TË FUNDIT

Aksion në Rezallë të Zubin-Potokut, nis rrënimi i objekteve pa leje

Një aksion ka nisur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Rezallë të Zubin-Potokut, ku po bëhet rrënimi i disa objekteve të ndërtuara pa leje. Bëhet fjalë për shtëpi-pushimi.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, e ka konfirmuar zhvillimin e aksionit.

“Policia, përkatësisht njësitë përkatëse, janë duke asistuar në një aksion të inspektorëve të Ministrisë së Mjedisit”, ka thënë Veton Elshani.

Aksioni është duke vazhduar, ndërsa priten detaje të tjera lidhur me objektet që po rrënohen dhe arsyetimin e vendimit për rrënimin e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *