TË FUNDIT

Apple ka zbuluar çmimet e riparimit për telefonin e saj të parë palosës

Apple ka zbuluar çmimet e riparimit për telefonin e saj të parë palosës, iPhone Duo, dhe disa prej tyre arrijnë shifra marramendëse.

Zëvendësimi i ekranit të brendshëm kushton 999 dollarë (rreth 860 euro), ndërsa riparimi për dëmtime të tjera të mëdha mund të arrijë në 1.499 dollarë (rreth 1.290 euro).

Ekrani i jashtëm kushton 379 dollarë (rreth 326 euro) për t’u zëvendësuar, ndërsa shërbimi i baterisë dhe riparimi i kamerës së pasme kushtojnë nga 229 dollarë (rreth 197 euro).

Ndërrimi i xhamit të pasmë kushton 199 dollarë (rreth 171 euro), ndërsa zëvendësimi i shtresës mbrojtëse mbi ekranin e brendshëm kushton vetëm 49 dollarë (rreth 42 euro), nëse vetë ekrani nuk është dëmtuar.

Dhe këto çmime vlerësohet se e bëjnë riparimin e telefonit të palosshëm të Samsungut dukshëm më të lirë: ekrani i brendshëm i Galaxy Z Fold 8 kushton 419 dollarë (rreth 360 euro), ndërsa ai i modelit Z Fold 8 Ultra kushton 479 dollarë (rreth 412 euro).

Për modelin me tri panele, Galaxy Z TriFold, riparimi i parë i ekranit të brendshëm ofrohet me çmim promocional prej 699,50 dollarësh (rreth 602 euro). /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *