Author: admin

TË FUNDIT

Hoti: Pika për të zhdukurit u refuzua mbi 4 herë, deklarata të nënshkruhet ditët në vijim

Hoti: Pika për të zhdukurit u refuzua mbi 4 herë, deklarata të nënshkruhet ditët në vijim

Përfshirja e çështjes së personave të zhdukur si çështje urgjente në aneksin për zbatimin e marrëveshje për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë po konsiderohet si një e arritur për Kosovën në rrugën drejt zbardhjes së fatit të të zhdukurve.
Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, i cili ishte pjesë e delegacionit kosovar në takimin e së shtunës në Ohër, u shpreh se përkundër insistimit të palës kosovare që në këtë pikë të aneksit të përfshihet edhe afati prej 12 muajsh që të marrë epilog çështja e personave të zhdukur, përsëri ajo është refuzuar.

Ai pret që Deklarata për Personat e Zhdukur mes të palës kosovare dhe serbe të nënshkruhet në ditët në vijim.

Hoti tha se në takimin e 18 marsit mbi katër herë është larguar çështja e personave të zhdukur nga aneksi, por me insistimin e palës kosovar, i ngarkuari i BE-së për dialogun, Mirosl..

Read More
TË FUNDIT

Në Kosovë vijojnë mësimin në gjuhën turke rreth 7 mijë nxënës

Në Kosovë vijojnë mësimin në gjuhën turke rreth 7 mijë nxënës

Në 72-vjetorin e mësimit në gjuhën turke, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka vizituar shkollën “Elena Gjika” në Prishtinë.
Ai tha se ndjehet krenar për traditën e shumëgjuhësisë në Kosovë.

“Ne gjithashtu do të ofrojmë mundësi për studentët që mësojnë gjuhët siç mund të jetë dhe gjuha turke për shqiptarët këtu në Prishtinë, sepse duhet të mësojmë gjuhët e njëri-tjetrit. Të kuptojmë më mirë e bashkëpunojmë më shumë. Edhe individët edhe shteti përfitojnë më shumë nga avantazhet në tregun ndërkombëtar, si dhe solidaritet në nivel të Republikës kur njerëzit kanë mundësi të komunikojnë me njeri-tjetrin”, ka thënë Kurti.

Zëvendës drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” Agnesa Gllobodash, tha se nxënësit turq i gëzojnë të drejtat që u takojnë.

Në Kosovë vijojnë mësimin rreth 7 mijë nxënës në gjuhën turke.

Në nivel vendi kanë mbi 7 mijë nxënës që vijojnë mësimin në gjuhën turke, nga klasa e parë deri në klasën e 12-të.

Read More
TË FUNDIT

Haziri: Kurti solli Zajednicën dhe injoroi të kaluarën

Haziri: Kurti solli Zajednicën dhe injoroi të kaluarën

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se marrëveshja e Ohrit do t’i përngjajë marrëveshjes se Prespës për Maqedoninë Veriore, sipas tij, kjo në substancë ka debllokuar një proces, por në implementim pritet të dalin vështirësi serioze.
“Tashmë është një akt i kryer. Kjo do të mbahet në mend si marrëveshja e parë e kryeministrit Kurti me katër probleme serioze brenda saj. U deshën më shumë se dhjetë vjet të kuptohet se marrëveshja e vitit 2013 është marrëveshja më e mirë e mundshme apo e keqja më e vogël për Kosovën sa i përket akomodimit të pakicës serbe në nivel të pushtit lokal, në kuadër të Republikës së Kosovës”, ka thënë Haziri.

Ai ka thënë se në vitin 2023 do të ketë marrëveshje ” me injorim të së kaluarës së afërt dhe me krijim të ‘Zajednicës’ plus”.

“Z. Albin Kurti, përpos shpjegimeve të domosdoshme se pse i humbi këto vite të mëdha në këtë proces, duhet të dëshmojë që në implementim nuk le..

Read More
TË FUNDIT

Shkëlzen Gashi: Nëse Kurti e bën Asociacionin, ka me i gjujtë gaz edhe në shtëpinë e tij në Taslixhe

Shkëlzen Gashi: Nëse Kurti e bën Asociacionin, ka me i gjujtë gaz edhe në shtëpinë e tij në Taslixhe

Analisti Shkëlzen Gashi ka thënë se nëse në dokumentin final që do të krijohet për të përcaktuar nivelin e vet-menaxhimit tek serbët, ka elemente të Asociacionit të komunave me shumicë serbe të marrëveshjeve të vitit 2013 dhe 2015, atëherë ai do të gjuajë Kurtin me gaz lotsjellës në shtëpinë e tij në lagjen Taslixhe të Prishtinës.
“Na këtu jemi të gjithë që dijmë me lexu e me shkru. Nëse del që Kurti fut në dokumentin final, kompetenca për serbët që janë të njëjta me marrëveshjen e vitit 2013 dhe 2015, atëherë unë do të bëj diçka. Unë nuk do të mjaftohem me kritika në studio e as në shkrime. As me protesta besa”, tha ai në T7.

“Por do të bëjë atë që e ka thënë ai vet. Nëse e formoj Asociacionin ka thënë mund të gjuani gaz në qeveri. Por jo, unë do të shkojë edhe në shtëpinë e tij në Taslixhe që të gjuaj gaz”, shtoi Gashi.

Read More
TË FUNDIT

Escobar: Marrëveshja e Ohrit ka obligime ligjërisht të detyrueshme, s’kanë rëndësi nënshkrimet

Escobar: Marrëveshja e Ohrit ka obligime ligjërisht të detyrueshme, s’kanë rëndësi nënshkrimet

I dërguari i posaçëm i ShBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, e quajti marrëveshje të rëndësishme dhe historike atë mes Kosovës dhe Serbisë që u arrit të shtunën në Ohër.
Sipas tij, mungesa e nënshkrimit nga palët nuk ndryshon asgjë dhe të dy shtetet kanë obligime ligjërsisht të detyrueshme.

Zëvendës ndihmës Sekretari i Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike tregoi edhe për obligimet kryesore që rrjedhin për palët.

“Samiti ishte i suksesshëm në hapjen e rrugës për një marrëdhënie paqësore dhe konstruktive ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Hapat e ardhshëm janë që të dyja palët të fillojnë me zbatimin siç u përshkrua të shtunën. Të dyja palët kanë obligime ligjërisht të detyrueshme që duhet të përmbushin. Nga ana serbe, është fillimi i njohjes së disa dokumenteve të Serbisë – Kosovës, dhe simboleve të tjera shtetërore dhe dokumenteve të identifikimit, dhe gjërave..

Read More
INTERESANTE

Si kanë spiunur shtetet njëri-tjetrin nga ajri gjatë historisë

Nga balonat në fushëbetejat e Luftës Civile në SHBA, tek dronët pa pilot dhe me motor reaktiv, përgjimi më e mirë i armikut ka qenë gjithmonë nga lart. Ja si ka evoluar teknologjiae mbikëqyrjes ajrore gjatë 200 viteve të fundit.

Në fillimin e viteve 1790, francezët eksperimentuan për herë të parë përdorimin e balonave të mbushura me hidrogjen për zbulimin e të dhënave mbi armikun në fushën e betejës. Në fakt ato nuk fluturonin mbi linjat e armikut, por ishin të lidhur në tokë me kabllo. Shportat e balonës mbanin dy ushtarë:njëri me teleskop dhe tjetri që sinjalizonte vëzhgimet në tokë përmes flamujve.

Balonistët francezë formuan forcën e parë ajrore në botë në vitin 1794 të quajtur “Compagnied’Aéronautiers”. “Para atij momenti, mënyra e vetme për të kuptuar pozicionin e armikut ishte duke dërguar për zbulim një grup kalorësish. Ndërkohë nga lart, hipur në një balon, mund të shihni deri 80 km larg në një ditë të kthjellët. Pra ofronte një përparësi të jashtëzakonshme për të mbikëqyrur..

Read More
TË FUNDIT

DASH: Korrupsioni qeveritar dhe dhuna me bazë gjinore, ndër problemet kyçe në Kosovë

DASH: Korrupsioni qeveritar dhe dhuna me bazë gjinore, ndër problemet kyçe në Kosovë

Korrupsioni serioz qeveritar dhe mungesa e hetimeve dhe përgjegjësisë për dhunën me bazë gjinore, janë përmendur si disa prej probleme më serioze në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit për të Drejta të Njeriut, në pjesën për Kosovën.
Probleme tjera në raportin për vitin 2022 përfshijnë edhe format tjera të dhunës, si dhe krime apo kërcënime ndaj minoriteve etnike e grupeve tjera të margjinalizuara.

Teksa e ka publikuar raportin, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se raportet e publikuara për një pjesë të mirë të vendeve të botës demonstrojnë përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për të avancuar të drejtat e njeriut në botë.

Korrupsioni dhe mungesa e transparencës në Qeveri
Në raportin për vitin 2022 përmendet që ligji parasheh ndëshkime penale për zyrtarët e përfshirë në korrupsion, por që Qeveria nuk e ka zbatuar ligjin në tërësi.

“Kanë qenë disa raste të raportimit të..

Read More
TË FUNDIT

Kurti: Derisa Serbia shmang nënshkrimin, ne mbetemi të përkushtuar ndaj dialogut konstruktiv

Kurti: Derisa Serbia shmang nënshkrimin, ne mbetemi të përkushtuar ndaj dialogut konstruktiv

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, po thotë se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj dialogut konstruktiv.
Siç thekson Kurti, kjo derisa Serbia vazhdon të shmangë nënshkrimin për aneksin e negociuar në Ohër.

”Aneksi i negociuar në Ohër thotë se Palët do të respektojnë TË GJITHA nenet e Marrëveshjes. Unë informova trupin diplomatik në KS, për këtë, dhe rezultatet e tjera të bisedimeve të kësaj fundjave. Ndërsa Serbia vazhdon të shmangë nënshkrimin, ne mbetemi të përkushtuar ndaj dialogut konstruktiv me mirëbesim”.

The Annex negotiated in Ohër states that Parties shall honor ALL articles of the Agreement. I briefed the diplomatic corps in 🇽🇰 on this & other results of this weekend’s talks. While Serbia continues to avoid signing, we remain committed to constructive dialogue in good faith. pic.twitter.com/XOp67xbue8

— Albin Kurti (@albinkurti) March 20, 2023

Read More
TË FUNDIT

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Suedisë shpëton jetën e foshnjës në Mal të Zi

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Suedisë shpëton jetën e foshnjës në Mal të Zi

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Suedisë, Adnan Dibrani, në Mal të Zi shkoi si pjesë e misionit vëzhgues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që pasi ditën e zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi.
Ai ndoshta mendoi se ishte detyra e tij e vetme gjatë vizitës së tij në Podgoricë, por megjithatë, misioni i tij të hënën doli të ishte dukshëm më i madh se aq, raporton gazeta malaziase “Pobjeda”.

Dibrani ndihmoi në shpëtimin e një foshnje, të cilën e nxorën nga lumi Moraça i ftohtë, punonjësit e “Zelenilit”, Aldin Ibrahimoviq, Almur Mujak dhe Shpejtim Demaj.

Fal guximit, qetësisë, por edhe njohurive që ka si prind i tre fëmijëve të mitur, Dibrani nxori ujin nga mushkëritë e foshnjës dhe praktikisht e “ringjalli”.

Ai në intervistë për gazetën “Pobjeda” ka thënë se nuk besonte se do t’ia dilte.

“Po e kaloja urën dhe shikova drejt ujit kur pashë një grua dhe një fëmijë që notonin në lumë. Disa dj..

Read More
TË FUNDIT

Borrell pas takimit me ministrat e BE-së: Aneksi i Ohrit, krijon status-quo të re në dialog

Borrell pas takimit me ministrat e BE-së: Aneksi i Ohrit, krijon status-quo të re në dialog

Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Fqinjësi, Joseph Borrell ka treguar se për dialogun Kosovë-Serbi sot ka raportuar në kuadër të takimit të ministrave të jashtëm të BE-së.
Pas takimit, Borrell tha se të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian e kanë shprehur përkrahjen e tyre për arritjen e fundit që është bërë në dialog, lidhur me aneksin e marrëveshjes që është arritur në Ohër, e propozuar nga Bashkimi Evropian.

“Më në fund e kam informuar Këshillin e Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian për arritjen e dakordimit për marrëveshjen e BE-së në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Kjo marrëveshje krijon një status-quo të re në dialog, ne më nuk jemi duke shpresuar se do të mbetemi më gjatë në situatë krize”, tha Borrell para mediave.

“Por në implementimin e marrëveshjeve që u arritën më 27 shkurt, këto marrëveshje që ata kanë rënë dakord do të hyjnë në funksion në momentin ..

Read More