Author: admin

TË FUNDIT

Kurti: Liqeni i Ohrit është liqe tektonik, kam ardhur për bisedime për marrëveshje

Kurti: Liqeni i Ohrit është liqe tektonik, kam ardhur për bisedime për marrëveshje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ka ardhur me qëllim të mirë në Ohër për të nënshkruar marrëveshje me Serbinë për normalizimin e mardhënieve. Mirëpo, ka shtuar se derisa nuk ka tekst të përfunduar për planin e zbatimt nuk mund të ketë marrëveshje.
Nga Ohri, pak para takimeve me shefin e diplomacisë se BE-së, Josep Borrell dhe emisarin Lajçak, Kurti tha se ka ardhur këtu për bisdime për marrëveshje dhe jo bisedime për bisedime.

“Liqeni i Ohrit është liqe tektonik, mirëpo është vend i qetë dhe i bukur siç po e shihni të gjithë këtu. Unë jam optimist, jam i vëmendshëm dhe do të bëjmë më të mirën për Republikën e Kosovës, kushtetutshmërinë, sovranitetin, integritetin territorial, interesin publik dhe të popullit për gjithë qytetarët pa dallim sepse unë jam kryeministër i të gjithëve…Përveç se jam optimist kam ardh me qëllim dhe vullnet të mirë dhe në mirëbesim që dakordimin e arritur më he..

Read More
TË FUNDIT

Para takimit në Ohër, Kongresistët Amerikan letër Blinkenit për çështjen e Luginës së Preshevës

Pak para takimit të Ohrit në procesin e dialogut Kosovë – Serbi, Sekretari i Shtetit të SHBA-ve, Antoni Blinken ka pranuar një mesazh të fuqishëm nga Kongresi Amerikan për çështjen e Luginës së Preshevës!

Lajmi është bërë i ditur nga deputeti shqiptar dhe kreu i PVD-së, Shaip Kamberi.

“Bashkëkryesuesit e Grupit për Çështje Shqiptare në Kongresin e SHBA-ve, Kongresistët Himes dhe Torres, i dërgojnë letër zyrtare Sekretarit Blinken përmes së cilës kërkojnë që të drejtat e shqiptarëve në jugun e Serbisë, respektivisht në Luginën e Preshevës, të trajtohen në mënyrë reciproke me ato të minoritetit serb në Kosovë.

“Dialogu është dizajnuar për ta sjellur një marrëveshje finale gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obligative për normalizimin e marrëdhënjeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke përfshirë njohjen reciproke,” shkruajnë Himes e Torres, duke shtuar se “duke pasur parasysh historinë e konfliktit në rajon, dështimi për të siguruar të drejta të barabarta dhe të qëndrueshme [për shqipt..

Read More
TË FUNDIT

Vuçiq arrin i fundit në Ohër

Vuçiq arrin i fundit në Ohër

Nën masa të rrepta sigurie, në Ohër ka arritur i fundit presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq.
Siç raportojnë gazetarët e lajmi.net nga vendi i ngjarjes, delegacioni serb është pritur nën masa ekstreme të sigurisë, shkruan lajmi.net.

Atje janë bllokuar rrugët kryesore e madje edhe trotuaret.

Ky delegacion është përcjellur madje edhe me helikopterë. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Ambasadori italian paralajmëron përfitime ekonomike për Kosovën e Serbinë nga plani i BE-së

Ambasadori italian paralajmëron përfitime ekonomike për Kosovën e Serbinë nga plani i BE-së

Ambasadori italian në Prishtinë, Antonello de Riu, thotë se plani i Bashkimit Evropian për dialogun është një hap i rëndësishëm drejt njohjes de-jure të Kosovës nga Serbia.
Ai kërkon nga kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, që në takimin e sotëm në Ohër të shfrytëzojnë momentumin e krijuar dhe të arrijnë një marrëveshjen bashkë me aneksin për zbatimin e tij. Sipas tij përfitimet nga kjo marrëveshje janë të mëdha, veçmas në aspektin ekonomik.

“Ky është një momentum që duhet shfrytëzuar nga të dy liderët, sepse mendoj se asnjëherë si tani, ka një interes kaq të madh për zonën e Ballkanit dhe veçanërisht për çështjen e Kosovës dhe Serbisë nga bashkësia ndërkombëtare. Keni parë edhe një interesimin të madh edhe nga administrata amerikane, kështu që i gjithë komuniteti ndërkombëtar që është mik i Kosovës, sepse po flasim për shtetet mike të Kosovës, janë në radhë duke u ..

Read More
TË FUNDIT

Para takimit me Vuçiqin, Kurti ‘shijon’ kafen e mëngjesit me Ali Ahmetin

Para takimit me Vuçiqin, Kurti ‘shijon’ kafen e mëngjesit me Ali Ahmetin

Një orë para fillimit të takimeve në kuadër të dialogut në Ohër të Maqedonisë së Veriut, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po zhvillon një takim me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.
Kurti në këtë takim është i shoqëruar nga zëvendësi i tij Besnik Bislimi dhe ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

Sot në Ohër do zhvillohet raundi i ri i dialogut, ku kryeministri Albin Kurti do të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq për të diskutuar për zbatimin e marrëveshjes së dakorduar në parim mbi bazën e propozimit të BE-së për dialogun.

Kurti dhe Vuçiq fillimisht do të takohen veç e veç me shefin e diplomacisë së BE-së, Josep Borelll dhe emisarin special për dialog, Miroslav Lajçak, për të pasuar me takimin e përbashkët. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Aksioni i Policisë në mobi-shopë, bëhet i ditur numri i telefonëve të sekuestruar

Aksioni i Policisë në mobi-shopë, bëhet i ditur numri i telefonëve të sekuestruar

Policia ka kryer kontrolle në pesë lokacione në Pejë të premten nëpër dyqane telefonash.
Nga lokacionet janë sekuestruar mallra që dyshohen se janë futur duke iu shmangur taksave doganore.

Urdhri për kontrolle është lëshuar nga Gjykata Themelore në Pejë.

Policia ka bashkëpunuar me Doganën dhe inspektorët e ATK-së në këtë aksion.

Rasti është iniciuar si kontrabandë me mallra dhe shmangie nga tatimi.

“Pejë, 17.03.2023, Hetuesit policorë nga Sektori i Hetimeve Financiare të DHKEK, në koordinim me Prokurorinë Themelore Pejë, kanë zbatuar urdhër kontrollin e lëshuar nga Gjykata Themelore Pejë për kontroll në pesë lokacione në Pejë, të gjitha objekte afariste lokale të shitjes së telefonave mobil, nën dyshimin e kryerjes së veprave penale të lartcekura. Gjate kontrollit në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar: 55 telefona celular dhe tre IPAD, të cilët dyshohet të jene futur në territorin e repub..

Read More
TË FUNDIT

Bllokohet Ohri për delegacionin serb: Mbyllen rrugët e trotuaret, përcjellje edhe nga helikopteri

Bllokohet Ohri për delegacionin serb: Mbyllen rrugët e trotuaret, përcjellje edhe nga helikopteri

Autoritetet maqedonase kanë vënë masa të rrepta sigurie për delegacionin e Serbisë në Ohër.
Gazetarët e lajmi.net nga vendi i ngjarjes raportojnë për patrullime nga helikopteri, bllokim të rrugëve kryesore, e madje edhe bllokim të trotuareve për këmbësorë, shkruan lajmi.net.

Delegacioni i Serbisë tanimë ka arritur në Aeroportin e Shkupit, teksa është rrugës për tek vendi i ngjarjes.

Përveç përcjelljes nga toka, ky delegacion po përcillet edhe nga ajri. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Kurti niset për takimin me Borrellin, zgjedh heshtjen para mediave

Kurti niset për takimin me Borrellin, zgjedh heshtjen para mediave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka pranuar të flas para nisjes së takimeve për dialogun në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Pas takimit që e pati me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, shefi i ekzekutivit kosovar, tha shkurt se është vonë për takim me shefin e diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, duke mos u përgjigjur në pyetjet nëse do të ketë marrëveshje sot me presidentin serb Aleksandër Vuçiq.

Sot në Ohër po zhvillohet takimi i radhës ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Vuçiq, ku do të diskutojnë për zbatimin e marrëveshjes së dakorduar në parim më 27 shkurt në Bruksel.

Marrëveshja është propozim i Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhëneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kurti dhe Vuçiq, fillimisht do të zhvillojnë takime ndaras me Borrell dhe Lajçak dhe pastaj do të kenë një takim të përbashkët.

Në Ohër po qëndron edhe emisari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Read More
TË FUNDIT

Paralajmëron Ramë Buja: Plani Evropian mund ta krijojë një pushtet të tretë në Kosovë

Paralajmëron Ramë Buja: Plani Evropian mund ta krijojë një pushtet të tretë në Kosovë

Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, Ramë Buja ka deklaruar se rrezikshmëria më e madhe e pranimit të planit e evropian është nëse hynë pushteti i tretë në Kosovë.
Buja në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, tha se nëse një gjë e tillë ndodh do të ishte shumë tragjike për Kosovën.

“Pika e 7 e dini që e ka në brendësinë e saj eksterritorialitetin e kishave. Këtu duhet pasur shumë kujdes dhe te vetmenaxhimi i komunave serbe dhe ky vetmenaxhimi ka aq shumë kuptime dhe kuptimësi sa nëse nuk kemi kujdes se si do të futet ai për t’u sqaruar dhe për t’u implementuar është shumë problem. Rrezikshmëria është që këtu përmes këtyre dy kuptimësive të shprehjeve të na futet pushteti i tretë në Kosovë dhe nëse ndodh kjo është shumë tragjike për Kosovën. Një pushtet i tretë që e shpall të paqenë Kosovën unitare, është një Kosovë tjetër”, tha ai.

Sipas tij, delegacioni i Kosovës duhet të ketë shumë kujdes në çdo s..

Read More
TË FUNDIT

Dhunohet një vajzë e mitur në Viti

Dhunohet një vajzë e mitur në Viti

Një femër e mitur po dyshohet se është dhunuar para një jave në komunën e Vitisë.
Policia bën me dije se në lidhje me rastin është arrestuar një i dyshuar, shkruan lajmi.net.

Viktimës i është bërë ekzaminimi mjekësor dhe në bazë të raporteve ekzistojnë elemente të kryerjes së veprës së dhunimit.

Familjarët e të dyshuarit kanë dorëzuar raporte mjekësor në bazë të së cilave, i dyshuari ka diagnozën prapambetje mendore e shkallës së lehtë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje /Lajmi.net/

Read More