Armatimi i fshehur në veri projekt i Serbisë, për t’a destabilizuar Kosovën
Ajo që nënkupton se në cilën kohë jemi sot, në vend që të ndërtojmë shtetin e ri demokratik në Kosovë, përmes një modeli bashkëkohor në formën e bashkëjetesës harmonike dhe multietnike, në rrjedhojat e dijës e kulturës, artit dhe shkencës, por edhe përmes lopatës e përmendes.
Kjo nuk do të thotë se në vend të mbarësisë, të zbulohet një narrativë tjetër, ajo e nxitjes së urrejtjes dhe formave të rrezikshme përçarëse, sikur ajo e ndonjë konflikti ndëretnik, që e ka idealizuar dhe projektuar në këtë rast Serbia, bashkëjetesën në mes shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë.
Mbas përfundimit të luftës së fundit policia e Kosovës, ka hasur me qindra raste të armëve të kalibrave të ndryshme të fshehura në vendbanimet serbe në veri të Kosovës, si kallashnikovë, jelek anti-plumb, mijëra fishekë, pajisje dhe uniforma ushtarake, granata dore, karikator dhe armë të rënda të llojeve të ndryshme ushtarake, të cilat janë me preardhje dhe prodhime nga Serbia.
Sëcili vend do të ishte e shqetësuar për deri sa këto armë ilegale gjinden në duar të qytetarëve të vet, qofshin serb apo edhe të tjerë të pa autorizuar, duke ditur se Kosova, sot nuk ka luftë, por është shtet i lirë dhe demokratik me të drejta të barabarta dhe sigurinë e çdo qytetari të këtij vendi.
Atëherë, për çfarë qëllimi qytetarët serb i posedojnë në këtë mënyrë masive githë këtë arsenal armësh ? Dhe lind dyshimi se një orvatje e tillë ka prapavija të fshehta politike, që qojnë veçse në një pritje të ndonjë « urdhëri » prej atyre nga Beogradi, që i kanë armatosë në këtë mënyrë, për të prishur harmoninë ndëretnike dhe për ta destabilizuar Kosovën.
Në një pikpamje katër komunat veriore të vendit të banuara me serb, përmes derigjimit të presidentit Aleksandër Vuçiq, kanë ndërmarrë iniciativa të ndryshme, si edhe aksione terroriste, sikur që ishte në Banjskë të Sveçanit, në vitin 2023, pastaj në lumin Iber-Lepenc dhe shumë aksione të tjera për ta nënshtruar dhe shpërfillur shtetin dhe ligjet e këtij vendi.
Dikush do të pyeste, se më i rëndësishëm është drithi apo thesi ? Mirëpo, Kosovës i interesojnë të dyja, DRITHI EDHE THESI, ndërsa Serbisë, po i intereson vetëm thesi, që po i shqyhet dita ditës, dhe nuk e ka gajlen e problemit të drithit, që mund ti derdhët rrugëve dhe pësimeve të tjera.
Është e vërtetë se, jo vetëm në këto momente, por dhe të tjera në prani të bashkësisë ndërkombëtare po i zbullohen laberintet e Serbisë, ndaj shtetit të Kosovës, dhe do i zbulohen edhe më tutje djallëzitë e saj, duke ndërmarrë të gjitha metodat më përfide, që i ka projektuar për t’a nënshtruar këtë vend dhe këtë popull edhe njëherë.
të na duhet ta paraqesim këtë shqetësim, se pse ndodhet gjithë ky arsenal i armëve në veri të vendit tonë, apo në duart e këtij populli serb? Apo, me gjitha këto përpjekje të vazhdueshme të Beogradit, që njëherë përmes strukturave paralele të dështuara dhe tani përmes veglave të Listës serbe, po shpenzohet gjithë kjo energji e kësaj komponente kancerogjene, që ka vetëm për ta realizuar ndarjen e Kosovës ?…
Dhe kjo logjikë e armatimit të banorëve serb, sipas këtyre shenjave treguese dhe këtij opsioni mund shpërthejë më keq se një epidemi e rrezikshme, që kishte me pasë pasoja të pa riparueshme me ndodhjen e një konflikti ndëretnik, kur thuhet se, edhe kishat e Manstiret serbe që gjinden në Kosovë, në podrumet e tyre kanë të fshehura plot armatim të llojeve të ndryshme.
Pikërisht, mediat e Beogradit, të cilat nuk janë reale si gjithherë, por edhe disa media të vendit tonë, që mediumet e tyre nuk po i balansojnë si duhet, gjëja se Ministria e Brendshme dhe kryeministri i vendit Albin Kurti, po e trazojnë popullatën serbe në veri të Kosovës, përmes kontrollave të policisë në gjurmimin dhe konfiskimin e këtyre armëve, që i posedojnë serbët për «vetëmbrojtje», dhe sipas tyre, mu për këtë bashkësia ndërkombëtare duhet të angazhohet dhe t’u afrojë ndihmën e nevojshme.
Kjo është një mospërputhje e çëllimshme e mediumeve dhe veprimeve të atyre, që e mendojnë dhe pohojnë një të pa vërtetë, kur thotë edhe vetë ministri i Punëve të Brendshme, z.Sfeçla, se jemi në kordinim të vazhdueshëm me organet kopetente dhe sigurinë e qytetarëve të këtij vendi në përputhje me ligjet e shtetit, që armët ilegale dhe të pa autorizuara, që gjinden në duar të qytetarëve paraqesin rrezik të përgjithshëm qytetar, dhe jo vetëm, qëllimet e tyre të errëta janë kundër një realiteti të paqës dhe sigurisë të qytetarëve të këtij vendi.
Ankthi i Serbisë, është i lidhur me narrativën e miteve dhe ëndërrën e tyre për Kosovën, si pronë e kishës serbe, por kjo gjë ka dhënë shpirt dhe ka vdekur për të mos u ngjallur kurrë më, edhe pse në fakt ky kompleks i shfaqur i këtij lloji, që të nxitët ndonjë konflikt i mundshëm i projektuar nga politikat e Beogradit, mirëpo tani për tani për Kosovën, është më rëndësi dhe në pyetje vetëm jeta dhe mirëqeja e njerëzve të këtij vendi pa dallim.
