POLITIKATË FUNDIT

Akuzat për spiunazh ndaj Jelena Gjukanoviqit, Halilaj kërkon trajtim serioz të rastit

Është mbajtur sot seanca gjyqësore në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj të akuzuarës Jelen Gjukanoviq, e cila po përballet me akuzat për spiunazh.

Gjatë seancës, prokuroria ka kërkuar dënimin maksimal, duke argumentuar se një masë e tillë është e nevojshme për të mbrojtur rendin kushtetues, sigurinë e zyrtarëve dhe qytetarëve, si dhe për të dhënë një mesazh të qartë se veprimtari të tilla nuk do të tolerohen në Kosovë.

“Dënimi i drejtë dhe proporcional në këtë rast është dënimi maksimal i paraparë me nenin 124, paragrafi 3 të Kodit Penal, me qëllim që të mbrohet rendi kushtetues dhe siguria e zyrtarëve dhe qytetarëve të Republikës, si dhe për të dërguar një mesazh të qartë se veprimtari të tilla nuk do të tolerohen në shtetin tonë”, ka deklaruari prokurori gjatë seancës.

Avokati Gazmend Halilaj në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se rasti i fundit në i ndaj të akuzuarës për spiunazh duhet trajtuar me seriozitet maksimal, duke e parë jo vetëm si çështje penale, por edhe si test për kapacitetin e shtetit të Kosovës për mbrojtjen e sovranitetit dhe rendit kushtetues.

Gjithashtu, ai ka theksuar se kërkesa e Prokurorisë për dënim maksimal është në përputhje me nevojën për të dhënë mesazh të qartë se cenimi i sigurisë kombëtare nuk tolerohet.

ImageGazmend HalilajFoto galeri
“Rasti i fundit i ngritur në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj të akuzuarës për spiunazh duhet parë me seriozitet maksimal, jo vetëm si një çështje penale individuale, por si një provë për kapacitetin e shtetit të Kosovës për të mbrojtur sovranitetin dhe rendin kushtetues. Qasja e institucioneve, sidomos e Prokurorisë që ka kërkuar dënimin maksimal, është në përputhje me nevojën për të dhënë një mesazh të qartë se cenimi i sigurisë kombëtare nuk tolerohet”, ka thënë ai.

Sipas tij, dënimi maksimal, nëse provohet fajësia përtej çdo dyshimi të arsyeshëm, do të shërbente jo vetëm si ndëshkim, por edhe si masë parandaluese për raste të ngjashme në të ardhmen.

“Në këtë kontekst, qëndrimet e Lëvizjes Vetëvendosje kanë qenë të vazhdueshme në theksimin e forcimit të shtetit ligjor, luftimin e ndikimeve të jashtme dhe mbrojtjen e institucioneve nga çdo formë infiltrimi apo destabilizimi. Dënimi maksimal, nëse provohet fajësia përtej çdo dyshimi të arsyeshëm, do të ishte jo vetëm ndëshkues, por edhe parandalues për raste të ngjashme në të ardhmen”, ka vlerësuar ai.

Në fund, Halilaj ka theksuar se, pavarësisht përparimeve në legjislacionin e Kosovës, zhvillimet e fundit tregojnë nevojën për rishikim dhe ashpërsim të dispozitave për spiunazh, që ato të jenë në përputhje me rreziqet moderne hibride.

“Sa i përket legjislacionit, edhe pse Kosova ka bërë përparime, zhvillimet e fundit tregojnë se mund të ketë nevojë për rishikim dhe ashpërsim të mëtejshëm të dispozitave për spiunazhin, në mënyrë që ato të jenë në hap me rreziqet moderne hibride. Një shtet i fortë kërkon jo vetëm ligje të mira, por edhe vullnet politik për t’i zbatuar ato pa kompromis, dhe pikërisht kjo është linja që duhet ndjekur për të garantuar siguri dhe besim qytetar”, ka përfunduar Halilaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *