Humbjet arrijnë në mbi 118 milionë euro, Trusti vazhdon të mbetet pa bord drejtues
Humbjet arrijnë në mbi 118 milionë euro, Trusti vazhdon të mbetet pa bord drejtues
Trusti Pensional i Kosovës vazhdon të mbetet pa bord drejtues.
Komisioni për përzgjedhjen e anëtarëve të bordit nuk ka kthyer përgjigje se deri ku kanë shkuar proceduar për përzgjedhjen e anëtarëve të rinj të bordit. Si rrjedhojë e luhatjes së tregjeve globale, Trusti, nga janari deri në dhjetor të vitit 2022, ka humbur mbi 118 milionë euro.
Që nga 28 shkurti 2023 të gjithë anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës u ka përfunduar mandati. Në mungesë të Bordit, kursimet e mbledhura nga Trusti gjatë këtyre muajve, nuk mund të investohen në tregje financiare.
Konkursi për zgjedhjen e anëtarëve të rinj është mbyllur më 23 dhjetor 2022, por që nga atëherë Komisioni përgjegjës ende nuk i ka shqyrtuar kandidatët që kanë aplikuar. Komisioni përbëhet nga ministri i Financave, guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës dhe Auditori i Përgjithshëm.
Radio Kosova ka dërguar pyetje ..
Read More