POLITIKATË FUNDIT

Arlinda nuk është kartë politike

Një javë pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, Kosova ende nuk ka gjetur gjuhën e duhur për të folur për të. 49-vjeçarja kishte trokitur në çdo derë institucionale: kishte denoncuar kërcënimet, kishte siguruar vendime gjyqësore, i kishte shkruar kryeprokurores. Mbrëmjen e 25 tetorit, pak orë pasi kishte raportuar sërish dhunë në familje dhe pak minuta pasi policia e kishte shoqëruar në shtëpi, ajo u vra. Ajo është gruaja e tetë e vrarë nga familjarët këtë vit dhe e 67-ta që nga viti 2010.

Këto shifra duhet të na turpërojnë të gjithëve. Por pikërisht për këtë arsye, ato nuk guxojnë të bëhen municion në betejën e përditshme partiake.

Ajo që dihet deri tani tregon një zinxhir të gjatë dështimesh. Dy ditë para vrasjes, Arlinda ishte ankuar me shkrim te Prokuroria e Pejës për mënyrën si trajtohej rasti i saj dhe për moszbatimin e një vendimi gjyqësor. Sipas Këshillit Gjyqësor, aktakuza ndaj ish-bashkëshortit mbërriti në gjykatë vetëm pasi ajo ishte vrarë. Raporti që ministritë përkatëse ia dorëzuan kryeministrit evidenton mosekzekutimin e urdhrit të parë për mbrojtje, vonesa në zbatimin e të dytit dhe mospërfilljen e kërkesës për vlerësimin e rrezikut. Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, dha dorëheqje. Kryeministri Kurti e quajti këtë zinxhir sistemor lëshimesh dhe kërkoi që brenda 72 orëve të rishikohen të gjitha rastet aktive me rrezik të lartë.

Pra, pyetjet janë të qarta: pse nuk u zbatuan urdhrat mbrojtës, pse prokuroria e la pa përgjigje alarmin e saj, pse sistemi lëvizi vetëm kur ishte tepër vonë. Por opozita ka vendosur që këto pyetje t’i reduktojë në dy emra: ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla. Edhe pas dorëheqjes së drejtorit të Policisë, PDK, LDK dhe Aleanca thonë se kjo nuk mjafton dhe e paraqesin largimin e tij si mburojë për ministrin.

Përgjegjësia politike është koncept legjitim në çdo demokraci. Por kur kërkesa për koka vjen para fakteve, para hetimit dhe para se të dihet se kush, ku dhe si dështoi, ajo nuk është llogaridhënie. Është pozicionim.

Këtë e dëshmoi më së miri seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit. Pas një debati shumorësh me akuza të ndërsjella, shumica e deputetëve opozitarë e braktisën sallën. Rezoluta me 14 pika, që themelon komisionin hetimor parlamentar dhe mekanizmat për parandalimin e dhunës ndaj grave e fëmijëve, u miratua me 67 vota, pa asnjë kundër. Ata që bërtitën më së shumti për përgjegjësi nuk ishin në sallë kur Kuvendi votoi instrumentin që duhet ta vendosë atë, edhe pse LDK si subjekt e kishte përkrahur tekstin.

Më domethënëse ende është se kritika më e ashpër ndaj opozitës nuk erdhi nga qeveria, por nga rruga. Lirie Sijarina, një nga organizatoret e protestave që po mbahen çdo ditë, deklaroi se protesta është edhe kundër partive opozitare, të cilat sipas saj merren me pazaret e veta, duke u thënë hapur: nuk ju lejojmë me na zaptu kauzat për jetët tona . Kur vetë gratë që kërkojnë drejtësi në sheshe refuzojnë të bëhen sfond për fushatën e dikujt, mesazhi duhet të dëgjohet.

Ka edhe një çështje kujtese. Nga 67 gratë e vrara që nga viti 2010, shumica humbën jetën në vite kur Kosova qeverisej nga , LDK dhe AAK në koalicione të ndryshme. Kultura e tolerimit në prokurori, ngadalësia e gjykatave, mungesa e strehimit të sigurt për viktimat, nuk lindën në tetor të këtij viti. Një opozitë që sot ofron veten si gjykatëse morale pa asnjë fjalë autokritike nuk po kërkon drejtësi për Arlindën; po kërkon pikë për veten.

Nuk është e drejtë të thuhet se të gjithë zërat opozitarë folën njësoj. Deputeti i LDK-së Arben Gashi propozoi një agjenci shtetërore për parandalimin e dhunës në familje: edukim në shkolla, trajnim për policë, prokurorë e gjyqtarë, mbështetje psikologjike e ekonomike për viktimat dhe largim automatik të viktimës e fëmijëve në vend të sigurt pas raportimit. Ky është debati që i duhet Kosovës. Fatkeqësisht, ai u mbyt nga zhurma e thirrjeve për dorëheqje.

Kjo nuk do të thotë se qeveria del e pastër nga kjo javë. Ministrat kanë detyrim të japin llogari në Kuvend, jo vetëm përmes raporteve, dhe mungesa e tyre në seanca i dha opozitës argument. Mbrojtja e nxituar se ministrat “nuk kanë faj” tingëlloi po aq e parakohshme sa edhe kërkesa e opozitës për dorëheqje. Komisioni hetimor duhet të shkojë deri në fund, dhe çdo prokuror, gjyqtar apo zyrtar policor që injoroi paralajmërimet duhet të përballet jo vetëm me masa disiplinore, por edhe me hetim penal.

Arlinda u kishte bërë policëve një pyetje të thjeshtë: A duhet të më vrasë që ta arrestoni? Përgjigjja që ajo meriton nuk është një trofe dorëheqjeje për njërin kamp politik. Është një sistem që nuk e lë të vdesë Arlindën e ardhshme. Çdo politikë që e përdor emrin e saj për pikë, në vend që ta mbrojë gruan e radhës, e tradhton atë për herë të dytë.

Rënia e Aleksandar Vuçiqit pas 14 vjetësh në pushtet u prit me lehtësim në shumë kryeqytete të rajonit. Por për shqiptarët – si për ata të Luginës së Preshevës, ashtu edhe për Kosovën – pyetja nuk…

Serbia hyri natën e së dielës në një epokë të re politike. Pas 14 vjetësh pushtet të pandërprerë të Partisë Përparimtare Serbe (SNS), Aleksandar Vuçiq pranoi humbjen në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, duke ia…

Një ditë para se të përballej me votuesit e vet, Aleksandar Vuçiqi gjeti kohë të mbronte Edi Ramën nga protestuesit në Tiranë. Kjo nuk ishte rastësi. Për më shumë se një dekadë, kryeministri shqiptar dhe lideri serb…

Lidhjet me diasporën, turizmi dhe zhvillimi i aviacionit i japin peshë strategjike një transportuesi të Kosovës. Menaxhimi profesional dhe financimi i qëndrueshëm mund ta kthejnë këtë ambicie në një investim me vlerë për…

Behajdin Allaqi, profesor gjimnazi nga Prizreni dhe një nga anëtarët e LPRK-së që morën pjesë në themelimin e UÇK-së, u zhduk më 11 qershor 1998. Trupi i tij nuk është gjetur kurrë. Më 16 shtator 2026, Dhomat e…

Ligji që u prezantua si mbështetja më e fortë institucionale për ish-drejtuesit e UÇK-së në Hagë u kthye të enjten në Kuvend. Kërkesën e bëri vetë partia që e kishte sponsorizuar. Në më pak se një…

Pas fjalimit të Konjufcës në Këshillin e Sigurimit, Serbia mbeti përballë pyetjeve që i shmang prej vitesh: 12 mijë të vrarët, 1.577 të zhdukurit dhe Radoiçiqi që jeton i lirë. Por sa prej këtyre çështjeve do…

Më 20 tetor, kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, doli me një video për pavarësinë e gjykatës. Brenda pak orësh i reaguan Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe deputeti i PDK-së,…

Më 16 shtator, kur Dhomat e Specializuara dënuan Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, në sallën e gjyqit u përmendën edhe shtatë emra të tjerë. Ata nuk ishin të akuzuar, por gjykata i cilësoi…

Marrëdhënia mes SHBA-së dhe Ukrainës ka arritur në pikën më të ulët që nga takimi shpërthyes në Shtëpinë e Bardhë. Për Kosovën, që e ka Amerikën partnerin kryesor strategjik, kjo krizë tregon sa e…

Dokumentet themeluese përcaktojnë kufijtë e ndërhyrjes së Kuvendit në Dhomat e Specializuara. Çdo ndryshim duhet të kalojë provën e Kushtetutës, marrëveshjes me BE-në dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Ligji…

Propozimi financiar i Qeverisë së Kosovës, i bërë publik nga senatori Dick Durbin, e kthen idenë e një baze të përhershme amerikane në një temë konkrete diplomatike. Prishtina po i ofron Uashingtonit pikërisht atë që ai u…

Më 12 tetor, brenda pak orësh, u dëgjuan dy qëndrime që nxorën në pah përplasjen e re mes Prishtinës dhe Brukselit. Në Luksemburg, para takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së, komisionarja për Zgjerim, Marta Kos,…

Prokuroria kërkon gjashtë vjet burgim për Hashim Thaçin, të cilat të vuhen pas dënimit për krime lufte. Ajo e akuzon për përpjekje për të ndikuar te dëshmitarët. Mbrojtja kërkon pafajësi dhe pohon se bisedat në…

Në një intervistë ekskluzive për “Bota sot”, më 19 janar 2000, Ekrem Rexha – Komandant Drini, deklaroi se Prizreni ishte çliruar pa pëlqimin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Ai kritikoi gjithashtu…

Marrëveshja e minutave të fundit shmangu zgjedhjet e reja, por hapi një provë tjetër për shtetin: a do të veprojnë institucionet sipas përgjegjësive kushtetuese edhe kur kjo bie ndesh me interesat e partive që i mundësuan…

Miratimi me 88 vota ishte fitore politike për përkrahësit e ndryshimeve, por jo domosdoshmërisht fitore juridike. Përpara se ligji të prodhojë pasoja mbi dënimet dhe proceset në Hagë, ai mund të përballet me Presidenten, Gjykatën…

Pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës presidente, Hykmete Bajrami rikujtoi qëndrimin e saj se “gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje”. Në fund, Kosova vërtet nuk shkoi në zgjedhje. Por rruga që…

Kosova shmangu zgjedhjet e reja, PDK-ja siguroi miratimin e ndryshimeve të Ligjit për Dhomat e Specializuara, ndërsa Albin Kurti siguroi votat për presidente. Por, pas kompromisit politik të natës së 6-7 tetorit, beteja më e vështirë sapo fillon: a…

Kuvendi i Kosovës miratoi në lexim të parë ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara me 91 vota pro. Vetëvendosje dhe Albin Kurti i mbështetën ndryshimet, ndërsa LDK-ja nuk mori pjesë në votim. Por përtej debatit për…

PDK-ja e ka bërë ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara kusht për marrëveshjen mbi presidentin. Bedri Hamza ka thënë se ndryshimet duhet të miratohen plotësisht para se partia të hyjë në zgjidhjen përfundimtare të…

Vizita e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Prishtinë më 1 tetor 2026, erdhi në një moment kur Kosova po përballet me pasoja të rëndësishme politike dhe shoqërore të aktgjykimit të Gjykatës Speciale…

Kosova po hyn në një javë vendimtare për funksionimin e institucioneve. Data 6 tetor 2026 nuk është thjesht një afat politik, por kufiri kushtetues brenda të cilit Kuvendi duhet ta zgjedhë presidentin e Republikës. Këtë afat e ka…

Miratimi i deklaratës së Kuvendit të Kosovës lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Speciale ka hapur një debat që shkon përtej fatit juridik të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Ai prek raportin ndërmjet…

E emëruar në drejtimin e AKI-së gjatë debatit Thaçi–Vuçiq për ndryshimin e kufijve, e shkarkuar nga Osmani dhe Kurti, e më pas e vendosur nga Edi Rama në krye të inteligjencës shqiptare. Ndërkohë, institucionet e…

Protestat kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale po zhvillohen nën motot “Jo në emrin tim” dhe “Liria ka emër”. Në sheshet e Prishtinës janë vendosur fotografitë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe ish-drejtuesve…

Aktgjykimi i shkallës së parë nuk është vendim kundër UÇK-së dhe as nuk i ka zbardhur vrasjet e pasluftës. Por gjetjet për shënjestrimin e kundërshtarëve politikë, përfshirë njerëz të lidhur me LDK-në…

Në politikën ndërkombëtare, një vendim gjyqësor nuk jeton vetëm në faqet e aktgjykimit. Ai hyn në tekstet e historisë, në debatet diplomatike dhe në duart e kundërshtarëve të një shteti. Prandaj pyetja nëse…

Deklaratat e ditëve të fundit nuk mund të kalojnë më si shpërthime emocionale. Kur një deputet kërkon armatosjen e qytetarëve dhe figura të tjera paralajmërojnë se “kallet Kosova e krejt shqiptaria”, publiku ka të…

Në fillim të këtij shtatori ishte në Shqipëri i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Trump, për Partneritetet Globale, Paolo Zampolli. Ai u shfaq papritmas fillimisht në kryegjyshatën e Bektashinjve në Tiranë në…

Kushtetuta si kufi i pushtetit Në Republikën e Shqipërisë, çdo analizë mbi marrëdhënien ndërmjet parasë, krimit dhe politikës duhet të nisë nga parimi themelor kushtetues se e drejta përbën bazën dhe kufijtë e…

Sot, 28 vjet pas Prekazit, Prokuroria Speciale e Kosovës ka vendosur para drejtësisë një dosje që për dekada ka rënduar mbi kujtesën e Kosovës. Aktakuza është ngritur në mungesë ndaj 35 personave, të cilët akuzohen…

Distancimi nga Baton Haxhiu, Berat Buzhala dhe nga përpjekjet për ta orientuar LDK-në drejt një blloku me PDK-në mund të shënojë fillimin e një kthese. Por deklaratat duhet të pasohen me veprime politike. Intervista e fundit e Lumir Abdixhikut…

Aktakuza e Prokurorisë Speciale ndaj Fatmir Shehollit për spiunazh dhe shantazh nuk hap vetëm një çështje penale ndaj një individi. Ajo ngre një pyetje shumë më të madhe: a kemi të bëjmë me një përpjekje të…

Hyrje 58 jetë të humbura në vetëm shtatë muaj në aksidente rrugore në Kosovë nuk janë thjesht një statistikë. Pas çdo numri qëndron një familje e tronditur, fëmijë që mbeten pa prindër, prindër…

Beteja për Presidentin e Kosovës mund të mos jetë vetëm garë për një emër apo një post. Pas saj po afrohet një ndryshim i madh institucional: në gusht të vitit 2027 përfundojnë mandatet e pesë gjyqtarëve të…

Ky hulumtim shkencor është hartuar mbi bazën e dokumentacionit të ruajtur në Österreichisches Staatsarchiv (ÖStA) në Vienë, posaçërisht në Haus-, Hof- und Staatsarchiv (HHStA), Politisches Archiv (PA), si dhe, për kufirin…

Më 7–8 korrik 2026, Ankara do të jetë mikpritëse e Samitit të 36-të të NATO-s, ku liderët e vendeve anëtare do të diskutojnë sfidat më të rëndësishme të sigurisë euroatlantike dhe prioritetet strategjike…

1.Ballkani në prag të një rikonfigurimi të ri ekonomik dhe strategjik Ballkani Perëndimor po hyn në një fazë të re të rivalitetit ekonomik dhe gjeostrategjik, ku infrastruktura e transportit nuk përfaqëson më vetëm një…

Dosja përfundimtare e Prokurorisë në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit nuk është vendim gjykate dhe nuk përbën në vetvete dëshmi të fajësisë. Ajo është…

Luftërat e shekullit XXI po dëshmojnë se konceptet tradicionale të fuqisë ushtarake po ndryshojnë me ritme të jashtëzakonshme. Në të kaluarën, epërsia në fushëbetejë matej me numrin e tankeve, avionëve luftarakë,…

Historia e një vajze të re nga Drenica që përballë kohëve të rënda dhe mungesës së lirisë la pas ëndrrat e saj për t’u bërë pjesë e luftës për Kosovën. Historia e saj mbetet dëshmi…

Incidenti i fundit në Rumani, ku një dron i lidhur me operacionet ushtarake ruse goditi një ndërtesë banimi në territorin e një shteti anëtar të NATO-s, paraqet një nga momentet më serioze të sigurisë euroatlantike që nga fillimi…

Partitë jo-parlamentare luajnë një rol të rëndësishëm, edhe pse të kufizuar, në zhvillimin e demokracisë. Ka kohë që në viset e banuara me shqiptarë në Ballkan, për shkak të vështirësive për kalimin…

Sot mbushen 53 vite kur u zhvillua Revolta e famshme antikomuniste e Spaçit me 21 maj 1973 , të burgosurit politikë, të dërmuar nga punët e rënda , kushtet e këqija, ushqimi i mangët, dhuna fizike, psikologjike dhe shkatrimi i orientuar e i komanduar i…

Nëse lufta shpërthen në Evropë brenda 3 viteve të ardhshme, armiku më i madh i NATO-s nuk do të jenë vetëm raketat ruse. Do të jetë burokracia evropiane. Imagjinoni këtë skenar: Një kolonë tankesh që niset nga…

Konflikti diplomatik SHBA – EU së pari filloi me me tarifat doganore, u zgjerua me NATON dhe financimin e saj, kurse ky konflikt tash u zgjerua dhe po merr dimension të ri, me sulmin amerikan ndaj Iranit. Konfliktit i parapriu kërkesa e presidentit Trump, në angazhimin e…

Kompani ajrore e Kosovës: një ambicie shtetërore që meriton plan serioz

Aleati i Vuçiqit në Tiranë: Çfarë humb Rama nëse bie Beogradi

Pas rënies së Vuçiqit: Si do të formohet qeveria e re e Serbisë dhe cilat janë skenarët

Serbia pas Vuçiqit: Çfarë sjell qeveria e re për Luginën e Preshevës dhe për dialogun me Kosovën

Për ta dobësuar Albin Kurtin, së pari synohet të largohen dy shtyllat kryesore të qeverisjes së tij: Donika Gërvalla dhe Xhelal Sveçla

Vizat amerikane nuk janë privilegj për pushtetarët e korruptuar!

Kur shoqëria hesht dhe xhelozia primitive merr jetë grash

Në Bërvenicë duhet të vendosin qytetarët, jo politika nga lart!

Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar

Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore

24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar

I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë

“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes

Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari

10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën

Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore

Edhe sot, pas 14 vitesh, më mungon zëri yt, këshillat e tua dhe prania jote. Thonë se koha i shëron plagët, por mungesa…

Më mungoni në çdo hap të jetës. Dashuria, mirësia dhe kujtimi për ju nuk do të shuhen kurrë. U…

U bënë tri dekada – një jetë e tërë prej kur tragjikisht u nda prej nesh vajza e axhës Drita (Riza)…

Sot u bë 1 vit që kur ndërroi jetë më i dashuri ynë, Gani Rraci. Koha po kalon shpejt, por dhimbja, malli dhe…

Këngëtarja e njohur amerikane, Demi Lovato, ka tërhequr vëmendjen e fansave me paraqitjen e saj në tapetin e kuq, duke…

Olivia Attwood dhe Pete Wicks kanë tërhequr vëmendjen me paraqitjen e tyre në festën madhështore të Halloween-it,…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *