Arrestohet i dyshuari që ishte arratisur nga QKMF-ja në Suharekë
Policia ka arrestuar një person të dyshuar për disa vjedhje, i cili më herët ishte arratisur nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Suharekë, derisa po merrte tretman mjekësor.
Sipas Policisë, i dyshuari mashkull kosovar është arrestuar më 7 tetor 2026. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.
