Arrestohet një 25-vjeçar në Ferizaj, dyshohet se sulmoi fizikisht të dashurën e tij
Një 25-vjeçar është arrestuar në Ferizaj, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht të dashurën e tij, pas një mosmarrëveshjeje mes tyre.
Rasti ka ndodhur më 29 nëntor 2026, në rrugën “Brigada 161” në Ferizaj.
Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kontaktuar me viktimën dhe një dëshmitare.
Viktima kishte pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar tretman mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Ferizaj.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, ndërsa pas intervistimit të palëve dhe konsultimit me prokurorin e shtetit, ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
Me vendim të prokurorit, 25-vjeçari është ndaluar për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.
Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me rastin.
