Serbi, dhe inkujarimin e gjetjes së një mënyre për të siguruar zbatimin, pasi me të vërtetë do të hapë rrugën përpara për Kosovën në BE’’, kishte shkruar ajo.

Also full support for the 🇪🇺 proposal from the 🇪🇺 Parliament!
Agreement on implementing the annex by 🇽🇰 and 🇷🇸 on the 18th in Ohrid now is essentia..

Read More
TË FUNDIT

Specialja flet për lirimin e Gucatit, tregon arsyet pse ai u lejua të vijë në Kosovë

Specialja flet për lirimin e Gucatit, tregon arsyet pse ai u lejua të vijë në Kosovë

Gjykata Speciale ka konfirmuar lirimin e Hysni Gucatit për vizitë në Kosovë.
Në një përgjigje për lajmi.net, nga Gjykata Speciale kanë thënë se Gucati është liruar për arsye bindëse humanitare për të vizituar familjen e ngushtë.

“Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, një gjyqtar i vetëm ka udhëzuar Zyrën e Regjistrimit që të menaxhojë një vizitë paraburgimi në Kosovë për z. Gucati për të takuar familjen e ngushtë. I akuzuari mbetet në paraburgim dhe në paraburgim nga Dhomat e Specializuara. EULEX-i dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës për lajmi.net.

Siç mësohet, Gucati do ta vizitojë nënën e tij e cila është në gjendje të rëndë shëndetësore në spital. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Vrau motrën duke e lidhur me shami në fyt, dënohet me 7 vite burgim dhe trajtim të detyruar psikiatrik

Vrau motrën duke e lidhur me shami në fyt, dënohet me 7 vite burgim dhe trajtim të detyruar psikiatrik

Është dënuar me shtatë vite burgim e akuzuara për vrasjen e motrës së saj në Fushë Kosovë.
Verdikti u dha sot nga Gjykata Themelore e Prishtinës. Siç shkruan Betimi për Drejtësi, sipas aktgjykimit, dënimi do të fillojë së zbatuari 15 ditë pas plotfuqishmërisë së këtij vendimi.

Përveç vendimit për vuajtje të dënimit me burg, fajtorja do të detyrohet të trajtohet psiqikisht.

Kujtojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë më 9 maj 2021 ka ngritur aktakuzë ndaj F.S., me arsyetimin se derisa ishte në dhomën e fjetjes së tani të ndjerës T.S që gjendet në Fushë-Kosovë, në gjendje të përgjegjësisë esencialisht të zvogëluar, nga motive të panjohura e kishte privuar nga jeta motrën e saj T.S.

Sipas aktit akuzues, derisa tani e ndjera ishte e shtirë në krevatin e dhomës së saj e pandehura fillimisht e kishte shtrënguar në qafë dhe fyt e më pas e kishte lidhur edhe shaminë në fyt, me ç’rast n..

Read More
TË FUNDIT

Kurti në Strasburg: Kemi përjetuar progres të jashtëzakonshëm në dy vitet e fundit

Kurti në Strasburg: Kemi përjetuar progres të jashtëzakonshëm në dy vitet e fundit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në takimin e Komitetit Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim-Asocciimit me Bashkimin Evropian.
Gjatë fjalimit të tij, kryeministri kosovar ka thënë se Kosova po e dëshmon që është shtet i ndërtuar me vlera evropiane.

Ai ka folur rreth çështjes së liberalizimit të vizave, ku ka thënë se shpreson që më në fund qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza nga 1 janari i vitit 2024.

“Derisa presim hapat e ardhshëm, shpresojmë se qytetarët tanë kanë për të qenë në gjendje të udhëtojnë pa viza në Evropë nga 1 janari i vitit 2024. Përveç liberalizimit të vizave, më 15 dhjetor kemi aplikuar zyrtarisht për anëtarësim në BE. Kjo perspektivë është konfirmuar nga BE-ja”, ka thënë ndër të tjerash Kurti.

Ai ka folur edhe për dialogun me Serbinë, ku ka deklaruar se Kosova është treguar konstruktive dhe kreative në këtë proces.

“Për sa i përket dialogut me Ser..

Read More
TË FUNDIT

Krasniqi: Kurti ka dështuar në procesin e dialogut si pasojë e kokëfortësisë dhe mos koordinimit me aleatë

Krasniqi: Kurti ka dështuar në procesin e dialogut si pasojë e kokëfortësisë dhe mos koordinimit me aleatë

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, sot ka bërë të ditur se ka biseduar në telefon me të dërguarin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, me të cilin ka thënë se kanë diskutuar gjerësisht për propozimin evropian të pranuar tashmë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Ai ka thënë se sikur edhe në takimet e tjera të këtyre ditëve, edhe emisarit Sarrazit i ka ripërsëritur qëndrimin e Partisë Demokratike të Kosovës dhe rezervat që kanë në raport me propozimin evropian për marrëveshjen Kosovë-Serbi, shkruan lajmi.net.

Krasniqi e ka cilësuar këtë propozim si “të pamjaftueshëm”.

“Unë i kam deklaruar në Washington, Bruksel dhe në Kuvend të Kosovës pesë pikat të cilat duhet të jenë shtylla të një marrëveshje finale, gjithëpërfshirëse, ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshme me Serbinë. Që të gjitha kanë qenë në linjë me interesin s..

Read More
TË FUNDIT

Hysni Gucati vjen në Kosovë, viziton nënën e tij të sëmurë

Hysni Gucati vjen në Kosovë, viziton nënën e tij të sëmurë

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, i dënuar nga Gjykata Speciale, Hysni Gucati, ka ardhur në Kosovë.
Arsye e ardhjes së tij është vizita që ai do të bëj tek nëna e tij e cila vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore, shkruan lajmi.net.

Vizita atij i është mundësuar për arsye humanitare nga Gjykata Speciale.

Kjo nuk është hera e parë që Gucati vjen nga Haga në Kosovë, me lirim special.

Ai edhe më herët ishte liruar për qëllime vizite humanitare, në një rast kur i kishte vdekur babai dhe një rast tjetër kur nënën e kishte të shtrirë në spital. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Hovenier për planin e BE-së për dialogun: Njohja reciproke aktualisht nuk është e mundur

Hovenier për planin e BE-së për dialogun: Njohja reciproke aktualisht nuk është e mundur

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka deklaruar se takimi i Ohrit është një mundësi e jashtëzakonshme për Kosovën dhe Serbinë për të arritur marrëveshje mbi planin evropian për normalizim të marrëdhënieve.
Në një takim me gazetarë, në të cilën mori pjesë ambasadori Hovenier, tha se aktualisht fokusi kryesor i tyre është te zbatimi i aneksit të marrëveshjes.

Ai theksoi se kjo është një marrëveshje e përkohshme që i ripozicionon marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, derisa nënvizoi se nuk kanë lëvizur nga qëndrimi i kamotshëm i ShBA-së, se marrëveshja përfundimtare duhet të përmbajë njohjen reciproke, mirëpo tha se aktualisht një gjë e tillë nuk është e mundur.

“Nga këndvështrimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ky është një moment mjaft i rëndësishëm në lidhje me përpjekjet tona të vazhdueshme për të avancuar integrimin e Kosovës në strukturat evro..

Read More