Apeli i GJKKO dënon me 7 vite e 4 muaj burg, ish-shefin e Operacionales, Oltion Bistri – konfiskohen 1.3 milionë euro dhe pasuritë
Gjykata e Posaçme e Apelit ka ndryshuar vendimin e Shkallës së Parë për ish-shefin e Forcës së Posaçme Operacionale, Oltion Bistrin, duke e dënuar përfundimisht me 7 vite e 4 muaj burg.
Trupa gjykuese, me relator Dhimitër Lara dhe anëtarë Daniela Shirka dhe Engert Pëllumbi, vendosi ta shpallë Bistrin fajtor edhe për veprat penale të pastrimit të parave dhe korrupsionit pasiv.
Përveç dënimit me burg, Apeli vendosi edhe konfiskimin e pasurisë së tij, konkretisht 3 apartamenteve, 2 bizneseve dhe një shume prej 1.3 milionë eurosh.
Ndërkohë, për të pandehurit Edmond Preka, Astmer Bilali, Behar Bajri dhe Xhevahir Lita, Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi dënimet e dhëna nga Shkalla e Parë. /a2cnn/
