“Amatore, nuk janë mirë, janë futur në agjenda të…”, Zogiani i LVV-së shpërthen ndaj LDK-së
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani, ka reaguar ndaj deklaratës së deputetes së LDK-së, Janina Ymeri, e cila ka thënë se nuk dëshiron “t’ia zgjasë pushtetin Kurtit”.
Zogiani e ka cilësuar si “amatore” qasjen e deputetes së LDK-së, duke argumentuar se mandati i një qeverie nuk zgjatet apo shkurtohet nga deputetët, por vendoset nga qytetarët.
“Amatore! Pushtetin Kurtit as nuk ia zgjat dhe as nuk ia shkurton ti! Populli e bën këtë!”, ka shkruar Zogiani.
Ai ka kritikuar edhe mënyrën se si, sipas tij, po trajtohet situata rreth zgjedhjes së presidentit, duke akuzuar deputetë të LDK-së se po e përdorin këtë çështje për bllokimin e institucioneve.
“Është situata me presidentin që jeni duke e shfrytëzu për me e blloku vendin, por me këtë logjikën e juj Kosova ka me ngelë në një vend, pikërisht aty ku duan ata që punuan gjysmën e karrierës me Shehollet e Veselinoviqet!”, ka deklaruar ai.
Zogiani ka ngritur një sërë pyetjesh për qëndrimin e tyre ndaj qeverisjes së Kurtit, duke përmendur shtrirjen e institucioneve të Kosovës në veri, largimin e Listës Serbe nga qeveria dhe mbylljen e institucioneve të Serbisë në Kosovë.
“Pse? Sepse e shtriu shtetin e Kosovës në tërë territorin? Sepse e hoqi Listën Srpska (një subjekt anti-Republikë) nga qeveria? Pse mbylli institucionet e Serbisë në Kosovë? Pse burgosi pjesëtarët e sigurimit shtetëror të Serbisë, të cilët jo vetëm punonin shlirshëm në Kosovë, po shpesh edhe futeshin me punë në zyra të larta publike?!”, ka shkruar Zogiani.
Në fund, ai ka pyetur nëse deputetët e LDK-së nuk po e kuptojnë se në çfarë “rrymash” janë futur, apo nëse po veprojnë me vetëdije.
“A nuk po e kuptoni në ç’rryma keni hyrë, apo po e bëni këtë me vetëdije?!”, ka përfunduar Zogiani.
Shkrimi i plotë:
Amatore! Pushtetin Kurtit as nuk ia zgjat dhe as nuk ia shkrurton ti! Populli e ben kte!
Eshte situata me presidentin qe jeni duke e shfrytezu per me e blloku vendin, por me kete logjiken e juj Kosova ka me ngele ne nje vend, pikerisht aty ku duan ata qe punuan gjysmen e karrieres me Shehollet e Veselinoviqet!
Keta seriozisht nuk jane mire! Jane futur ne agjenda te grupeve qe ne dokumenta e certifikata pronesie e shofin Kosoven si pjese te Serbise sot e kesaj dite, edhe jane mpire ne koke e nuk dijne gje veç “nuk ia zgjasim pushtetin Kurtit”.
Pse? Sepse e shtriu shtetin e Kosoves ne tere territorin? Sepse e hoqi Listen Srpska (nje subjekt anti-Republike) nga qeveria? Pse mbylli institucionet e Serbise ne Kosove? Pse burgosi pjestaret e sigurimit shteteror te Serbise, te cilet jo vetem punonin shlirshem ne Kosove, po shpesh edhe futeshin me pune ne zyra te larta publike?!
A nuk po e kuptoni ne ç’rryma keni hyre, apo po e beni kte me vetedije?!
