Arrestohet në Beograd 19 vjeçari nga Maqedonia, i dyshuar për atentatin ndaj “Alibegut”
Me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, shtetasi i Maqedonisë, A.A. (19), është ndaluar për 48 orë, nën dyshimin se më 8 korrik 2025, në Beograd, është përpjekur t’ia marrë jetën N.A.
Siç mëson agjencia “Tanjug”, personi i dëmtuar N.A. është Nenad Alajbegoviq, i njohur si Alibeg, ish-udhëheqës i tifozëve të klubit “Partizani”, i cili ishte qëlluar me disa plumba.
I dyshuari ngarkohet me veprën penale të tentim-vrasjes, si dhe me veprën penale të prodhimit, posedimit, mbajtjes dhe tregtimit të paautorizuar të armëve dhe lëndëve shpërthyese, njoftoi Prokuroria e Lartë Publike në Beograd.
Dyshohet se më 8 korrik të vitit të kaluar, në Beograd, A.A. ka shtënë disa herë me armë zjarri në drejtim të N.A., i cili në atë moment ndodhej brenda automjetit të tij.
