Arian Nevzati, shqiptari që po shënon sukses në fizioterapi dhe akademi në Zvicër
Një delegacion ka realizuar një vizitë në qendrën e specializuar të fizioterapisë dhe rehabilitimit “Physio Rehab” në Richtersëil të Zvicrës, ku është pritur nga Arian Nevzati, fizioterapist me gradën akademike Master of Science in Physiotherapy (MSc PT) dhe pjesë e udhëheqjes ekzekutive të kësaj qendre.
Gjatë takimit është diskutuar për rrugëtimin profesional të Nevzatit, përvojën e tij shumëvjeçare në Zvicër dhe angazhimin në fushën e fizioterapisë dhe rehabilitimit.
Përveç përgjegjësive drejtuese në “Physio Rehab”, Nevzati është edhe ligjërues në SUPSI – Scuola universitaria professionale della Svizzera italiana, institucion i arsimit të lartë profesional në Zvicër.
Rrugëtimi i tij është vlerësuar si shembull i suksesit të profesionistëve shqiptarë në diasporë, të cilët përmes dijes dhe përkushtimit arrijnë të ndërtojnë karriera të suksesshme dhe të marrin përgjegjësi të rëndësishme profesionale e akademike.
Në fund të vizitës, delegacioni e falënderoi Nevzatin për mikpritjen dhe i uroi suksese të mëtejshme në angazhimet e tij profesionale dhe akademike. /Telegrafi/
