TË FUNDIT

“Albanian Psycho” nuk njeh rivalë, shqiptari shkatërron kundërshtarin dhe merr fitoren e dytë në BKFC

Gzim Selmani, i njohur me nofkën “Albanian Psycho” ka shënuar fitoren e dytë në boksin pa dorëza (BKFC).

Selmani ka filluar të bëjë emër në në BKFC, ku këtë herë e mposhti Reece Heer me vendim unanim të gjyqtarëve.

“EASY WORK MFERS” Gzim Selmani racks up another win tonight in Glasgow. #BKFC96 | Live NOW on BKFC+ https://t.co/7ILAKbH7yD — Bare Knuckle FC (@bareknucklefc) November 7, 2026

Shqiptari ishte dominues në të gjitha raundet, ku faktikisht edhe arriti ta rrëzojë kundërshtarin.

Si rrallë herë, të tre gjyqtarët i dhanë fitoren Selmanit, ku të gjithë e vlerësuan meçin me pikë 50-43 në favor të “Albanian Psycho”.

Gzim Selmani defeats Reece Heer via Unanimous Decision (50-43, 50-43, 50-43)#BKFC96 #bkfcglasgow https://t.co/h3Y7No9Kzd — Scott (@ScottishProbl) November 7, 2026

Kësisoj, kjo është fitorja e dytë për boksierin e fuqishëm shqiptar po në aq ndeshje, ndërsa objektivi është i qartë, epiteti i kampionit të botës./ Telegrafi /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *