Arijon Ibrahimovic shënon supergol për Augsburgun
Sulmuesi me prejardhje nga Kosova, Arijon Ibrahimovic ka shënuar një gol fantastik në Kupën e Gjermanisë.
Ai shënoi supergol nga distanca për ta vendosur sërish Augsburgun në epërsi, pasi vendasit çuditërisht barazuan nga 0-2 në 2-2.
Me një goditje precize, Ibrahimovic e la të shtangur portierin vendas, ndërsa topi shkoi në rrjetë (69’).
🚀🇽🇰🇩🇪 Arijon Ibrahimovic with a beautiful goal as he gives Augsburg the lead against Grossaspach in the German Cup 💪🌟 https://t.co/9Zr3bVzzic — Kosovar Talents (@Kosovartalents) October 27, 2026
Ibrahimovic vazhdon të jetë tepër i rëndësishëm për Augsburgun, ndërsa mbetet një nga dëshirat e mëdha të Kosovës, por duket se prioriteti është Kampionati Evropian U21 me Gjermaninë U21./ Telegrafi /
