Arnauti Mehmet Ali Pasha, ‘Napoleoni musliman’
Arnauti Mehmet Ali Pasha, ‘Napoleoni musliman’ – Nga Luan Rama
Ne u takuam rastësisht, një mbrëmje vonë në taracën e shtëpisë së Ilir Harxhit në Tiranë. Ai zbriti me një libër në dorë dhe ma dhuroi: «Krahët e fluturës» (Les ailes du papillon), mbi ngjarjet në sheshin «Tahrir» të Kajros ku nisi revolta e përmbysjes së presidentit Mubarak. Ishte Mohamed Salmawy, me të njëjtin emër si Mohamed Ali Pasha, veziri i Egjiptit modern, një njeri mjaft i sjellshëm dhe erudit, me një eksperiencë të madhe jetësore e letraro-diplomatike, i cili si i afërt i shkrimtarit Naguib Mafuz, kishte shkuar në emër të tij në Stokholm për të marrë çmimin Nobel për letërsinë. Kishte ardhur në Tiranë si vizitor por dhe me qëllimin për të shkruar nje roman për Mehmet Ali Pashën, një nxitje e fortë nga Harxhi, i cili ëndërron të realizojë një film për sagën dhe dinastinë e vezirit shqiptar. Por a do të gjente vallë një produksion perëndimor që ta mbështeste këtë film të ardhshëm? Artistët janë optimistë për nga na..
Read More