Anya Taylor-Joy shkëlqen në fushatën festive të Dior, me një pamje elegante
Edhe pse jemi ende në tetor, atmosfera e Krishtlindjeve ka nisur të ndihet falë fushatës së re të Dior Beauty, ku protagonistja është aktorja Anya Taylor-Joy.
Aktorja 30-vjeçare shfaqet elegante me një fustan të bardhë pa rripa dhe këpucë të bardha me taka të ulëta, të zbukuruara me një fjongo.
Në fotografitë e fushatës, ajo shkëmben dhurata me modelen Deva Cassel, përpara një peme Krishtlindjesh të dekoruar në stilin e një shtëpize me xhenxhefil.
Fushata sjell një atmosferë përrallore, me drita vezulluese dhe motive bore, ndërsa pamja e Anyas plotësohet nga grimi “Cinnamon Glaze”, i frymëzuar nga nuancat e ngrohta të sezonit festiv.
Taylor-Joy është ambasadore globale e Dior që nga viti 2021, teksa Deva Cassel iu bashkua shtëpisë së modës si ambasadore ndërkombëtare për modën dhe grimin në vitin 2024.
Për Anyan, ky ka qenë një vit i ngarkuar profesionalisht.
Ajo ka interpretuar zërin e Princeshës Peach në filmin “The Super Mario Galaxy Movie”, ka luajtur në serialin “Lucky” të Apple TV dhe ka përfunduar xhirimet për filmin e shumëpritur “Dune: Part Three”.
Jashtë angazhimeve profesionale, aktorja vazhdon të shijojë jetën me bashkëshortin e saj, muzikantin Malcolm McRae.
Çifti u martua në një ceremoni private në New Orleans, përpara se ta festonte sërish martesën me një ceremoni në Venecia. /Telegrafi/
