Author: admin

TË FUNDIT

177 raste aktive me COVID-19

177 raste aktive me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se aktualisht në Kosovë janë 177 raste aktive me COVID-19.
Dje, nga 57 testime kanë rezultuar pozitiv me koronavirus gjithsej 8 qytetarë, raporton teve1.info

Po ashtu gjatë 24 orëve janë hospitalizuar 13 persona dhe janë shëruar 28 të tjerë.

Read More
TË FUNDIT

Hovenier: Zbatimi i marrëveshjes, kritik për zhbllokimin e së ardhmes së Kosovës

Hovenier: Zbatimi i marrëveshjes, kritik për zhbllokimin e së ardhmes së Kosovës

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se zbatimi i marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë, është kritik për zhbllokimin e së ardhmes së Kosovës.
Përmes një postimi në Twitter, Hovenier tha se SHBA-të do të vazhdojnë të qëndrojnë pranë popullit të Kosovës, për të realizuar sipas tij, një nga prioritetet tona kryesore, të përbashkëta.

“Zbatimi i kësaj marrëveshjeje është kritik për zhbllokimin e së ardhmes së Kosovës. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë me popullin e Kosovës për të realizuar një nga prioritetet tona kryesore, të përbashkëta: sigurimin që Kosova të zë vendin e saj të merituar në institucionet evropiane dhe euroatlantike”, ka shkruar Hovenier.

Read More
TË FUNDIT

Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite dhjetëra pika

Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite dhjetëra pika

Sot me fillim nga ora 11:00, do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Ksovës, në të cilën në rend dite janë dhjëtëra pika që kanë mbetur ngë seancat e kalaura të kuvendit, si dhe propozimi i rendit të ditës për seancën plenare të re.
Pikë e rendit të ditës është seanca plenare e shtyrë përsëri më 8 mars 2023, ku ka pasur si pikë të rëndit të ditës interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me çështjen: ”Siguria juridike e grave në rastet e dhunës në familje dhe përgjegjësia e organeve shtetërore në parandalimin edhe luftimin e krimeve ndaj grave dhe vajzave”.

Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 19 janar 2023:

Votimi i Raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës, shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2021, dhe shqyrtimi i raportit përfundimtar të Komi..

Read More
TË FUNDIT

Berisha: Vuçiq nuk nënshroi në Ohër sepse kishte urdhër nga Kremlini

Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Sali Berisha tha se Aleksandar Vuçiq nuk pranoi të firmoste marrëveshjen e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë për shkak se kështu ishte urdhëruar nga Vladimir Putin.

“Në përfundim Vuçiç deklaroi se nuk kam firmosur asgjë dhe se ai nuk firmos marrëveshje ndërkombëtare juridike me Kosovën. Por nuk tha se Kurti nuk pranoi të diskutojë për asociacionin dhe shpjegoi pse nuk firmosi, sepse sipas tij Kosova nuk është shtet i njohur ndërkombtarisht pa çka se atë e kanë njohur 95% e vendeve të lira të botës. Ai gjithashtu tha se ra dakord për disa pika, por nuk tha se për cilat pika nuk ra dakord. Pra ai tregon se edhe marrëveshjen franko-gjermane e trajton si shportë në të cilën mund të blejë vetëm ato që do ai”, tha Berisha përmes një postimi në Facebook.

Postimi i plotë i Berishes:

Ohri një marrëveshje sui generis! Apo pa marrëveshje.

Vuçiç nuk firmosi megjithëse Kurti pranoi asociacionin!

Miq, takimi shumë orësh i Ohrit perfundoi me ‘..

Read More
TË FUNDIT

Blinken përgëzon Kurtin dhe Vuçiqin për marrëveshjen: Do të shpejtojë rrugën drejt BE-së

Sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken, e ka përshëndetur dakordimin e arritur të shtunën në Ohër për zbatimin e marrëveshjes për normalizmin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Ai i ka përgëzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Blinken tha se kjo do të përshpejtojë rrugëtimin e dyja vendeve për në anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

“Shtetet e Bashkuara do të mbeten të angazhuara në mënyrë aktive, në koordinim me partnerët e BE-së, për të mbështetur Serbinë dhe Kosovën në funksionimin e zbatimit në ndjekje të një marrëdhënieje të parashikueshme dhe paqësore. Ne do të vazhdojmë të mbështesim avancimin e stabilitetit dhe prosperitetit në Ballkanin Perëndimor”, tha Blinken.

Read More
TË FUNDIT

Walker: Është gabim i madh të bëhet Asociacioni, s’po mund ta kuptoj Kurtin pse dëshiron ta nënshkruajë atë marrëveshje

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, e ka quajtur gabim të madh nëse Kosova do ta nënshkruajë marrëveshjen e propozimit evropian.

Walker thotë se do të ishte “tejet kritik” nëse Kosova nënshkruan themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe brenda një marrëveshje e cila edhe ashtu nuk përmban njohjen e ndërsjellë Kosovë-Serbi.

Mes tjerash, ai është kritik edhe ndaj komunitetit ndërkombëtar që po e shtynë para pikërisht çështjen e Asociacionit.

“Kjo çështja e Asociacionit të komunitetit serb ose diçka e ngjashme për mua është njëfarë prishëse e marrëveshjes (deal-breaker). Do të isha tejet kritik nëse Kosova e nënshkruan atë. Mendoj se kjo është gabim i madh. Edhe për BE-në që e shtynë e para këtë. Për mua është diçka që ska kurrfarë kuptimi, që të jepen të drejta edhe më speciale një komuniteti pakicë, e cila tashmë edhe ka më shumë se një hise në të drejtat e pakicave, më shumë se në cilindo vend në Evropë që unë e di, e gati edhe në botë”..

Read More
TË FUNDIT

Chollet: Marrëveshja përfundimtare do të kërkojë zgjedhje të vështira dhe guxim politik

Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, thotë se marrëveshja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të kërkojë “zgjedhje të vështira” dhe “guxim politik”.

“Të dyja qeveritë duhet të jenë në gjendje të tregojnë gatishmëri për kompromis. Ne mendojmë se këto kompromise janë të mundshme. Ne po përpiqemi të gjejmë zgjidhje kreative, për t’i ndihmuar ata që t’i bëjnë ato kompromise”, thotë Chollet për Radio Evropa e Lirë.

Duke folur një ditë para vizitës së pesë emisarëve ndërkombëtarë në Kosovë, Chollet thotë se ky është një moment i rëndësishëm dhe shfaq shpresën se do të ketë përparim në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai thotë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë duhet të formohet, por thekson se “Asociacioni në formën e Republikës Sërpska është një vijë e kuqe që SHBA-ja s’do do ta lejojë”.

“Shtetet e Bashkuara nuk do ta pranonin këtë dhe kjo nuk do të ishte diçka që do ta çonim përpara..

Read More
TË FUNDIT

Nga Mallakastra në UÇK, flet ish-ushtari: Politika shqiptare i ka bërë keq Kosovës në shumë raste

Meçan Zotaj, ish-luftëtari nga Mallakastra i UÇK-së tha se që nga lufta e UÇK deri sot Shqipëria ka bërë shumë pak dhe shpesh ka bërë shumë keq ndaj Kosovës.

Ai thotë se Shqipëria me kushtetutë e ka për obligim të kujdeset ndaj shqiptarëve jashtë kufijve të Shqipërisë.

Zotaj tha se shkelmin më i madh që janë munduar tu japin jo vetëm Kosovës por gjithë kombit shqiptar është Open Balkan.

“Kosova ka një sistem më të zhvilluar elektoral për udhëheqësit, por në Shqipëri politikanët, më shumë e kanë dëmtuar Kosovën. Shkelmi më i madh që janë munduar t’i japin Kosovës është Open Balkan. Goditjet që i ka marrë Kosova në takime në vendet të ndryshe, kritikat deri sa Serbia u bë faktor stabilizues në Ballkan, ndërsa Kosova si vend me komplekse. Këto janë goditje që lënë gjurmë në opinionin ndërkombëtar”, tha Zotaj në Euroneës Albania.

Ai ka thënë se populli shqiptarë në Shqipëri ka ndjeshmëri të madhe ndaj vëllezërve në Kosovë dhe sipas tij ndasia ekziston vetëm në aspektin që shkakton poli..

Read More
TË FUNDIT

Zelensky: Shteti i keq do të mbajë përgjegjësi për çdo akt terrori kundër ukrainasve

Zelensky: Shteti i keq do të mbajë përgjegjësi për çdo akt terrori kundër ukrainasve

Forcat ruse gjatë javës kanë granatuar një numër qytetesh të Ukrainës. “Shteti i keq” do të mbajë përgjegjësi për çdo akt terrori kundër ukrainasve. Kështu ka thënë presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij tradicional me video drejtuar kombit.
“Kamianske në rajonin Zaporizhzhia, Beryslav në rajonin Kherson, Marhanets në rajonin Dnipropetrovsk, Avdiivka, Kramatorsk dhe Kostiantynivka në rajonin e Donetsk, Kostiantynivka në rajonin Sumy… Dhe dhjetëra e dhjetëra qytete dhe fshatra të tjerë ukrainas që janë goditur nga terroristët rusë vetëm këtë javë. Ngushëllimet e mia për të gjithë ata që kanë humbur të afërmit e tyre, të dashurit e tyre”, tha ai.

Presidenti Zelensky siguroi se “shteti i keq do të mbajë përgjegjësi për çdo akt terrori kundër ukrainasve” dhe u kujtoi ukrainasve se Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi një urdhër arresti për presidentin rus Vladimir Putin.

“Momenti pa..

Read More
TË FUNDIT

BE nesër mban konferencën e donatorëve për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri

BE nesër mban konferencën e donatorëve për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri

Bashkimi Evropian organizojë nesër një konferencë ndërkombëtare të donatorëve për të mbështetur viktimat e tërmeteve shkatërruese të muajit të kaluar në Turqi dhe Siri.
E bashkëorganizuar nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe kryeministri suedez i Suedisë, Ulf Kristersson për Presidencën suedeze të Këshillit, konferenca do të organizohet në koordinim me autoritetet turke.

Sipas një deklarate të OKB-së, konferenca do të jetë e hapur për anëtarët e BE-së, vendet kandidate dhe kandidatët potencialë, vendet fqinje dhe partnere, anëtarët e G-20 – me përjashtim të Rusisë – shtetet anëtare të Bashkëpunimit të Gjirit, si dhe OKB-së, organizatat ndërkombëtare, aktorët humanitarë dhe institucionet financiare ndërkombëtare dhe evropiane.

“Gjashtë javë pas tërmeteve shkatërruese në Turqi dhe Siri, ne mblidhemi për të mbështetur të mbijetuarit e kësaj tragjedie,” citonte deklarata të thosh..

Read More