TË FUNDIT

Arrestohet një 40-vjeçar i dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim në Prishtinë

Drejtoria e policisë së kryeqytetit, përkatësisht stacioni policor-jugu në Prishtinë, ka realizuar arrestimin e një personi të kërkuar.

” I arrestuari, A. F., mashkull, 40 vjeç, ishte i kërkuar për veprat penale: “Mbajtja në pronësi, kontrolli ose posedimi i paautorizuar i armës” dhe “Përdorimi i armës”, për të cilat ishte dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim.

Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi është dërguar në vuajtje dënimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *