Author: admin

TË FUNDIT

Tri vjet nga viktima e parë si pasojë e COVID-19 në Kosovë

Tri vjet nga viktima e parë si pasojë e COVID-19 në Kosovë

Sot, mbushen tri vjet që kur në Kosovë është regjistruar viktima e parë që ka ndërruar jetë si pasojë e sëmundjes infektuese Covid-19.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka njoftuar se bëhej fjalë për një pacient 82-vjeç nga Dumnica e Podujevës.

“Pacienti i lindur më 1938, fshati Dumnicë, Komuna e Podujevës, është pranuar në Klinikën Infektive më 16.03.2020, në ditën e 6 të sëmundjes me shenja të infiltrimit pulmonar dhe pneumonisë masive majtas. Pacienti ka pasur edhe sëmundje shoqëruese kronike: kardiake dhe sëmundje kronike mushkërore”, është bërë e ditur në njoftim.

Ndryshe, dy rastet e para pozitive me koronavirus në Kosovë janë regjistruar në mars 2020, ndërsa deri më tani ky numër ka arritur në 273,557 prej tyre 270,168 të shëruar dhe 3,212 pacientë kanë humbur betejën me sëmundjen infektuese.

Prania e koronavirusit të ri për herë të parë është konfirmuar në fund të dhjetorit 2019 në Kinë dhe më pas ës..

Read More
TË FUNDIT

Janjiq: Shqiptarët e Luginës, problemi me të cilin duhet të përballet Vuçiqi

Pas edhe një vizite tjetër në Washington dhe aktiviteteve të shumta diplomatike që kanë pasur në Kongres dhe Senat, përfaqësuesit politikë të shqiptarëve nga jugu i Serbisë ende presin që çështja e Luginës së Preshevës të përfshihet në procesin e negociatave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Dushan Janjiq, Kryetari i Forumit për Marrëdhënie Etnike në Beograd, mendon se kjo nuk është realiste, sepse sipas tij “Serbia ka obligimet e saj në lidhje me respektimin e të drejtave të pakicave lidhur me kapitujt e anëtarësimit 23 dhe 35 në negociatat me Bashkimin Evropian”.

Shqiptarët deklaruan se delegacioni i tyre në Uashington, pas një vizite tjetër të financuar nga Qeveria e Kosovës, ka marrë mbështetjen e kongresmenëve Jim Hymes dhe Richie Torres dhe se në Senat është mbajtur një “brifing për Luginën”.

Në raportin e tij vjetor për gjendjen e të drejtave të njeriut në Serbi për vitin 2022, Departamenti i Shtetit përmend “problemet në punësim, pasivizimin e vendbanimit, arsimin, gjuhën e urre..

Read More
TË FUNDIT

“Tiroli Jugor mund të jetë modeli i Asociacionit që mund të zbatohet në Kosovë”

“Tiroli Jugor mund të jetë modeli i Asociacionit që mund të zbatohet në Kosovë”

Enver Hasani, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, ka thënë se modeli i Tirolit Jugor mund të jetë një i tillë që mund të zbatohet në Kosovë.
Hasani, këtë e thotë duke u bazuar edhe në angazhimin e italianëve sa i përket dialogut, përcjell lajmi.net.

“Italianët kanë shtuar vizitat në muajt e fundit. Tiroli Jugor mund të jetë modeli i Asociacionit. Edhe pse Italia ka edhe territore tjera brenda saj, por Tiroli Jugor është më i suksesshmi në Evropë, së bashku me Ishujt Aaland.” – tha Hasani në Pressing.

Kujtojë se Tiroli Jugor është rajon në Italinë veriore, pranë kufirit me Austrinë. Ka një popullsi prej 530 mijë banorëve.

Një pjesë e konsiderueshme e tyre flasin gjermanisht, ndërsa marrëveshjen për të e arritën Italia dhe Austria në vitin 1972.

Kjo marrëveshje u garanton banorëve të kësaj pjese kompetenca në fusha të tilla si arsimi, kultura, ambienti, infrastruktura dhe shëndetësia.

Read More
TË FUNDIT

Ahmeti: Procesi aktual i dialogut për Kurtin, një realitet kur je në qeverisje

Ahmeti: Procesi aktual i dialogut për Kurtin, një realitet kur je në qeverisje

Ish-kreu i Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, duke precizuar decidivisht çështjen e marrëveshjes së fundit në Ohër.
Sipas tij, nuk mund të thotë nëse Kurti është dashur të pranojë apo jo, por duhet menduar gjithmonë alternativën, përcjell lajmi.net.

Ndërkaq, në T7 potencoi se i gjithë ky proces për Kurtin, është një realitet që shfaqet kur je në qeverisje.

“S’besoj që ka nevojë me i thon dikujt unë që qa ka thonë (Kurti) e qa ka bo. Ajo kërkon veç vesh edhe sy. Unë mendoj që ka qenë proces normal i një realitieti kur je në qeverisje. A e ka ditë ai prej fillimit që mundet me ndodh? Janë gjëra që mundemi me i diskutu.

E kena ligj na, ose jena tu e shkel Kushtetutën na ose më zhbë. Krejt diskutimi është për Asociacionin. S’mundem me thon që Kurti s’është dashtë me pranu, se unë gjithë e mendoj cila është alternativa”.

Read More
TË FUNDIT

Ministri i Kurtit: Në negociatat e Ohrit është dashur të merrnin pjesë edhe serbët e Kosovës

Ministri i Kurtit: Në negociatat e Ohrit është dashur të merrnin pjesë edhe serbët e Kosovës

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, duke folur për marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve Kosovë – Serbi, tha se në këto negociata mes dy vendeve është dashur të marrin pjesë edhe serbët e Kosovës.
Ai tha se ka insistuar që nga viti 2013 që edhe serbët e Kosovës të jenë pjesë e negociatave, dhe kur kërkesa e tij nuk është marrë parasysh, ai ka kërkuar që të jenë vëzhgues ose të paktën dëshmitar në këto bisedime, por prapë nuk janë marrë parasysh.

“Unë shumë herë dhe nëse ju kujtohet, prej 2013-tës dhe duke nisur prej Mogherini-t në atë kohë, bile kur kam qenë në Prishtinë në të kohë kam qenë deputet, kam insistuar disa herë që serbët e Kosovës duhet të jenë pjesë e negociatave. Së pari kam kërkuar negociatat, pastaj kam kërkuar vëzhguesit, dhe në fund të fundit kamë thënë që ble të jemi dëshmitar aty ku vendoset për fatin e serbëve, por mbi të gjitha, më së shumti përdoret..

Read More
TË FUNDIT

Ndodh edhe kjo – nisin përurimet e planifikimeve, presidentja Osmani shkon në njërin prej tyre

Ndodh edhe kjo – nisin përurimet e planifikimeve, presidentja Osmani shkon në njërin prej tyre

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do të marrë pjesë në një përurim ku planifikohet fillimi i shërbimeve për Fertilizim të Asistuar Mjekësor.

Lidhur me këtë është deklaruar edhe gazetari i shëndetësisë, Bujar Vitija, që ka shkoqitur këtë shkarrje në komunikatë, përcjell lajmi.net.

Pra, për ta qartësuar, presidentja e vendit do të shkojë në një përurim ku planifikohet fillimi i shërbimeve.

Më poshtë edhe postimi i plotë i Vitijës.

Read More
TË FUNDIT

S’ka më “zajednicë”, Abdixhiku thotë se Kurti po e bën “samoupravën”

S’ka më “zajednicë”, Abdixhiku thotë se Kurti po e bën “samoupravën”

Udhëheqësi i LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke folur për përmbajtjen e Planit Evropianin dhe aneksin e zbatimin e tij, tha se kryeministri i vendit, Albin Kurti, mund ta quajë Asociacionin edhe si Samoupravë.
Kështu u shpreh për Klan Kosova duke shtuar se emërtimet kreu i qeverisë mund t’i caktojë si të dojë.

“Asociacionin Kurti mund ta quajë si të dojë, mund ta quajë Samoupravë vetëmenaxhimin e tij. S’e ke bërë Zajednicën – po e bën Samoupravën”.

“Ajo çka mua më shqetëson në përmbajtje është mosvetëdija e tij për atë që ka pranuar, sepse në këtë marrëveshje që do të bëhet tani kriter ndërkombëtar për Kosovën, do të bëhet një ekip brenda BE-së, i përbashkët me Serbinë, që do të merren me implementimin e këtyre marrëveshjeve, përfshirë edhe marrëveshjet paraprake, përfshirë edhe asociacionin”, deklaroi Abdixhiku.

Ai po ashtu shtoi se Kurti tani ka hapur këtë nivel të diskutimit rreth vetëmenaxhimit dhe strukturës që k..

Read More
TË FUNDIT

Syla shfaqet me kapelë si të Ramabajës: Urime “Zajednica e Vetëmenaxhuar”

Syla shfaqet me kapelë si të Ramabajës: Urime “Zajednica e Vetëmenaxhuar”

Gazetari Valon Syla është deklaruar sërish rreth marrëveshjes së Ohrit, e arritur kjo të shtunën që lamë pas.
Valon Syla për Martin Berishajn: Nëse publikohet ndonjë incizim, Vjosa e Albini bien si ‘kungulli’Në lidhje me raportimet për financimin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, analisti politik, Valon Syla, tha se ky është një mega skandal që përfshinë katër shtetet: Slloveninë, Malin e Zi, Serbinë dhe Kosovën. Syla në një postim në Facebook, theksoi se nëse del edhe në këtë skandal ndonjë incizim sikur në rastin…Lexo me shumëlajmi.net
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ai ironizoi, duke publikuar një fotografi thuajse identike me atë të analistit që mbështetë pushtetin, Sadri Ramabaja, përcjell lajmi.net.

“Sheshiri është i Ramabajës, a syri dihet”, shkroi ndër tjerash Syla.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Read More
TË FUNDIT

Enver Hasani: Vuçiq po tallet me neve – Serbia fitoi me marrëveshjen e Ohrit

Enver Hasani: Vuçiq po tallet me neve – Serbia fitoi me marrëveshjen e Ohrit

Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka thënë se me marrëveshjen e Ohrit, ka fituar Serbia.
Ai ka pohuar se nëse marrëveshja thotë që duhet të zbatohen të gjitha pikat, atëherë i bie që të zbatohet ajo e vitit 2013, ku nuk njihet vendimi i Kushtetutës, përcjell lajmi.net.

Hasani, në Pressing, vlerësoi se Vuçiq po tallet me Kosovën kur po e diskuton çështjen e anëtarësimit të vendit tonë në OKB, realisht po tallet me ne.

“Nëse marrëveshja thotë siç thotë, të gjitha palët dhe nuk ka rëndësi cilat nene pasi të gjitha duhet të zbatohen. Aty thotë se edhe të gjitha marrëveshjet duhet të implementohen. Kjo i bie se duhet ai i vitit 2013 të zbatohet, pasi nuk e njeh vendimin e Kushtetutës.

Anëtarësimi në OKB nuk përmendet askund, është fiktiv. Vuçiqi po tallet me neve kur e përmend. Po e zëmë se Serbia e njeh Kosovën, përsëri kjo nuk do të thotë se na garantohet anëtarësimi në OKB”, shtoi ai.

Read More
TË FUNDIT

Nuk tërhiqet Erdogan, kandidon zyrtarisht në zgjedhjet e 14 majit

Nuk tërhiqet Erdogan, kandidon zyrtarisht në zgjedhjet e 14 majit

Partia në pushtet e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, dhe aleatët e tij nacionalistë, kanë kandiduar edhe zyrtarisht për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të 14 majit, me synim që të fitojnë edhe një mandat në pushtet.
Ky vendim ka nxitur debate të nxehta rreth asaj nëse kushtetuta ia lejon Erdoganit një mandat të tretë.

“Ligjërisht është e pamundshme që Erdogan të kandidojë sërish”, ka thënë politikani opozitar, Idris Sahin, të martën, duke shtuar se partia e tij DEVA do ta apelojë kandidaturën e Erdoganit.

Sipas Kushtetutës së Turqisë, një mandat presidencial zgjat pesë vjet dhe një president mund të ketë maksimum dy mandate.

Erdogan është zgjedhur fillimisht president më 2014 dhe më pas është rizgjedhur më 2018.

Ai argumenton se kandidatura e tij është ligjore, pasi ligji për dy mandate në pushtet ka hyrë në fuqi më 2017, prandaj mandati i parë nuk numërohet.

Shumë vëzhgues i konsiderojnë zgjedhjet..

Read More