Author: admin

TË FUNDIT

Blinken përgëzon Kurtin dhe Vuçiq për marrëveshjen: Do të shpejtojë rrugën drejt BE-së

Blinken përgëzon Kurtin dhe Vuçiq për marrëveshjen: Do të shpejtojë rrugën drejt BE-së

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, e ka përshëndetur dakordimin e arritur mbrëmë në Ohër, për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë.
Blinken e ka përgëzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti si dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Blinken tha gjithashtu se kjo do të përshpejtojë rrugëtimin e të dyja vendeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Shtetet e Bashkuara do të mbeten të angazhuara në mënyrë aktive, në koordinim me partnerët e BE-së, për të mbështetur Serbinë dhe Kosovën në funksionimin e zbatimit në ndjekje të një marrëdhënieje të parashikueshme dhe paqësore. Ne do të vazhdojmë të mbështesim avancimin e stabilitetit dhe prosperitetit në Ballkanin Perëndimor”, tha Blinken, transmeton lajmi.net.

Blinken shtoi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara do të mbeten të angazhuara në mënyrë aktive, në koordinim me partnerët e BE-së, për..

Read More
TË FUNDIT

Për rezonancë magnetike duhet pritur deri në mars të vitit 2024

Për rezonancë magnetike duhet pritur deri në mars të vitit 2024

Pacientët spitalor nuk kanë listë të gjatë të pritjes për të kryer rezonancë magnetike ndërsa në përgjithësi për rastet jo urgjente është caktuar java e parë e marsit 2024, por që është datë orientuese, por që shërbimin po e marrin shumë më herët.
Kjo është gjendja të cilën e përshkruan drejtoresha e Radiologjisë në QKUK, Shkëndije Nuza, e cila thekson se me intensitetin e punës shumë shpejt do të eliminohet tërësisht lista e pritjes.

Deri në mesin e muajit janar është punuar vetëm me një rezonancë magnetike për shkak të defekteve.

Ndërkaq, tani në Klinikën e Radiologjisë në QKUK, sipas drejtoreshës po punohet në dy ndërrime dhe me dy aparatura.

“Pacientët spitalor nuk kanë listë të pritjes, për arsye se vendimi për prioritet në ekzaminime për pacientët e hospitalizuar e vendos specialisti. Klinikat që kanë kërkesa më të mëdha kanë shumë më shumë ditë të caktuara”, ka deklaruar për RTV Dukagjinin drejtoresha e Klinikë..

Read More
TË FUNDIT

Walker: Është gabim i madh të bëhet Asociacioni, s’po mund ta kuptoj Kurtin

Walker: Është gabim i madh të bëhet Asociacioni, s’po mund ta kuptoj Kurtin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, e ka quajtur gabim të madh nëse Kosova do ta nënshkruajë marrëveshjen e propozimit evropian.
Walker thotë se do të ishte “tejet kritik” nëse Kosova nënshkruan themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe brenda një marrëveshje e cila edhe ashtu nuk përmban njohjen e ndërsjellë Kosovë-Serbi.

Mes tjerash, ai është kritik edhe ndaj komunitetit ndërkombëtar që po e shtynë para pikërisht çështjen e Asociacionit.

“Kjo çështja e Asociacionit të komunitetit serb ose diçka e ngjashme për mua është njëfarë prishëse e marrëveshjes (deal-breaker). Do të isha tejet kritik nëse Kosova e nënshkruan atë. Mendoj se kjo është gabim i madh. Edhe për BE-në që e shtynë e para këtë. Për mua është diçka që ska kurrfarë kuptimi, që të jepen të drejta edhe më speciale një komuniteti pakicë, e cila tashmë edhe ka më shumë se një hise në të drejtat e paki..

Read More
TË FUNDIT

Opozita serbe kërkon dorëheqjen e Vuçiqit

Opozita serbe kërkon dorëheqjen e Vuçiqit

Opozita në Serbi i ka reaguar ashpër presidentit serb Aleksandar Vuçiq për arritjen e pajtueshmërisë mes tij dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit.

Madje lideri i Lëvizjes së djathtë Dveri, Boshko Obradoviq, kërkoi dorëheqjen e Vuçiqit, si zgjidhje e vetme e krizës politike. Duke kërkuar madje protesta nga qytetarët ai ka thënë se Vuçiq në mënyrë të paautorizuar ka marrë përsipër obligimin që të fillojë zbatimin e Marrëveshjes të cilën ai e vlerëson si grushtet.

Ish shefi i diplomacisë serbe Vuk Jeremiq marrëveshjen e quajti tradhti.

“Kjo tradhti e lartë mund të parandalohet vetëm me referendum”, ka shkruar ai.

Edhe partitë opozitare në Kosovë PDK e LDK e kritikuan kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për arritjen e pajtueshmërisë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Liderët e dy partive më të mëdha opozitare në Kosovë Memli Krasniqi i PDK-së e Lumir Abdixhiku kanë reaguar vetëm përmes rrjeteve sociale

Read More
TË FUNDIT

Gjukanoviq nuk arrin fitore bindëse në Mal të Zi, duhet edhe raundi i dytë

Gjukanoviq nuk arrin fitore bindëse në Mal të Zi, duhet edhe raundi i dytë

Presidenti aktual i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, nuk ka arritur fitore bindëse në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale.
Sipas parashikimeve të CeMI, Gjukanoviq nga mbi 90 për qind të votave të numëruar ka marrë 35.5 për qind të votave, raporton vijesti.me.

Me shumë gjasë do të duhet edhe një raund i dytë për të përcaktuar kreun e shtetit malazez.

Raundi i dytë pritet të mbahet më 2 prill.

Ndërkaq kundërkandidati i presidentit aktual, kandidati i Lëvizjes Evropa Tani Jakov Milatoviq fitoi 29,2 për qind, Fronti Demokratik Andrija Mandiq 19 për qind, Mali i Zi Demokratik Aleksa Beçiq 11 për qind.

Kandidatja e SDPA-së Draginja Vuksanoviq- Stankoviq fitoi 3.2 për qind, kandidati për Malin e Zi të Bashkuar Goran Daniloviq 1.3 për qind dhe ndikuesi Jovan Raduloviq 0.8 për qind.

Read More
TË FUNDIT

Një 77 vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Prizren

Një 77 vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Prizren

Një mashkull i moshës 77 vjeçare është gjendur pa shenja jete në një motel në Prizren.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur sot rreth orës 12:00.

Rasti në fjalë është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, transmeton lajmi.net.

Bytyqi ka deklaruar se në bazë të ekzaminimeve, viktima nuk pati shenja dhune në trupin e tij.

“Pak para orës 12 është raportuar për një person pa shenja jete nga punëtorët e një moteli villa në Prizren. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku është bërë ekzaminimi, ku me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion. Viktima është një 77 vjeçar. Në bazë të ekzaminimeve nuk ka shenja dhune në trupin e tij”, tha Bytyqi./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Turqia mirëpret pajtimin e Kosovës dhe Serbisë për aktin e zbatimit

Turqia mirëpret pajtimin e Kosovës dhe Serbisë për aktin e zbatimit

Turqia ka përshëndetur të dielën pajtimin e arritur midis Kosovës dhe Serbisë për zbatimin e një marrëveshjeje të mbështetur nga BE për normalizimin e marrëdhënieve.
“Ne mirëpresim që në vazhdën e arritjes së marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel më 27 shkurt 2023, në kuadër të udhërrëfyesit të Bashkimit Evropian, liderët e Kosovës dhe Serbisë ranë dakord për zbatimin e aneksit në fjalë më 18 mars 2023 në Ohër”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme turke.

Ministria shprehu shpresën se palët “do të respektojnë plotësisht dispozitat e marrëveshjes në fjalë dhe do të arrijnë rezultate konkrete në periudhën e ardhshme”.

“Vendi ynë ka kontribuar në proces, veçanërisht në çështjen e shpërndarjes së energjisë elektrike. Presidenti ynë së fundi ka pasur takime të ndara me presidentin serb Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës, Kurti. Si Turqi, ne do të vazhdojmë të mb..

Read More
TË FUNDIT

Molliqaj kritikon Kurtin: Kryeministri, me krejt partinë e tij e kanë futë kokën në dhe si struci

Molliqaj kritikon Kurtin: Kryeministri, me krejt partinë e tij e kanë futë kokën në dhe si struci

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka kritikuar dakordimin e arritur në Ohër mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Molliqaj përmes një shënimi në Facebook ka thënë se vet heshtja e Kurtit gjatë ditës së diel tregon se ishte një disfatë.

“Aq e mirë na qenka marrëveshja saqë Kryeministri, me krejt partinë e tij, e kanë futë kokën në dhe si struci”.

“Si pas një stuhie apo pas një disfate. Sepse disfatë ishte. E Albin Kurti heshtet kështu si sot, pas secilës disfatë”.

I pari i PSD-së duke akuzuar Kurtin se nuk pranoi marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë.

“E refuzoi marrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë në SHBA, por e pranoi në villën e Titos në Shën Naum. Dallimin bëjeni vetë”, ka deklaruar Molliqaj.

Ndryshe, të shtunën shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë u pajtuan p..

Read More
TË FUNDIT

Lajçak: Kjo javë ishte e gjitha rreth dialogut, liderët e Kosovës dhe Serbisë ranë dakord për aneksin zbatues të Marrëveshjes

Lajçak: Kjo javë ishte e gjitha rreth dialogut, liderët e Kosovës dhe Serbisë ranë dakord për aneksin zbatues të Marrëveshjes

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është deklaruar edhe një herë për zhvillimet në kuadër të dialogut.
Ai tha se kjo javë ka qenë e gjitha rreth dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë.

Lajçak po ashtu u shpreh se javën e nisi me udhëtim në Beograd, ku pati takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq për të diskutuar në lidhje me dialogun dhe po ashtu takoi edhe partitë opozitare pro Bashkimit Evropian.

“Kjo javë ka qenë e gjitha rreth dialogut. Filloi me një udhëtim në Beograd, ku vazhdova përgatitjet për takimin për dialogun e nivelit të lartë me presidentin Aleksandar Vuçiq. Gjatë takimit tonë, diskutuam për aneksin e zbatimit dhe rrugën përpara për Marrëveshjen. Derisa isha në Beograd, pata gjithashtu mundësinë të takohesha me partitë opozitare pro-Bashkimit Evropian për të diskutuar lidhur me dialogun dhe për të dëgju..

Read More
TË FUNDIT

Edhe studentët e UP-së në mbështetje të marshit për drejtësi ndaj krerëve të UÇK-së në Hag

Edhe studentët e UP-së në mbështetje të marshit për drejtësi ndaj krerëve të UÇK-së në Hag

Katër organizata studentore të Universitetit të Prishtinës (UP), do të mbështesin marshin “Liria ka emër”, pak kohë para se të nis procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Unioni Demokratik Studentor, Unioni i Studentëve Proeuropian, Opinioni i Pavarur Studentor dhe Paqja Studentore janë organizatat që po mbështesin këtë marsh.

“Si brez i ri i Kosovës, jemi rritur me rrëfimet e prindërve tanë për vuajtjet e sakrificat si çmimi më i shtrenjtë për çlirimin e vendit. Jemi rritur me rrëfimet e familjeve të dëshmorëve, martirëve, të zhdukurve e të dhunuarve të luftës. Jemi edukuar që ta nderojmë e mos ta harrojmë kurrë sakrificën madhore të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ta nderojmë kontributin e atyre që si studentë filluan organizimin për çlirimin e vendit”, thuhet në njoftimin e këtyre organizatave studentore.

“Prandaj ne studentët kundërshtojmë përpj..

Read More