TË FUNDIT

Arrestohet kryeredaktori i „Informer”-it, medias së afërt të Vuçiqit

Gjatë mëngjesit të sotëm është arrestuar kryeredaktori i medias “Informer”, Dragan J. Vuçiçeviq. Informacioni është publikuar nga vetë „Informer”, ndërsa arsyeja e arrestimit ende nuk dihet.

Sipas informacioneve jozyrtare, Vuçiçeviq është ndaluar nga persona të uniformuar të rendit, rreth 50 metra larg vendit të tij të punës.

Vuçiçeviq është kryeredaktor i gazetës „Informer” dhe televizionit „Informer TV”, të njohur për raportimin e tyre propagandistik.(INA)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *