TË FUNDIT

Arrestohet shtetasi i Turqisë, keqpërdorte kartelat bankare dhe bënte blerje online – Policia jep detaje

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një shtetas të Turqisë, pasi i njëjti dyshohet se duke bërë ndërhyrje në sistemet kompjuterike ka keqpërdorur kartelat bankare të shtetasve të huaj dhe ka bërë blerje të ndryshme online.

Rasti ka ndodhur në Prishtinë, të mërkurën në ora 10:00.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë, pasi që i njëjti duke bërë ndërhyrje në sistemet kompjuterike ka keqpërdorur kartelat bankare të shtetasve të huaj dhe ka bërë blerje të ndryshme online duke zhvilluar aktivitet kriminal”, thuhet në raport.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar dy kompjuterë, dy telefona celularë, dy USB dhe disa dokumente tjera relevante për rastin.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *