Arrestohet i dyshuari që aksidentalisht qëlloi me armë një person në Viti
Një person është arrestuar në Viti, pasi dyshohet se aksidentalisht ka qëlluar me armë një person tjetër.
Rasti ka ndodhur më 2 tetor, rreth orës 21:00. Viktima ka marrë tretman mjekësor pas plagosjes.
Policia ka konfiskuar një armë në lidhje me rastin, ndërsa i dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Rasti po hetohet për veprën penale të mbajtjes në pronësi, kontrollit ose posedimit të paautorizuar të armëve dhe përdorimit të armës
